HOROSKOP

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një astrologe

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një

Çdo shenjë ka një qasje individuale ndaj jetës, e plotësuar nga pikat e forta dhe të dobëta. Asnjë shenjë nuk është perfekte. Astrologia amerikane Aliza Faragher sqaron se çfarë duhet të dini për secilën shenjë, karakteristikat unike të personalitetit të tyre. Sot do të lexoni për shenjën e parë të horoskopit, Dashin, për shenjat e tjera çdo ditë në vazhdim.

Dashi

Dashi pëlqen të jetë numri një, kështu që nuk është për t'u habitur që këta desh të guximshëm janë shenja e parë e zodiakut. I guximshëm dhe ambicioz, Dashi zhytet me kokë edhe në situatat më sfiduese. Ashtu si shenjat e tjera të zjarrit, Luani dhe Shigjetari, Dashi është një udhëheqës pasionant, i motivuar dhe i sigurt, që ndërton komunitetin me vendosmërinë e tij prej të cilit nuk heq dorë. Pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë në qasjen e tyre, ata shpesh irritohen nga detajet e panevojshme. Atyre u pëlqejnë gjërat e shpejta dhe ‘të pista’, një temperament i reflektuar edhe në prirjet e tyre seksuale.

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Ermal Mamaqi

Dashi është një shenjë thelbësore dhe astrologët besojnë se secila shenjë përfiton nga mësimet e përthithura nga shenjat e saj paraardhëse, ato të gëzueshme dhe të dhimbshme. Në rastin e Dashit, ai udhëheq me optimizëm të verbuar, duke ecu në jetë me një gëzim që plotëson në mënyrë të përsosur impulsivitetin e tyre dallues.

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Erion Braçe

Këto shenja zjarri mendojnë pasi hidhen, gjë që shpesh rezulton në mësime të përfituara në mënyrën e vështirë. Dashi përfaqëson shpirtin e individualitetit (ndërsa shenja e kundërt e Dashit, Peshorja, simbolizon partneritetin). Ai i përmbahet një filozofie "çdo njeri për vete". Ndërsa kjo gjë mund të jetë frymëzuese, Dashi duhet të kujdeset për prirjet egoiste.

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Ilir Meta
Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Monika Kryemadhi

Kjo shenjë drejtohet nga Marsi, planeti dinamik i kuq që mban emrin e perëndisë romake të luftës. Prandaj, këta desh të guximshëm janë gjithmonë të armatosur dhe të gatshëm për betejë.

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Ditmir Bushati
Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Ilva Tare

Dashi është i njohur për një temperament shpërthyes, dhe megjithëse shpërthimet e tyre nuk zgjasin shumë, është më mirë të shmangni desh të zjarrtë derisa të shuhej avujt.

Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Xhensila Myrtezaj
Si ta dalloni një Dash, tiparet kryesore të shpjeguara nga një
Vera Grabocka

Por kur janë në gjendjen e tyre të ‘pacënuar’, ato janë krijesa më optimiste, pozitive dhe të gjalla që kënaqen duke jetuar në maksimum. Gjithmonë mund ta dalloni një Dash që është duke shkëlqyer./ Burimi Allure

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al