HOROSKOP

Nga Akrepi tek Ujori. Këto shenja të Zodiakut kanë më shumë gjasa të gënjejnë

Nga Akrepi tek Ujori. Këto shenja të Zodiakut kanë më

Ne të gjithë themi gënjeshtra. Pavarësisht nëse gënjejmë për të shmangur telashet, për t’u dukur më të mrekullueshëm se sa jemi se sa jemi në të vërtetë, apo thjeshtë sepse e kemi pjesë të karakterit tonë.

Sipas astrologjisë këto shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa të gënjejnë.

1. Akrepi

Si shenja manipuluese dhe mashtruese që janë, kur është fjala për gënjeshtrën, Akrepi shkëlqen.

Por gjëja e keqe me Akrepin është se pas një farë kohë ata harrojnë se kanë gënjyer dhe e nxjerrin të vërtetën më vonë në dritë.

2. Binjakët

Edhe pse Binjakët nuk do të jenë kurrë aq mashtrues sa Akrepi, kur bëhet fjalë për gënjeshtra, ata janë të talentuar le të themi.

3. Peshqit

Megjithëse Peshqit duken të pafajshëm edhe të butë, ajo që mund t”ju themi është kini kujdes! Kjo shenjë intuitive e Zodiakut është mjeshtre e gënjeshtrës dhe manipulimit.

4. Peshorja

Kombinimi i Peshores për të qenë simpatik dhe manipulues i bën ata gënjeshtarë të mëdhenj.

Peshoret gënjejnë për të dalë nga telashet, gënjejnë për ta bërë veten të duken më mirë se sa janë dhe gënjejnë për të marrë atë që duan. Në thelb, këto shenja gjithmonë gënjejnë.

5. Gaforrja

Gënjeshtrat e Gaforres, kanë të bëjnë më tepër me ekzagjerimin dhe paaftësinë e tyre për të parë versionin e vërtetë të ngjarjeve, por mund të themi se gënjeshtrat e tyre nuk është se shkaktojnë ndonjë dëm të madh.

6. Ujori

Ashtu si Gaforrja, gënjeshtrat e Ujorit nuk do të shkaktojnë ndonjë dëm të madh.

Në pjesën më të madhe, Ujori gënjen për të ruajtur paqen dhe për të shmangur lëndimin e askujt.

Tiranapost.al.Z.B