HOROSKOP

Mërkuri kthehet tek Peshorja (se ka harruar diçka), po si ndikon kjo tek secila shenjë?

Mërkuri kthehet tek Peshorja (se ka harruar diçka), po si ndikon kjo

Dashi: Mërkuri kthehet në kundërshtim me shenjën tuaj. Kjo do t`ju ngatërrojë idetë tuaja. Kushtojini vëmendje mënyrës se si flisni, si lëvizi dhe mos e nënvlerësoni reagimin e askujt.

Demi: Mërkuri po pushon (deri më 10 nëntor). Kështu nuk do të jetë një armik i juaji. Përdorni këtë moment qetësie për të rregulluar idetë tuaja, për të kuptuar më mirë se çfarë doni të bëni.

Binjakët: Padyshim që ky pozicion i Mërkurit ju pëlqen. Jeni në humor për t`u argëtuar. Thjesht përpiquni të mos e teproni me shpërqendrimin dhe me imagjinatën.

Gaforrja: Gjërat në shtëpi, në familje kërkojnë më shumë përpjekje dhe vëmendje nga ju se sa më parë. A e dini se çfarë duhet të bëni? Lëreni mënjanë nxitimin e panevojshëm të Marsit, bindeni veten se keni kohë.

Luani: Mërkuri rindez tek ju nevojën për të thënë, shprehur dhe komunikuar mendimetë, idetë dhe realitetin siç është. Por kini kujdes të mos e bëni me nxitim dhe pa peshuar ato që thoni. Bëjeni me estetikë.

Virgjëresha: Mërkuri, planeti juaj më i mirë, po fshihet, kështu që energjitë tuaja bëhen më pak të zhurmshme. Nuk do bini shumë në sy. Ju dëshironi të zhyteni në realitet, të ndiheni praktik, konkret dhe vendimtar.

Peshorja: Mërkuri kthehet tek ju, mbase sepse ka harruar t’ju ??shpjegojë diçka, për të hedhur dritë mbi një realitet të rëndësishëm. Por do vendosni ta dëgjoni atë vetëm nga 3 nëntori e më tej, atëherë do të jetë gjithçka shumë më e qartë.

Akrepi: Shihemi së shpejti Mërkur! Mendja juaj duket se dëshiron të bëjë një pushim që do të zgjasë deri në 10 nëntorin e ardhshëm. Ndërkohë bëni gjithçka për të vendosur rregull dhe heshtje mes ideve, për ta vendosur veten në qendër të gjithçkaje.

Shigjetari: Mërkuri tregon se dikush e ka kuptuar që keni të drejtë, prandaj përpiquni të ktheheni, të ndani një ide, një projekt. Zgjidhni ta dëgjoni dikë në ditët e para të nëntorit, kur ai të ketë qartësinë e nevojshme për të folur.

Bricjapi: Mërkuri do hedhë dritë mbi komunikimet që keni në zyrë, në lidhje me punën dhe gjërat praktike. Sidoqoftë, mos harroni se qartësia do të jetë e mundur nga fillimi i nëntorit.

Ujori: Mërkuri do jetë sërish miku juaj dhe kjo do të përfaqësojë një ftesë të parezistueshme për imagjinatën, për një krijimtari gati të shfrenuar.

Peshqit: Çështjet e zemrës tani janë më pak urgjente, më pak të rëndësishme. Lëreni dikë të gjejë rregull dhe qartësi brenda vetes, edhe nëse kërkon pak kohë.

*Burimi Cosmopolitan