HOROSKOP

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut?

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Squid Game është kthyer në një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave në Netflix. Por, a dëshironi të dini se cili personazh i përshtatet më shumë shenjës tënde të zodiakut? Mësoje më poshtë:

Dashi: Jang Deok-Su

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Shumë gjëra mund të thuhen për Jang Dyeok-su, por nuk mund ta quash atë frikacak.

Personat që i përkasin shenjës së Dashit zakonisht karakterizohen si njerëz altruista, të njohur për organizimet e guximshme dhe optimizmin e tyre. Dyeok-su ndërtoi aleancën që dominonte pjesën më të madhe të lojës dhe paraqiste një kërcënim për pjesën tjetër të konkurrentëve.

Demi: The Salesman

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

The Salesman është një figurë misterioze në Squid Game që lë shumë pikëpyetje në mendjen e shikuesve. Duke pasur parasysh se Demat priren të jenë njerëz shumë materialistë dhe posesivë, nuk duhet të jetë çudi që ai është i gatshëm të bëjë gjërat të tmerrshme për një shpërblim të madh.

Binjakët: In-Ho

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Binjakët shpesh përshkruhen si njerëz që mund të bindin të tjerët për mënyrën se si ata i shohin gjërat. Ndërsa shikuesit nuk e panë rrugën e In-Ho për fitore në lojëra dhe ngjitjen përfundimtare për t'u bërë Front Man, mund të themi që ai është i aftë të manipulojë të tjerët për përfitimet e veta.

Gaforrja: Han Mi-Nyeo

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Njerëzit që i përkasin shenjës së Gaforres janë njerëz jashtëzakonisht të përkushtuar, të cilët do të qëndrojnë besnikë nëse trajtohen me mirësi dhe respekt. Sidoqoftë, siç e panë shikuesit me Han Mi-nyeo, sapo dikush e thyen atë besim, do të jetë e pamundur të ndreqet. Mi-nyeo ka një qëndrim dhe temperament dhe keqdashës, tipare që zakonisht lidhen me Gaforret.

Luani: Seong Gi-Hun

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Seong Gi-hun shfaq vazhdimisht natyrën e tij me zemër të madhe gjatë lojërave, me mënyrën se si i trajton Il-nam, Ali dhe Byeok-su ndërsa formon ekipin që përfundimisht do të përparonte deri në fund kjo e lidh atë me aftësitë lider që ka Luani.

Virgjëresha: Byeong-Gi

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Byeong-gi rezulton të jetë një pasuri e dobishme jo vetëm për lojtarët në lojë por edhe për mbikëqyrësit. Virgjëreshat konsiderohen si mendimtarë të shpejtë që kanë një zgjidhje për shumicën e problemeve që hasin, dhe Byeong-gi e vë veten lehtësisht në një pozitë të shkëlqyer për të fituar herët duke shfrytëzuar njohuritë e tij.

Peshorja: Ji-Yeong

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Ji-yeong është një personazh relativisht i qetë me një personalitet të madh. Shikuesit së pari e takojnë atë ndërsa ajo është distancuar nga të tjerët derisa Sae-byeok vjen dhe e zgjedh atë si partner. Ashtu si Peshoret, Ji-Yeong dëshiron të përfshihet në grup, por pa rrezikuar të shkaktojë ndonjë konflikt.

Peshoret shpesh konsiderohen njerëz simpatikë që flasin sinqerisht, dhe Ji-yeong lidhet menjëherë me audiencën dhe gjithmonë i tregon gjërat ashtu siç janë.

Akrepi: Hwang Jun-Ho

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

I qetë dhe misterioz, Hwang Jun-Ho pasqyron në mënyrë të përsosur tiparet e personalitetit të Akrepit tipik. Duke shkëlqyer në qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, Akrepët janë në gjendje të arrijnë gjëra të mëdha kur angazhohen plotësisht në punën e tyre. Jun-Ho i tejkalon me mjeshtëri sistemet e sigurisë dhe të ishullit në çdo hap të rrugës.

Shigjetari: Abdul Ali

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Pak personazhe arritën të kapnin zemrat e fansave në Squid Game ashtu siç bëri Abdul Ali. Kjo ka shumë kuptim, duke pasur parasysh që Shigjetarët njihen për mirësinë dhe besnikërinë e tyre. Ali është gjithmonë aty kur ekipi i tij kishte nevojë për të.

Bricjapi: Cho Sang-Woo

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Bricjapët priren të jenë njerëz shumë efikas që jetojnë jetë të organizuar dhe maten në mënyrë të orientuar drejt qëllimit. Cho Sang-Woo mund të ketë ambicien e Bricjapit, por ndërmori disa hapa të gabuar dhe përfundoi në telashe të thella financiare.

Sang-Woo është shumë realist në lidhje me aftësitë e tij dhe e dinte që përfundimisht aleanca e tij do të duhej të rrallohej.

Ujori: Kang Sae-Byeok

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Kang Sae-byeok është një person jashtëzakonisht i pavarur, cilësi që reflektohen më shpesh nga shenja e Ujorit. Ujorët shpesh janë të vështirë të klasifikohen në një grup tiparesh të personalitetit, dhe nganjëherë tregojnë aspekte të ndryshme të vetes për njerëz të ndryshëm. Sae-byeok tregohet të jetë një person shumë i dhembshur kur bëhet fjalë për vëllain e saj, por distancohet nga të tjerët gjatë lojës dhe madje duket si kërcënuese ndonjëherë.

Peshqit: Oh Il-Nam

Squid game: Cili personazh jeni, bazuar në shenjën tuaj të

Oh Il-Nam është një personazh i vështirë për t’u klasifikuar, në pjesën më të madhe për shkak të faktit se ai maskon identitetin e tij të vërtetë. Peshqit janë shpesh njerëz materialistë dhe kjo lidhet meme personazhin e Il-Nam që ka kaluar një jetë duke bërë një pasuri nga borxhet e njerëzve të tjerë.

Tiranapost.al