HOROSKOP

Horoskopi për datën 8 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 8 maj nga Russell Grant

Dashi

Nuk do t'ju pëlqejë zhurma e disa thashethemeve që po qarkullojnë. Injorojini ato. Një ish-i dashur ose mik i vjetër me të cilin keni humbur lidhjet, por që ka qenë në mendjen tuaj, do t'ju rigjejë përsëri. Edhe pse mendonit se nuk do të flisnit më me njëri-tjetrin.

Demi

Nëse hyni në një faqe lojrash në internet, jini të kujdesshëm që t'i mbani paratë me kujdes. Ju e pëlqeni luksin dhe shpenzimet e papritura. Mund të tundoheni, por mos neglizhoni shpenzimet bazë.

Binjakët

Jeni më pak të prirur t'i besoni dikujt që ju ka ndihmuar në të kaluarën. Edhe pse ju thonë që do t`ju ndihmojnë, është e rëndësishme të mbështeteni tek vetja. Jeni mirënjohës për mbështetjen që ofrojnë të tjerët, por jeni më të vendosur se kurrë për të provuar se mund t'ia dilni edhe pa ta.

Gaforrja

Ju përpiqeni t'i kënaqni të gjithë, po a nuk është stresuese kjo gjë? Para se të merrni përsipër angazhime të mëtejshme, merrni parasysh shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Luani

Ndryshimi po ndodh tani. Jeni të vendosur për të pasur sukses në çdo gjë që do të ndërmerrni. Jeni gati të lëvizni në drejtime të reja dhe kjo do të thotë të rregulloni stilin e jetës tuaj në përputhje me rrethanat. Lëvizjet për më mirë duhet të fillojnë brenda familjes dhe shtëpisë tuaj. Do të duhet kohë që të dashurit të përshtaten me idetë e reja.

Virgjëresha

Duhet të keni diçka të rëndësishme për të bërë. Nëse ndiheni të shqetësuar brenda katër mureve tuaja, dilni jashtë. Do të ketë shumë gjëra në komunitetin tuaj lokal për t'ju mbajtur të zënë dhe të kënaqur. Ju dëshironi të ndjeni se po e përdorni mirë kohën tuaj. Një projekt bamirësie do të sjellë përmbushje.

Peshorja

Do të dëshironit të mos i kishit dhënë fund një lidhjeje para kohe. Në atë kohë ju mendonit se arsyet tuaja ishin të vlefshme. Tani që keni pasur një shans të mendoni për këtë e kuptoni se keni qenë impulsiv. Ju mund ta kontaktoni dikë nga e kaluara juaj dhe të takoheni përsëri, edhe nëse thjesht për të folur.

Akrepi

Një organizatë e përkushtuar për përmirësimin e komunitetit do të marrë mbështetjen tuaj me gjithë zemër. Së shpejti do të realizohet së paku një shpresë që keni në lidhje me karrierën tuaj. Sa i përket romancës, nëse një marrëdhënie nuk është aq e dashur apo pasionante sa do të dëshironit të ishte, mos u dorëzoni akoma. Jepini kohë.

Shigjetari

Ajo që dëshironi më shumë është të largoheni nga të gjitha. Nëse jeni të mbërthyer në një vend të vetëm, ëndrrat për të udhëtuar mund të realizohen nëse vendosni se është koha për të bërë një rezervim.

Bricjapi

Për të ecur përpara duhet të lidhni skajet e së shkuarës. Ju urreni të lini çdo gjë të çrregullt. Kontaktoni dikë që ka informacione për një incident të fundit. Jeni beqar dhe po mendoni të rindizni një romancë të vjetër? Jeni ndarë për një arsye. Kujtojani vetes këtë tani.

Ujori

Mundësitë që lidhen me shkrimin, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor mund të ofrojnë një burim shtesë të ardhurash. Dikush që ju ka borxh do t`jua kthejë, por jo tani.

Peshqit

Pavarësisht nëse dëshironi të udhëtoni, të filloni një lidhje apo të gjeni një punë të re, nuk ka kuptim vetëm të mendoni dhe ëndërroni për të. Gjëja e rëndësishme është të vini rrotat në lëvizje. Asgjë nuk do të ndodhë nëse nuk bëni një përpjekje. Mbusheni partnerin me dashuri nëse shpresoni të fitoni miratimin e tij për planet që duhet t'i bëni.