HOROSKOP

Në punë apo lidhje, çfarë duhet të dini për Demin sipas një astrologe

Në punë apo lidhje, çfarë duhet të dini për

Çdo shenjë ka një qasje individuale ndaj jetës, e plotësuar nga pikat e forta dhe të dobëta. Asnjë shenjë nuk është perfekte. Astrologia amerikane Aliza Faragher sqaron se çfarë duhet të dini për secilën shenjë, karakteristikat unike të personalitetit të tyre. Sot do të lexoni për shenjën e dytë, Demin, për shenjat e tjera çdo ditë në vazhdim.

Demi

Demi është një shenjë toke dhe preferojnë që të pushojnë në mjedise të qeta, të rrethuar nga tinguj të lehtë, aroma qetësuese dhe gatime të shijshme. Demi drejtohet nga Venusi, planeti magjepsës që qeveris dashurinë, bukurinë dhe paranë. Ndikimi Venusian i Demit e bën këtë shenjë një nga më sensualet e zodiakut: Këta dema magjepsen nga çdo manifestim fizik i rehatisë dhe luksit. Kënaqësia është një domosdoshmëri dhe ata ndjehen më të kënaqur kur përkëdhelen.

Është e vërtetë që në botën e tij të përsosur, Demi do ta kalonte gjithë ditën duke u larë në një vaskë të mbushur me vajra. Në të njëjtën kohë, këto shenja toke e dinë vlerën e një dollari. Demi nuk ka frikë të përveshë mëngët dhe të punojë shumë për të fituar shpërblime të mëdha. Ata janë ambiciozë, të fokusuar dhe ndihen më të sigurt kur vendosin para vazhdimisht në një llogari kursimi.

Gjithashtu ata besojnë tek kthimi i investimit. Ata dinë ta mbajnë lojën si në profesione ashtu edhe në anën romantike. Siguria është thelbësore për Demin dhe çdo kërcënim për stabilitetin e tij do ta bëjë atë të kthehet në sulm.

Si shenjë, Demi pasqyron natyrën e palëkundur, besnike, të kësaj kafshe. Ata i japin përparësi qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në të gjitha fushat e jetës së tyre. Sidoqoftë duhet të theksohet se Demi ka pak reputacion: Ajo që një Dem e percepton si përkushtim shpesh nga të tjerët konsiderohet si kokëfortësi. Prandaj, këta dema mund të përfundojnë në situata të pakëndshme që i zgjatë më shumë seç duhet, qoftë në marrëdhënie, në punë, apo në shtëpi, vetëm për të provuar se ku do të dalë. Pavarësisht nga kokëfortësia e tyre e herëpashershme, ata janë partnerë të besueshëm, qetësojnë miqtë dhe partnerët e tyre me besueshmërinë dhe përkushtimin e tyre./ Burimi Allure

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al