HOROSKOP

Tre shenjat më me fat për sot!

Tre shenjat më me fat për sot!

Peshorja

Mos u fiksoni të ruani paqen me këdo, veçanërisht nëse kjo komprometon gëzimin tuaj. Do zgjidhni zonën e rehatisë. Sot është koha për të dalë jashtë. Keni pasur shumë punë që nga vjeshta e kaluar. Jupiteri te Dashi nxjerr në pah sektorin tuaj të romancës, që do të thotë se është koha për të shfrytëzuar çdo shans. Për aq sa e panjohura mund të sjellë frikë, mos harroni se ajo gjithashtu tenton të sjellë gëzim dhe rritje. Kur dilni nga një situatë apo edhe mendësi që ju ka mbajtur kyçur, ajo që ju mbetet është liria.

Dashi

Si shenja e parë e zodiakut, ju jeni pionieri, ai që përfaqëson fillimet e reja. Kjo është fuqia juaj. Për të vendosur, krijuar dhe më pas shtyrë përpara, i vendosur për ta ndjekur atë që doni. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe moshës, ju shpesh e ndaloni veten të bëni pikërisht këtë. Kthehuni te vetja sot dhe te fuqia që keni. Ju keni qenë duke diskutuar për një ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj që nga fillimi i vitit. Kjo ka zënë rrënjë me kalimin e muajve dhe ju jeni ndjerë më rehat në ndjenjat dhe dëshirën tuaj për ndryshim.

Bricjapi

Nuk ka të keqe të provosh diçka ndryshe. Sot mund të ndjeni një tronditje ndjenjash thellë brenda vetes. Ju nuk i keni pranuar ndjenjat tuaja të reja, por pranimi i tyre do t`u bëjë ta shikoni jetën ndryshe. Në vend që të dëshironi apo ëndërroni vetëm për udhëtime, aventura, emocione, apo edhe të keni lirinë për të provuar gjëra të reja, bëjini ato. Mos u izoloni nga rutina. Të gjithë kanë nevojë për ndryshim. Surprizoni ata përreth jush duke bërë diçka që normalisht nuk do ta bënit. Hiqni dorë nga njerëzit që shkojnë nga shkon era.