HOROSKOP

Virgjëresha e kujdesshme, Peshqit të turpshëm. Si flirtojnë shenjat e horoskopit?

Virgjëresha e kujdesshme, Peshqit të turpshëm. Si flirtojnë

Dashi

Dashi nuk ka frikë të marrë iniciativën dhe të hedhë hapin e parë. Gjithsesi qëndron vetvetja edhe në momentet më romantike. Kjo do të thotë se edhe në deklaratat e dashurisë i bie shkurt dhe i bën të drejtpërdrejta.

Demi

Sensual, romantik, sharmant. Demi e adhuron flirtin. Gjeni çdo justifikim për të bërë gjeste të vogla, si prekja “pa dashje”. Vetëm se kur vjen puna për të krijuar një lidhje, stepeni. Jeni njeriu që doni ta merrni ngadalë.

Binjakët

Binjakët kanë fituar medaljen e Artë për Flirtet. Aventurierë dhe të zgjuar, flirtoni me mençuri. Keni mënyrën unike se si ia dërgoni mesazhet dikujt që pëlqeni.

Gaforrja

Ti do dikë që të bën të ndihesh si në shtëpi. Kur e gjen fillon t`i bësh njëmijë pyetje rreth të kaluarës, për ta njohur sa më mirë. Dëshiron t`i hedhësh hapat shpejt.

Luani

Kur flitet për Luanin, gjithçka është gjigante. Edhe flirti. Nëse një Luan po të bën me çdo kusht të ndihesh e veçantë, atëherë po flirton me ty.

Virgjëresha

Janë të kujdesshme në këtë pikë. Një nga shenjat më të ëmbla të zodiakut thuajse e vetmja mënyrë përmes së cilës flirton është të qëndrojë pranë me përkujdesje në ditë të vështira.

Peshorja

Më romantikja e romantikëve është mbrëteresha e flirtit. Zbulon mirë interesat e atij që pëlqen dhe pastaj bën gjithçka për t`i treguar: Jemi të ngjashëm!

Akrepi

Intensiv. Përdor kontaktin me sy njësoj si të luanit, kush heq sytë i pari digjet. Dhe ju fitoni gjithmonë.

Shigjetari

Humori është teknika kryesore që përdorni kur flirtoni.

Bricjapi

S`jeni romantiku tipik. Jeni praktik. I kontrolloni emocionet tuaja. Nuk flirtoni kurrë me dikë që nuk e pëlqeni vërtet shumë.

Ujori

Shenja intelektuale e zodiakut bën shumë pyetje teksa flirton dhe për çudi i funksionon, pa përfunduar duke e bezdisur tjetrin.

Peshqit

Peshqit janë të dashuruar me idenë e dashurisë. Priren të jenë tepër të ndjeshëm dhe flirton me ndrojë.

*Burimi Cosmopolitan