HOROSKOP

Një test që të prezanton me veten. Çfarë pe të parën?

Një test që të prezanton me veten. Çfarë pe të

Ky test psikologjik është një nga më interesantët për të të prezantuar me veten. Nëse thua gjënë e parë që vure re në figurë, atëherë do kuptosh si të tjerët të shohin ty. Thënë ndryshe: Do e shikosh veten me sytë e tjetrit. 

Shikoje dhe njëherë foton. Hë ç`pe?

Nëse pe fytyrën e një burri

Nëse gjëja e parë që shihni është fytyra e një burri, kjo do të thotë që jeni tipi që të tjerët e shohin si një udhëheqës të shkëlqyer. Keni një fuqi të madhe vendimmarrëse dhe kjo ngjall besim tek të tjerët. Gjithashtu njerëzit pëlqejnë të jenë pranë jush sepse ju jeni një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Ju nuk humbni kohë me fjalë. Midis aftësive të shumta tuajat është një altruizëm i madh: ju mendoni shumë për njerëzit dhe jeni në gjendje t'u jepni gjithçka që keni, sidomos atyre që doni.

Trupin e një gruaje

Së pari, kjo do të thotë që në sytë e të tjerëve ju jeni një person shumë bujar. Ata përreth jush admirojnë qëndrimin tuaj pozitiv që shfaqet në gjithçka që bëni në jetën tuaj. Ju jeni një motivues i lindur, prandaj të tjerët ju drejtohen kur kanë nevojë për këshilla dhe mendime. Edhe nëse shpesh nuk e kuptoni, nga shumë konsideroheni se jeni një dëgjues i vëmendshëm dhe një këshilltar i mençur.

*Burimi Giorno dopo Giorno