HOROSKOP

Si t`i qetësosh nervat e secilës shenjë?

Si t`i qetësosh nervat e secilës shenjë?

Të gjitha shenjat kanë momentet e vështira, kur e humbasin kontrollin, por si t`i qetësosh?

Dashi

Dashi karakterizohet nga një impulsivitet i forte, një karakter instinktiv dhe shpesh i padurueshëm! Si të qetësoni zemërimin e atyre që kanë lindur nën këtë shenjë? Thjesht duke pritur që të vlojë më vete! Pa insistuar shumë, sepse në këtë rast rrezikoni të merrni efektin e kundërt.

Demi

Demi është si nafta dhe ndizet ngadalë. Demit i ngrihen nervat ngadalë, për të shpërthyer më pas. Nëse kjo ndodh, bëhet vërtet i rrezikshëm. Në këtë rast, këshilla më e mirë është që ta lejosh të shprehë atë që ndjen. Kjo e ndihmon të qetësohet.

Binjakët

I ndryshon shpesh humori dhe rrjedhimisht ka momente të papritura zemërimi. Mënyra klasike me të cilën shprehin zemërimin e tyre është përmes fjalës, dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për t'i qetësuar ata është t'i lini të thonë gjithçka që dëshirojnë.

Gaforrja

Kur një Gaforre zemërohet, domethënë ka frikë nga diçka. Me fjalë të tjera, ai kështu shfaq nevojën për dashuri dhe siguri. Prandaj, për të qetësuar zemërimin e tij, këshilla është ta dëgjoni dhe t`i jepni sigurinë dhe dashurinë që kërkon.

Luani

Si çdo shenjë e Zjarrit, edhe Luani nxehet shpejt. Qetësimi i tij nuk është i lehtë dhe vetëm ata që e njohin mirë dhe e duan mund ta arrijnë atë.

Virgjëresha

Nuk është ndër shenjat që e lejon veten të ketë shpërthime të papritura. Kur kjo ndodh, ndodh sepse Virgjëresha ka arritur aty ku s`mban më. Mënyra më e mirë për ta qetësuar atë është t'i kujtoni se nuk ia vlen të harxhojë kaq shumë energji për këtë gjë.

Peshorja

Edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores janë njerëz që vështirë se humbasin durimin dhe kontrollin mbi veten e tyre. Kjo do të thotë se nëse arrijnë në pikën kulminante, kjo do të thotë se kanë duruar për një kohë të gjatë. Të qetësosh një Peshore do të thotë t’i japësh kohë. Kjo e ndihmon të kapërcejë zemërimin.

Akrepi

Akrepi i zemëruar, i ofenduar ose i poshtëruar është shenja më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse e gjithë Zodiakut. Sidomos sepse ka një dëshirë për hakmarrje. Vetëm sjellja e sinqertë mund të qetësojë një zemërim që mund të bëhet vërtet vdekjeprurës.

Shigjetari

Ata që lindin nën shenjën e Shigjetarit janë njerëz emocionalë dhe impulsivë, por mbi të gjitha, të etur për bukuri dhe risi. Kur Shigjetari zemërohet, këshilla më e mirë për të qetësuar zemërimin e tij është t'i tregoni një mënyrë tjetër, të ndryshoni rrugën e tij.

Bricjapi

Bricjapi, nga të gjitha shenjat e zodiakut, është ai që tregon zemërimin më të vogël të brendshëm dhe tsunamin e mban brenda. Vetëm ata që e njohin mirë e dinë ku e ka masën. E vetmja gjë është t`i qëndroni pranë.

Ujori

Edhe Ujori e mban veten. Ai preferon të parashikojë lëvizjet, dhe kur të kuptojë se situata mund ta çojë atë në një rrugë pa kthim, ai tërhiqet dhe largohet. T`i sugjerosh një rrugëdalje është mënyra më e mirë për të qetësuar zemërimin e tij.

Peshqit

Ashtu si Gaforrja, shenja e Peshqve gjithashtu humbet durimin kur ndjen pak dashuri rreth vetes. Qetësimi i këtij zemërimi dhe konfuzioni është, në fund të fundit, i thjeshtë. Një buzëqeshje dhe një përqafim janë shumë më efektive sesa shumë fjalë.

*Burimi Giorno dopo Giorno