HOROSKOP

Të gjitha shenjat e zodiakut mbledhur në një shtëpi për ‘party’

Të gjitha shenjat e zodiakut mbledhur në një shtëpi për

Dashi, i vetmi me superenergji që detyron çdokënd të shkrepë foto.

Demi, i vetmi që kujdeset sidomos të rehatojë veten dhe të shijojë gotën me një alkool të mirë.

Binjakët janë personi që do përshëndesë këdo në festë, do flasë me këdo, pse jo edhe do flirtojë.

Gaforrja, do dëgjosh çdokënd në festë, do sigurohesh që të gjithë të jenë mirë dhe të kenë ngrënë.

Luani, ti je qendra e festët edhe nëse festa s`bëhet për ty. Pas ca gotash je mbi tavolinë duke kërcyer.

Virgjëresha, ti je e vetmja që e ke veten totalisht nën kontroll. Sigurohesh që ushqimi të jetë i mirë dhe muzika jo shumë e lartë.

Peshorja, ti je i vetmi që mban mbi supe dramat e të tjerëve dhe sigurohesh që të gjithë të jenë mirë.

Akrepi, ti ke qenë i vetmi që në fillim s`doje të vije fare në këtë festë dhe tani po rri në një cep.

Shigjetari po bën qejf, po sillet edhe pak si budalla. Je i vetmi që s`po gjykon askënd.

Bricjapi, ti je autoritar dhe mban personalisht përgjegjësi për çfarë po ndodh në festë. Ti e konsideron veten lider të kësaj feste dhe injoron Virgjëreshën që po bën gjithçka që çdo gjë të shkojë mirë.

Ujori, ti je ai që i ngre të gjithë për të kërcyer.

Peshqit, ti je ai që pi dhe thua ca gjëra që ke kohë që i mendon.