HOROSKOP

Këta janë 4 manipulatorët e horoskopit

Këta janë 4 manipulatorët e horoskopit

Disa nga shenjat e horoskopit janë më të aftë nga sa mendoni në të ashtuquajturën “shpëlarja e trurit”.

Cilët janë?

Binjakët

Ka qëllime egoiste për të cilat është gati të bëjë çdo gjë për t`i arritur.

Luani

Ose ndryshe mbreti i mashtrimeve. I shfrytëzon aftësitë prej lideri për të manipuluar kë të dojë. E përdor këtë cilësi edhe në aspektin pozitiv. Për shembull për të bindur dikë për diçka që ia vlen a për një ideal.

Shigjetari

Zgjuarsia e madhe ia jep edhe këtë karakteristikë jo aq pozitive. Të lindurit nën këtë shenjë janë të aftë në manovrimin e të gjitha llojeve të situatave dhe njerëzve, në avantazhin e tyre.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Akrepi

Akrepi

Ka një lloj dinakërie të rrezikshme. Është një vëzhgues i paparë që preferon të shikojë në heshtje.  Kështu që mbledh informacionin e nevojshëm dhe më pas harton një plan të shpejtë veprimi. Taktika e tij e pagabueshme e lejon atë të lexojë mendimet e të tjerëve dhe të studiojë hapat e tyre. Në këtë mënyrë ai parashikon lëvizjet e kundërshtarëve të tij. Meqenëse ai di të hakmerret me durim, shpesh e lë të kalojë pak koha dhe pastaj lëshon helmin fatal.

*Burimi Giorno dopo Giorno