HOROSKOP

Këta janë burrat më dominantë të horoskopit

Këta janë burrat më dominantë të horoskopit

Kur filloni një lidhje, gjithçka duket rozë dhe me ngjyra. Mos harro të qëndrosh me këmbë në tokë e të kalosh nën lupë sjelljes e partnerit. Si fillim pyete për shenjën e horoskopit. Duket se yjet tregojnë edhe nëse ai është natyrë dominante. Po cilët janë?

Akrepi

Ndër katër shenjat që përfaqësojnë burrat më dominues të Zodiakut, gjejmë të lindurit nën shenjën e Akrepit. Një shenjë që është jo vetëm shumë posesive, por edhe shumë e vëmendshme ndaj detajeve. Burrat Akrep kanë tendencën të kenë kontroll mbi jetën e partneres së tyre, ndërsa gjithashtu arrijnë të jenë të dashur të shkëlqyer.

Shigjetari

Burrat e lindur nën shenjën e Shigjetarit janë gjithashtu midis atyre që priren të dominojnë dhe kontrollojnë. Ata e bëjnë atë në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Shigjetari e do lirinë, i pëlqen hapësirat, por vëzhgon dhe vlerëson çdo fjalë dhe çdo vendim të partnerit për të mos e lënë të gabojë.

Demi

Burrat e lindur nën shenjën e Demit janë gjithashtu midis katër shenjave që përfaqësojnë figura dominuese dhe kontrolluese. Personaliteti i kësaj shenje njihet për saktësinë dhe për sensin e fortë të kontrollit që ushtron në çdo fushë të jetës.

Bricjapi

Bricjapi është ende një shenjë shumë posesive dhe e gatshme për kompromis. Edhe në një marrëdhënie ky aspekt i personalitetit del me qartësi absolute.

Tani e di ti, nëse e toleron apo jo dominancën.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip Tiranapost.al