HOROSKOP

Të pjekurit dhe të papjekurit e horoskopit

Të pjekurit dhe të papjekurit e horoskopit

Më poshtë gjen klasifikimin e shenjave përsa i takon pjekurisë dhe maturisë. Nga njëshi tek dymbëdhjeta, për të gjitha shenjat. Mëso ku bën pjesë ti, partneri e gjithë ata që ke pranë.

1) Virgjëresha


Virgjëresha, maniake për përsosmëri dhe kontroll, është e përkushtuar edhe për të vepruar gjithmonë në mënyrën e duhur. Që në moshë të hershme i kanë qëllimet të qarta. E dinë se çfarë duan dhe janë të përkushtuar në arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë gjithashtu në gjendje të menaxhojnë durimin dhe të organizojnë gjithçka në mënyrë të përsosur.

2) Bricjapi

Natyra punëtore e shenjës e bën një nga ata ku gjithmonë mund të mbështetesh. Të gjithë i kërkojnë ndihmë Bricjapit, pikërisht prej pjekurisë. Ka shkathtësi dhe qetësi në zgjidhjen e problemeve.

3) Peshorja


Përgjegjshmëria e vë në tre vendet e para. Përpiqen shumë të gjejnë zgjidhjen e duhur për të mos bërë gabime. Peshorja është edhe serioze dhe e sofistikuar.

4) Demi

Përpiqen të sillen në një mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme, por jo gjithmonë kanë sukses në këtë drejtim. I gatshëm të marrë peshën e gabimeve të tij nga të cilat merr mësime jete. Preferon t'u drejtohet fakteve duke treguar një pjekuri të madhe. Kokëfortësia e tij e bën të përballet me situatat me një vendosmëri të madhe.

5) Luani


Përshtatet mirë me kontekstin dhe me njerëzit: e di se kur është koha të argëtohemi dhe kur të jemi seriozë. Karakteri i tij krenar dhe me vetëbesim e shtyn atë të këmbëngulë kur vendos qëllimet. Por kur dëshiron të argëtohet, di të bëhet i shkujdesur dhe gjithashtu të mbajtur një qëndrim fëminor.

6) Gaforrja

Gaforrja është mjaft e pjekur, por nëse ndjen ndonjë kërcënim bëhet e papjekur duke i zbuluar të gjitha shqetësimet dhe frikërat. Në fakt, në rast vështirësie ai kurrë nuk do të dëshironte të ishte rritur. Nuk e lejon veten të ndikohet nga askush.

7) Ujor

Ka tendencë të jetë shpesh rebel. Ndjek mendjen në vend të instiktit.

8) Akrepi

Akrepi nuk mund të përmendet në mesin e shenjave më të pjekura të zodiakut, edhe pse gjithmonë ka vetëkontroll. Kështu ai vendoset në një pozicion thelbësisht të ndërmjetëm. Në rast të situatave të ankthit dhe stresit, tregohet i papjekur. Për më tepër, është një tip i pazakontë: e jeton jetën në mënyrën e tij, pa u shqetësuar shumë për pasojat.

9) Shigjetari

Shigjetari përpiqet të jetë i pjekur me një farë qëndrueshmërie, por jo gjithmonë ka sukses. E konsideron pjekurinë të mërzitshme, përkundrazi shpesh i nënshtrohet sjelljeve impulsive, duke rënë në kontradikta dhe gabime. Shigjetari priret të jetë krenar dhe nuk ndryshon kurrë për të tjerët, motoja është të jetë i lumtur.

10) Dashi

Shenja e Dashit është nga natyra impulsive dhe e shkujdesur. Por kur është e nevojshme ai di të demonstrojë pjekurinë dhe besimin e tij. Gjithmonë i duhet të luftojë për të mbajtur nën kontroll instiktin dhe padurimin e tij. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, mund të bëjë gabime, por edhe të lëndojë të tjerët.

11) Binjakët

Binjakët kanë një shpirt fëminor që shpesh shfaqet në mënyrë spontane. Kështu që ata ikin nga përgjegjësitë, zotimet dhe barrat, ndërsa ndjekin lirinë dhe zemërgjerësinë. Moto e tyre është të jetojnë "këtu dhe tani", pa menduar shumë dhe pa u shqetësuar.

12) Peshqit

Shumëëë fëminor sepse urrejnë mërzinë e botës së të rriturve. Ata preferojnë të jetojnë në botën e ëndrrave dhe të mbështeten në imagjinatën e tyre, në vend që të përballen me përgjegjësi dhe angazhime. Nuk kanë frikë nga gjykimi i të tjerëve.

*Burimi Giorno dopo Giorno