HOROSKOP

Tre shenjat me fat në dashuri sot!

Tre shenjat me fat në dashuri sot!

Gaforrja

Me Venusin në Luan, është pothuajse e pamundur sot që ju të ndjeni diçka tjetër përveç dashurisë dhe kënaqësisë. Keni bërë përpjekje për të kuptuar se kush jeni, dhe ka qenë një proces i gjatë, kjo është e sigurt. Ju keni qenë gjithmonë në kontakt me shpirtin dhe e pranoni se gjërat e mira mund t`ju ndodhin edhe juve. Me fjalë të tjera, jeta nuk është e gjitha punë e mundimshme dhe dhimbje. Nëse është dikush i veçantë në jetën tuaj në këtë moment, do të ndani momente të rralla. Nëse jeni beqarë dhe kërkoni dashurinë, së shpejti do të vijë ajo që doni.

Luani

Ndjeheni sikur gjithçka që mund të jepni sot është dashuri, këshilla, mirësi dhe qetësi. Me Venusin në Luan, ju jeni një yll i vërtetë. Dashuria që ndjeni sot nuk është e kufizuar vetëm në romancë. Dita e sotme është për dashurinë e miqve dhe të familjes. Jeta vjen me mësimet e saj dhe ju duket se po i mësoni ato me shpejtësi marramendëse.

Peshorja

Do nxirrni një mësim sot dhe ai është të mësoni të hiqni dorë nga nevoja për kontroll, në mënyrë që të mund t'i hapni vend spontanitetit dhe befasisë. Ju adhuroni të jeni në një marrëdhënie të mirë, solide dhe të dashur, por e keni futur veten në telashe më parë pasi keni tendencën të dëshironi të kontrolloni personin tjetër. Nuk keni mësuar ende t'i besoni universit, apo personit që doni. Sot më në fund do të ndiheni më të qetë në këtë aspekt. Relaksohuni dhe besoni se jeta do të kujdeset për ju pa u sforcuar.