HOROSKOP

Horoskopi javor 23-29 dhjetor

Horoskopi javor 23-29 dhjetor

Dashi

Ngjarjet e kësaj jave do t'ju kërkojnë të mbani një vështrim më filozofik. Kjo është një javë e rëndësishme për të marrë më shumë informacion dhe njohuri në fusha të ndryshme të jetës. Do të keni më shumë angazhime ose takime, gjë që mund të jetë shenjë e një pune më serioze dhe më të përgjegjshme për t'u angazhuar. Pavarësisht festave, java do të kërkojë një qëndrim më të përgjegjshëm ndaj angazhimeve dhe premtimeve tuaja. Jeta juaj e dashurisë do të jetë emocionale. Do të përpiqeni të kontrolloni marrëdhëniet tuaja me partnerin. Burrat mbi moshën 35 vjeç do të përpiqen të befasojnë me diçka të veçantë gruan e tyre.

Demi

Do të duhet të shmangni situatat ose konfrontimet këtë javë që mund të shkaktojnë një problem shëndetësor. Shëndeti duhet të jetë përparësia juaj, por jo në kurriz të marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Do të jetë e rëndësishme të krijoni një ekuilibër midis emocioneve negative dhe pozitive në jetën tuaj, natyrisht, duke i dhënë përparësi asaj pozitives. Ngjarjet e kësaj jave do të varen nga gjendja juaj emocionale dhe mendore. Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju që të merrni pjesë në takime të ndryshme. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të jetë e rëndësishme të keni besim në gjërat e mira në jetën tuaj, në mrekullitë e vogla që gjithmonë na befasojnë. Komunikimi me shenja të Peshores, Ujorit ose Binjakëve, do t'ju ngarkojë me emocione pozitive.

Binjakët

Kjo nuk është aspak një javë për t`u shpenzuar kot. Planifikoni gjërat tuaja mirë, përqendrohuni në realizimin e tyre dhe mos lini asgjë për pas Krishtlindjeve. Gjatë javës do të keni momentet tuaja të ankthit ose trishtimit, që mund të jenë një gjendje e pashpjegueshme për ju, por mund të ketë një arsye specifike. Mos jini melankolik. Kjo javë do të jetë e mbushur me detyra më profesionale, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj. Do të keni më shumë punë për të bërë në shtëpinë tuaj. Për disa, java sjell zhgënjim në punën e bërë.

Gaforrja

Me shumë vështirësi do kontrolloni ngjarjet që do ndodhin. Do t'ju duhet të ndiqni vendimet ose veprimet e njerëzve në familjen tuaj, kolegëve ose miqve, në vend që të merrni një pozicion udhëheqës. Ana mirë e kësaj situate është se do keni mundësi të kaloni më shumë kohë duke pushuar, ose duke hequr dorë vullnetarisht nga përgjegjësi të ndryshme. Sigurisht, duhet të ketë një masë në gjithçka dhe të mos hyni në një gjendje dembelizmi. Kjo javë do të mbahet mend për një ngjarje të pakëndshme. Kjo javë mund t’ju befasojë me disa lajme të pakëndshme financiare, lidhur me disa para që prisnit.

Luani

Do e kaloni pjesën më të madhe të kohës së lirë në shtëpi këtë javë duke u angazhuar me një sërë aktivitetesh të këndshme që janë përgjegjësia juaj. Do të jeni të kënaqur të shijoni komoditetin e shtëpisë tuaj. Kjo javë do sjellë një festë të madhe si fejesë ose martesë. Do të përpiqeni të ndikoni në vendimet e një burri që është në një situatë të vështirë. Familja dhe marrëdhëniet tuaja familjare do jenë përparësia juaj gjatë këtyre shtatë ditëve, jo vetëm për shkak të festave, por edhe për shkak të nevojës tuaj emocionale për të forcuar marrëdhëniet midis të dashurve. Kjo do të jetë një javë e mbarë për organizimin e takimeve të ndryshme familjare. Burrat deri në moshën 35 vjeç do të kujtojnë këtë javë me një përvojë të veçantë në shtëpi.

Virgjëresha

Keni një javë dinamike përpara jush pasi do të keni më shumë takime dhe kontakte me njerëz nga distanca të ndryshme. Sigurisht, rasti më i rëndësishëm do të jenë festat e Krishtlindjeve, por në varësi të kombësisë dhe fesë tuaj. Në përgjithësi, takimet dhe mbledhjet që do të keni gjatë javës do të jenë të planifikuara paraprakisht ose të organizuara, dhe në këtë kuptim nuk do të ketë aspak befasi. Takime dhe biseda me njerëz të lindur nën shenjën e Peshqve, Gaforres ose Akrepit do të jenë të rëndësishme për ju këtë javë pasi ato do të përcaktojnë planet tuaja për fillimin e vitit të ri. Kjo do të jetë një javë e favorshme për këshillim ose trajtim për ato gra që janë duke kërkuar të ngjizin një fëmijë. Java do të jetë gjithashtu e favorshme për të diskutuar plane të ndryshme për të ardhmen e një fëmije.

Peshorja

Këtë javë do të kujtoni disa përfitime të rëndësishme. Ato mund të vijnë përmes një blerjeje që do bëni ose përmes një dhurate. Kjo është një javë në të cilën do të jeni në gjendje të mbushni duart dhe shpirtin tuaj me gjëra të ndryshme materiale dhe emocionale. Gjatë javës, do të keni më shumë takime dhe biseda me miq nga afër dhe larg, me të cilët do të keni tema të ndryshme për të diskutuar ose emocione për të ndarë. Bërja e miqësive të reja është gjithashtu e mundur. Disa nga përvojat negative këtë javë do të lidhen me problemet personale ose prishjes së pajisjeve shtëpiake në shtëpinë tuaj. Mbajini fëmijët ose të moshuarit larg përdorimit jo të duhur të pajisjeve, të cilat mund të shkaktojnë një aksident ose një incident të pakëndshëm. Një situatë e pakëndshme në shtëpinë e një miku do t'i bëjë ata të kërkojnë ndihmë ose të ofrojnë ndihmë.

Akrepi

Para keni një javë interesante me një sërë përvojash, takimesh dhe emocionesh. Kjo është një kohë që do të përcaktojë shumë të ardhmen tuaj në vitin 2020, përmes bisedave ose vendimeve që duhet të merrni. Në shumë mënyra, fati do të jetë në anën tuaj gjatë shtatë ditëve. Një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në jetën tuaj gjatë javës do të luajë një grua me këshillat, ndihmën ose informacionin e saj të ndjeshëm që do t'ju japë. Kjo do të jetë një javë e mbarë për të udhëtuar dhe planifikuar ngjarje të ndryshme. Gratë e kësaj shenje të zodiakut do të kenë një përvojë të paharrueshme gjatë një udhëtimi.

Shigjetari

Kjo është një javë në të cilën ngjarjet do të shpalosen me shpejtësi të madhe, duke mos ju lënë kohë për t`ju përgjigjur emocionalisht. Ato mund të jenë të ndryshme në natyrë. Kjo do të thotë që ju duhet t'i pranoni ato (ngjarje) ashtu siç janë pa i ndryshuar ato. Java sjell takime me njerëz të rinj që do të shfaqen aty ku jetoni ose ku punoni. Për disa arsye, do të mbani mend mirë një bisedë ose një takim me një person të lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës. Gjatë javës, shumë do të gëzojnë të ardhura të mira në buxhetin e tyre personal ose familjar. Nëse jeni të përfshirë në ndonjë biznes, atëherë mund të prisni të ardhura më të mira ose sukses financiar këtë javë (veçanërisht nëse keni biznesin tuaj). Java do të ndihmojë për të fituar të ardhura të mira nga puna me orë shtesë ose puna sezonale.

Bricjapi

Java do të jetë më e ngadaltë për ju, gjë që ndonjëherë mund t'ju bëjë nervoz. Juve përfundimisht nuk ju pëlqejnë gjërat e pasigurta. Mos u përpiqni të ndryshoni asgjë për të cilën nuk keni mbështetjen e njerëzve përreth jush. Këtë javë ka të ngjarë të merrni vendime të gabuara, ose veprime të nxituara që mund të krijojnë kaos të pakëndshëm në jetën tuaj. Duhet të tregoni që mund të jeni i durueshëm. Kini më shumë besim në fatin tuaj dhe te njerëzit përreth jush. Kursejeni energjinë dhe emocionet tuaja për kohërat më të rëndësishme që do të vijnë në vitin 2020.

Ujori

Kjo është një javë në të cilën do të duhet të impononi një vetëkontroll të madh në emocionet dhe fjalët që do t'u tregoni njerëzve me të cilët jeni drejt një mosmarrëveshjeje ose konflikti. Kjo është një javë që do t'ju kërkojë më shumë mençuri në veprimet tuaja. Nuk keni pse të tregoni se sa të zgjuar apo të suksesshëm jeni në jetë. Jetë i mirë në të kuptuarin e ndjenjave dhe nevojave të njerëzve të tjerë. Këtë javë, mos toleroni asnjë mashtrimi, gënjeshtër, pandershmëri ose manipulim. Në marrëdhëniet tuaja me gratë, jini të kujdesshëm dhe diplomatë. Kjo javë do të jetë veçanërisht komplekse dhe e paparashikueshme për gratë e reja të lindura nën këtë shenjë të zodiakut.

Peshqit

Këtë javë do të kaloni më shumë kohë duke shkëmbyer letra dhe mesazhe me të afërmit ose miqtë. Ndonjëherë në përgjigjet e tyre, do të mësoni për ngjarje të pakëndshme që kanë ndodhur gjatë vitit. Përvojat e tilla si dhe ngjarje të tjera do të shkaktojnë telefonata të gjata. Gjatë javës do të keni tendencë për më shumë stres dhe panik. Ky nervozizëm mund të krijojë gjithashtu tension tek të tjerët rreth jush. Mundohuni të mbani më shumë qetësi, të shmangni frikën ose ankthin dhe të jeni në humor. Kjo javë nuk është aspak një periudhë negative për ju, përkundrazi. Do të ketë diçka për të cilën do të gëzohemi. Një takim ose ngjarje në jetën e një personi të lindur nën shenjën e një Luanit, Dashit ose Shigjetarit do t'ju sjellë emocione dhe përvoja të veçanta.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.