HOROSKOP

Shenjat më me fat për muajin gusht: Luani do shkëlqejë

Shenjat më me fat për muajin gusht: Luani do shkëlqejë

Gushti ka hyrë zyrtarisht sot dhe disa shenja janë në muajin e tyre më me fat. Në fakt ky është sezoni i shkëlqimit të shenjës së zjarrit, Luanit ndërsa edhe për Dashin dhe Virgjëreshën do jetë muaji më me fat.

Tek Luani, dielli i këtij muaji shkëlqen më i ndritshëm dhe më i guximshëm. Më 3 gusht, Venusi planeti i romancës do të trinizojë Uranin ekscentrik dhe individualist, i cili mund t'ju çojë luanët drejt përvojave të reja në aspektin romantik. Ata mund të bien në dashuri me dikë të ri; dikush që kurrë nuk e kishin menduar se do të ishte tipi i tyre. Ndërsa për beqarët do jetë koha për të shijuar pavarësinë.

Dielli hyn tek Virgjëresha analitike dhe produktive më 22 gusht, duke sjellë fokusin drejt vetë-përmirësimit dhe duke inkurajuar të gjejë kënaqësi në organizim. Ndërsa Venusi formon një trinë me Saturnin më 23 gusht, tre shenjat e zodiakut më me fatë këtë muaj do të arrijnë të zgjidhin me pjekuri disa situata kaosi.

Parashikimi i majit për tre shenjat më me fat.

Dashi: Energjia që ju rrethon do jetë pozitive dhe pasiononte

Këtë muaj kozmosi inkurajon dashin të vërë në zbatim të gjithë frymëzimin krijues. Bota do jetë sheshi i lojërave dhe dashi do të shfaqë fëmijën brenda vetes, në ato momente argëtimi. Dashi duhet të lidhet me këtë lloj magjie sepse universi thjesht do i japë një dorë.

Luani: Muaji ku do të shkëlqejë

Është koha që Luani të dalë më shumë se kurrë në skenë dhe të shkëlqejë, të tregojë talentin dhe të marrë gjithë vëmendjen dhe vlerësimin që meriton, kudo që të shkojë. Këtë muaj Luani thjesht duhet të vazhdojë të jetë vetvetja. Besimi dhe intuita do jenë armët e tij më të forta. Ky muaj për Luanin do të jetë thjesht i lavdishëm.

Virgjërasha: Do ndihet më tërheqëse dhe më e dëshiruar se kurrë

Energjia do jetë e pashterueshme. Afërdita dhe Marsi pasionant do e kalojnë gushtin në këtë shenjë zodiaku, duke iu përcjellë vibrime të drejtpërdrejta dhe plot benefite. Do të merrni vëmendje shtesë dhe do ndiheni të dëshiruar. Mos i lini pas ëndrrat, por inkurajohuni t’i bëni realitet.

*Tiranapost.al.