HOROSKOP

Si reagon ndaj tradhtisë? Demi mendon me vete hakmarrjen, peshqit edhe falin

Si reagon ndaj tradhtisë? Demi mendon me vete hakmarrjen, peshqit edhe

Nuk është e lehtë të përballesh me një situatë tradhtie. Por reagimet janë nga më të ndryshmet, sipas karaktereve të njeriut. Të tradhtohesh do të thotë të prekesh edhe mendërisht dhe kjo e bën shumë të vështirë për dikë emocional për shkak të shqetësimit të përjetuar nga brenda. Tradhtia na kujton se në fakt nuk mund t’i besojmë askujt lehtësisht, dhe nëse na ndodh një herë, e ardhmja do të ndryshojë për disa: Më pak besim, më shumë dyshim, më të ftohtë emocionalisht.

Sipas astrologjisë, secila shenjë e zodiakut reagon ndryshe ndaj tradhtisë, kjo bazuar në tiparet që ka secila shenjë.

Dashi: Kur dashi tradhtohet, do të përdorë profilin në rrjetet sociale për tua treguar të gjithëve. Preferon të përballet me partnerin që ka tradhtuar për ta pyetur mbi arsyet. Dëshiron që të ketë përballje në ambiente me njerëz për ta turpëruar.

Demi është e kundërta e Dashit. Kur tradhtohet, gjithçka e mban për vete. Lëndohet jashtëzakonisht shumë dhe ndihet i poshtëruar që u tradhtua nga dikush që kishte besim. Nga jashtë, demi do qëndrojë i qetë dhe do presë momentin e hakmarrjes kur asnjë nuk e pret.

Binjakët: Do të përpiqen të tregojnë se nuk janë të shqetësuar. Madje organizojnë një mbledhje me miqtë për t'u argëtuar, si një mesazh se gjithçka ka mbaruar dhe se nuk po vuajnë. Por thellë brenda tyre, janë të lënduar dhe të mbingarkuar me dhimbje.

Gaforrja: Shenja më emocionale e zodiakut reagon më fort se e gjithë ngjarja. Janë gati të ndajnë ndjenjat dhe mendimet me këdo që ka dëshirë të dëgjojë. Nuk e harrojnë për një kohë të gjatë, dhe kjo mund të dëmtojë edhe përditshmërinë e tyre. Gaforrja do e ketë të vështirë të besojë sërish dikë.

Luani: Luani e merr shumë personale tradhtinë. Mund të duken i fortë, por brenda është jashtëzakonisht i lënduar. Do jetë gjithë kohën duke bërë planin që personi që e tradhtoi ta paguajë. Luani preferon të angazhojë edhe persona të tjerë që ta ndihmojë për hakmarrjen.

Virgjëresha: Virgjëresha qan, bërtet dhe do dojë patjetër dikë që të flasë. Nuk do ndalet deri sa të marrë hak, si për shembull, duke nxjerrë të gjitha sekretet e partnerit që mund të jenë shumë të ndjeshme nëse i dëgjojnë të tjerët.

Peshorja: Peshorja përpiqet të ecë përpara dhe punon me veten që ta tejkalojë. Nuk do flasë kurrë me dikë dhe arrin me sukses ta largojë partnerin nga jeta pa vuajtur pasojat. Peshoja ka prirje gjithashtu që të tentojë të rregullojë gjërat dhe kërkon me qetësi të dijë pse ndodhi gjithçka.

Akrepi: Akrepi është shumë i ndjeshëm dhe shumë i zoti në hakmarrje. Kjo do të thotë se nëse tradhton një akrep, mund të vesh në rrezik edhe vetë jetën tënde. Kur akrepi tradhtohet, të gjitha ndenjat, pasionin dhe emocionin janë të aftë t’i kalojnë në anën hakmarrëse dhe përfundimi me gjasë nuk do të jetë i mirë.

Shigjetari: Nëse tradhtohet, shigjetari ndihet i lënduar për një kohë të shkurtër, por shumë shpejt e kalon. Përqendrohet në diçka tjetër dhe nuk ka ndërmend as të hakmerret. Është optimist për jetën dhe një jetesë e mirë për veten e tyre është hakmarrja e duhur për atë që tradhtoi.

Bricjapi: Bricjapi merr një bllok shënimesh dhe shkruan të gjithë historinë me detaje. Hedh në letër të gjitha ndenjat sepse ndihet vërtet i lënduar dhe përpiqet në këtë formë të harrojë. Do e vuajë më shumë nëse partneri/partnerja nuk i thotë në sy: Më fal!

Ujori: Bëhet i ftohtë akull dhe nuk ndan asgjë me askënd. Do të përpiqet të bëjë një analizë me veten për të kuptuar logjikën e tradhtisë dhe arsyet. Më shumë për faktin se është edhe kurioz të dijë.

Peshqit: U duhet shumë kohë të harrojnë, por njëkohësisht edhe falin. Pavarësisht se mund të mos jetë hera e parë, ata përpiqen t'i përmirësojnë gjërat dhe mundohen të rikthejnë personin që tradhtoi në jetën e tyre. Ndonjëherë tek peshqit ndjenja tejkalon arsyen.

*Tiranapost.al.