HOROSKOP

Më thuaj çfarë shenje je, të të them ç`pasiguri ke

Më thuaj çfarë shenje je, të të them

Dashi do të duket gjithmonë mirë

Dashi do të jetë më interesanti, më i miri, më humoristi. Dhe sforcohet vazhdimisht për këtë. Frika se mund të mos jetë më interesanti i krijon një ankth të vazhdueshëm.

Demi ka frikë se nuk është aq i mirë sa duhet

Nëse nuk humbasin peshë, ia hedhin fajin vetes. Nëse nuk fitojnë para sa duhet, ia hedhin fajin vetes. Do ta ulnin veten për çdo dështim apo mosarritje. Mungesa e parave dhe njohurive të caktuara i shkakton një ndjenjë të madhe inferioriteti.

Binjakët kanë frikë

Nëse nuk keni mbaruar studimet, një projekt ose nuk jeni në një marrëdhënie afatgjatë, do t`ju mundojë vazhdimisht. Kjo shpesh quhet një ‘Peter Pan Complex’, pasi ju jeni dikush që i ikën përgjegjësive nga frika e rritjes.

Gaforrja ka frikë të shkëputet nga prindërit

Bëhesh keq kur dikush të quan fëminor, por jo pa të drejtë. Gaforret e kanë të vështirë të shkëpusin kordonin nga nëna dhe kanë nevojë për miratimin e nënës për çdo gjë.

Luani është ai që i shikon njerëzit nga lart

Janë shumë të mirë për të shprehur pasiguritë e tyre. Krijojnë përshtypjen e një superior, por kujdes! Kjo epërsi e shtirur vetëm sa do të irritojë të tjerët.

Virgjëresha nuk mund të funksionojë pa dashuri

Virgjëresha nuk jeton dot pa dashuri dhe ka vazhdimisht frikën se mund të ngelet vetëm.

Peshorja ka frikën se mund të keqkuptohet nga ata që do

Peshorja ka vazhdimisht frikën se të dashurit e saj mund ta keqkuptojnë. Kjo shpesh i sjell marrëdhënie toksike.

Akrepi ndihet i paaftë në fushën e dashurisë

Si Akrep, gjithmonë duket se hyni me kokë në marrëdhënie, të cilat shpesh çojnë në situata të vështira. Ju jeni jashtëzakonisht i apasionuar dhe herë pas here mund ta teproni me frikën e humbjes së personit që doni. Pikërisht kjo i shkakton problemet.

Shigjetari mashtron për mënyrën si ndihet

Janë të paparë për të fshehur ankthin e tyre. Krijojnë një pamje të rreme të vetvetes.

Dështimi e frikëson Bricjapin

Bricjapi jeton me frikën se nëse dështon një herë, do të humbasë gjithçka që ka.

Ujori nuk ndihet asnjëherë i pranuar për atë që është në të vërtetë

I dashur Ujor, ju jepni përshtypjen se jeni vazhdimisht i kënaqur dhe nuk keni frikë nga asgjë. Ju pëlqen të mendoni se njerëzit ju vlerësojnë për karizmën dhe humorin tuaj, dhe si rezultat shqetësoheni kur nuk arrini të përmbushni pritshmëritë. Nuk ndiheni i pranuar dhe i mirëkuptuar gjithmonë dhe nga të gjithë.

Peshqit kanë kompleksin e Rosakut të Shëmtuar

Ata gjithmonë mendojnë se vlejnë më pak se kolegët e tyre. Ky kompleks inferioriteti është i ngjashëm me atë të Rosakut të Vogël të Shëmtuar dhe çon vazhdimisht në kërkimin për t`u pranuar nga të tjerët.