HOROSKOP

Shenja më me fat për 2021-shin dhe nga një fjali për gjithë të tjerat

Shenja më me fat për 2021-shin dhe nga një fjali për

Në përfundim të vitit 2020 dhe në pritje të 2021-shit të gjithë duam të dimë: Ç`fat na pret? Sidomos pas këtij sfiduesit që kemi kaluar. Astrologia Meri Shehu ka treguar se Ujori do të jetë shenja më fatlume dhe me nga një fjali ka përshkruar 2021-shin e çdo shenje tjetër.

“Saturni ka një unazë që sjell mbretërimin i cili është i afruar me Jupiterin, jemi futur në etapën e Ujorit, ku në këtë gjë do fitojë vetëm përvoja. Ujori është edhe një shenjë raciste, do të ndodhë revolucioni, do ketë luftë njeri-njeri, sepse Ujori nuk e pranon dominancën. Shenja më favorizuese për këto Krishtlindje është Ujori dhe shenjat e zjarrit. Njerëzit që janë shenja Peshore do martohen dhe do merren me talentin. Jeta e Ujorëve do ndryshojë, optimizmi do jetë më i madh, drejtësia dhe shkenca duhet të bëhen për të gjithë kjo është motoja për të gjithë, ujori ka solidaritet dhe marrëdhënie shoqërore, ku nuk flet për jetën e saj personale dhe Saturni është në Ujor, i cili kontrollon këtë ndarje të të mirave për të gjithë njerëzimin. Dashët do kenë financa të mira në rrugët ligjore, Demët duhet t’i përshtaten ndryshimeve 2021, Binjakët më e qetë nga ana ekonomike më të realizuar, Gaforret duhet të bëjnë mirë llogaritë e financave, Luanët kanë vit të vështirë, Virgjëreshat do kenë vit me stres, Peshoret do kenë një vit të mbarë, Akrepët do merren me anët e trashëgimisë, Shigjetarët do jenë mirë, Ujorët do jenë shumë mirë ku do hapet një periudhë 12-30 vjeçare, Peshqit duhet të merren shumë me veten së brendshmi”, tha Meri në Wake Up”.