HOROSKOP

Tre shenjat që i pret një ditë e bukur sot!

Tre shenjat që i pret një ditë e bukur sot!

Luani

Ky është fillimi i madhështisë nëse e lini veten të futeni në atë që jeni vërtet. Pasi të pranoni se gjithçka që ka ndodhur më parë duhej të ndodhte, do ndiheni më mirë. Sot është fillimi i një rikthimi të madh dhe një kapitull plot me mundësi. Ju jeni pjekur në një nivel të thellë. Rritja është rezultat i mësimeve që keni marrë. Vendosni sot se çfarë dëshironi t'ju sjellë muaji në vazhdim. Zgjidhni të jeni të guximshëm në mënyrën se si e prezantoni veten përpara botës, duke mos e zbehur më dritën ose duke mos penguar atë që ju bën vërtet të ndiheni të mrekullueshëm. Ju jeni vërtet të aftë për çdo gjë që e vendosni në mendje. Duhet të besoni në këtë pjesë të vetes për të bërë gjëra të mëdha.

Demi

Hëna është në shenjën tuaj të zodiakut sot, duke sjellë qetësi në zemrën tuaj. Sado që Urani në Dem aktualisht po sjell erërat e ndryshimit, kjo është një pauzë e rëndësishme. Ndërsa muaji përparon, energjitë do të intensifikohen, duke ju bërë të përfshiheni dhe të përballeni me shumë nga ndryshimet që ndodhin brenda dhe rreth jush. Por për sot, mjafton të pushosh. Mjafton të gjesh paqen në zemrën tënde dhe të besosh në intuitën që të mbush shpirtin. Shkrimi i ideve, ëndrrave dhe vizioneve tuaja sot do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të mbështetur veten për javët e ardhshme.

Peshqit

Neptuni është në shenjën tuaj të zodiakut sot pasi bashkohet me Hënën e Demit duke ju lejuar t'i përzieni këto energji në jetën tuaj. Neptuni tek Peshqit përfaqëson dashurinë e pakushtëzuar dhe ëndrrat që vetëm ju mund t'i krijoni. Së bashku këta dy elementë, toka dhe uji, mund t'ju ndihmojnë të mos e humbni veten në një marrëdhënie romantike. Do hapni derën për vizione dhe frymëzime më të thella. Realiteti nuk është gjithmonë ai që mund të dëshironi të jetë, por është gjithmonë pika fillestare për të krijuar atë që dëshironi me të vërtetë. Sot mos kini frikë të duhet të bëni punë dhe përpjekje për të hyrë në atë fazë të krijimit. Sado që të keni ëndrra dhe ide fantastike, ato do të bëhen realitet vetëm nëse punoni për to.