HOROSKOP

Luani dhe dy të tjerë janë shenjat e horoskopit që kanë karakter tërheqës

Luani dhe dy të tjerë janë shenjat e horoskopit që kanë


Ndonjëherë ndodh që karakteri i një personi të jetë më tërheqës se pamja fizike sensuale. Kjo sepse mendja, inteligjenca dhe magnetizmi që një njeri mund të ketë luan një rol të rëndësishëm në impaktin që po kërkojmë të lëmë tek dikush. Madje ka persona që vlerësojnë më shumë karakterin sesa pamjen e jashtme. Sipas astrologjisë shenjat që janë tërheqëse në karakter janë këto:

-Luani: Mund të duket e qartë se Luani është një nga shenjat më magnetike të Zodiakut, dhe ka një arsye: ne gjithmonë flasim për Luanin si një shenjë e mbushur me veten, e fortë, bujare dhe besnike, pranë një Luani do të ndiheni të mbrojtur.

Sigurisht që ai ka të metat e tij, por për sa i përket karizmës nuk mund të thuhet se i mungon, kështu që ai është padyshim një udhëheqës ose një udhëheqëse. Shenjë e zodiakut Luani është shumë tërheqës, në jetë, në miqësi dhe në dashuri.

-Shigjetari: Si mund të mos tërhiqeni nga shenja e aventurës? Shigjetari ju përfshin gjithmonë në botën e tij plot emocione! Kjo shenjë ju bën të jetoni në një udhëtim shumëvjeçar dhe ju mahnit me ndjenjën e lirisë. Ju nuk mund ta vendosni një Shigjetar në një cep dhe kjo i bën ata një shenjë vërtet tërheqëse.

Argëtimi me një Shigjetar nuk dështon kurrë.

-Bricjapi: Bukuria e Bricjapit është komplekse, por në të njëjtën kohë shumë e fortë: tërheq për forcën, vendosmërinë, kokëfortësinë e tij. Është një shenjë ambicioze, prandaj di se si të tërheq njerëzit e duhur për të bërë karrierë në vendin e punës. Nuk ndalet në pengesën e parë dhe është njësoj në dashuri.

Shumë i pasionuar, vetëm se kur e njeh thellësisht, kjo shenjë ka një ngarkesë dërrmuese që zbulohet më vonë. Sidoqoftë, kur njihni një Bricjap, menjëherë kuptoni se ka diçka për të zbuluar.

Tiranapost.al