HOROSKOP

Peshqit i urrejnë kritikat, zbulo për shenjat e tjera të Horoskopit

Peshqit i urrejnë kritikat, zbulo për shenjat e tjera të

Të gjithë e kemi diçka ose disa gjëra që nuk na pëlqejnë, ndoshta këto mospëlqime kalojnë edhe në urrejtje. Në fakt gjithçka varet nga karakteri dhe mënyra se si i shohim gjërat. Dikush mund të pëlqëjë aromën e luleve, dikush tjetër mund ta urrejë, pra çdo gjë është çështje këndvështrimesh dhe preferencash. E duket se këtu ka ndikim edhe shenja e horoskopit, sipas karakteristikave të secilës. Psh, mendoni se një Luan e urren vëmendjen e tepërt? Absolutisht që jo, përkundrazi. Por një Ujor mund ta urrejë vërtet.

Sipas shenjës tuaj të Horoskopit kjo është gjëja që urreni ose nuk duroni dot.

Dashi

Këta njerëz nuk kanë durim, kështu që mos i lini kurrë të presin.

Demi

Demi nuk mund të tolerojë që dikush t’i harrojë ose t’i lërë pas dore.

Binjakët

Binjakëve nuk iu pëlqen të mërziten dhe shpesh herë njerëzit e afërt marrin detyrën për t’i argëtuar.

Gaforrja

Kjo shenjë urren vetminë.

Luani

Luani urren t’i japësh këshilla ose porosi kur ka njerëz perreth. Mendojnë se humbin prestigjin.

Virgjëresha

Kjo shenjë e zodiakut i urren stuhitë dhe bubullimat më së shumti.

Peshorja

Peshores nuk i pëlqen padrejtësia. Simboli i saj është gjithashtu 'peshorja', apo jo?

Akrepi

Nëse doni të jeni miq me një Akrep, mos u mundoni të bëni lojëra psikologjike me ta. I urrejnë.

Shigjetari

Shkrimi i mesazheve është argëtues sidomos kur i shtojmë disa emoji sepse bëhet më interaktiv dhe ekspresiv. Sidoqoftë, Shigjetarët i urrejnë emojit. Kështu që mos ia dërgoni!

Bricjapi

Bricjapët turpërohen lehtë prandaj është mirë mos t’jua shprehni dashurinë në publik.

Ujori

Ujori urren të përballet me dikë edhe në qoftëse ka probleme të mëdha me të ose ja ka bërë borxh.

Peshqit

Kjo shenjë uji urren të kritikohet. Nëse jeni të martuar me një të shenjës së peshqve, atëherë e dini se çfarë nuk duhet të bëni kurrë!

*Tiranapost.al