HOROSKOP

Përse sipas numerologjisë, 2022-shi do të jetë një vit pozitiv

Përse sipas numerologjisë, 2022-shi do të jetë një vit

Në fillim të vitit të gjithë kanë pritshmëri dhe shpresojnë për një vit më të mirë se ai që iku. E pra, sipas numerologjisë, 2022-shi do të jetë një vit i bukur dhe pozitiv.

Felicia Bender, numerologe dhe autore e “Redesign Your Life: Using Numerology To Create Wildly Optimal You” dhe “The Ultimate Guide to Numerology”, thotë se numri i Vitit Universal është një prani energjike që ka ndikim të madh në jetën tonë dhe zgjedhjet që bëjmë.

Po si llogaritet ky numër?

Mënyra për të llogaritur këtë numër është mjaft e thjeshtë. Thjesht mblidhen të gjithë numrat. Për shembull, 2022 do të ishte 2 + 0 + 2 + 2 = 6. Kjo do të thotë se numri 6 është numri magjik i 2022 dhe, siç shprehet Elizabeth Gulino: “Gjërat do të përmirësohen në mënyrë drastike në krahasim me vitin e kaluar”.

Në vitin 2021, numri Universal ishte pesë, që është një numër që na ka mbajtur jashtë ekuilibrit dhe në zhgënjim të vazhdueshëm. Thënë ndryshe ka qenë një vit në të cilin dukej sikur po përplasnim kokën pas një muri.

Në fakt, viti 2021 ishte një vit tranzicioni dhe plot pasiguri, gjatë të cilit mjekuam plagët e shkaktuara nga izolimi i fundit. Një vit i ri më paqësor dhe pozitiv është ai për të cilin të gjithë kanë nevojë.

Çfarë përfaqëson 6 në numerologji?

Numri 6 na jep mirësi dhe stabilitet. Duke qenë numri pothuajse në gjysmë të rrugës midis një-shit dhe nëntë-s, ai gjithashtu tregon përvetësimin e disa mençurisë dhe njohurive të nevojshme për të ecur përpara. Mund të tregojë gjithashtu ardhjen e sfidave të reja, neglizhencën në marrëdhënie dhe mungesën e stabilitetit.

Një numerologe tjetër thotë se numri 6 është më i rëndësishmi në numerologji.

“Është numri që përfaqëson dhembshurinë dhe dashurinë, dhe është shumë i përqendruar te familja, kështu që ne mund të shohim njerëz të rilidhen me anëtarët e familjes që nuk i kanë parë që përpara pandemisë. Shumë njerëz mund të krijojnë një familje ose të kthehen për të jetuar me të”.

Numri 6 është gjithashtu përsëritja e trefishtë e numrit 2, i konsideruar 'engjëllor': 'në numerologji, 2 është numri i ekuilibrit, është paqeruajtës. Numri 2 përfaqëson aftësinë për të arritur kompromise edhe në rastin e dallimeve të thella mes palëve. Ky mund të jetë një vit bashkues, i cili është ngushëllues pasi po jetojmë në një periudhë historike në të cilën të gjithë jemi mjaft të ndarë për shumë çështje dhe arsye.