Dashi
Njohuritë tuaja janë shumë të përgjithshme. Fitimi i aftësive për të bërë tregti do të rrisë vetëvlerësimin tuaj dhe perspektivën profesionale. Bëni një kurs për një gjuhë të huaj. Duke studiuar diçka që ju intereson do të ndjeni një kënaqësi të madhe. Çështjet e biznesit në lidhje me produktet e vendit do të jenë shumë fitimprurëse.
Demi
Përditësimi i fjalëkalimeve tuaja është një gjë e zgjuar. Një masë shtesë paraprake do t'ju mbajë larg dëmeve të mundshme. Kalimi i kohës me familjen është i dobishëm. Është një kohë e mirë për të festuar. Të gjithë do ta shijojnë ushqimin dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.
Binjakët
Problemet e komunikimit me mikun tuaj më të mirë ose partnerin romantik mund t’ju prishin ekuilibrin. Është e lehtë t`i kuptojnë idetë tuaja. Kalimi i kohës me aktivitete të vetmuara do të jetë terapeutike. Përpiquni të lexoni, shkruani në ditar ose të komunikoni me natyrën.
Gaforrja
Sa më shumë të shqetësoheni për shëndetin, aq më shëndetlig do të jeni. Nëse doni të ndiheni mirë, mendoni pozitivisht dhe bëni plane që ju bëjnë të ndiheni mirë. Shikimi i një filmi komik është një nga mënyrat më të mira për të rritur energjinë tuaj. Një mik do t’ju bëjë një ofertë bujare. Ca mobilje falas do të lehtësojnë situatën tuaj financiare. Nëse keni nevojë për para, mos hezitoni t’i nxirrni në shitje këto artikuj.
Luani
Përmbushja e premtimeve dhe përgjegjësive është thelbësore. Neglizhimi i detyrave tuaja do t'ju shqetësojë. Nëse keni një provim të rëndësishëm, tërhiquni dhe studioni. Fikni celularin, qëndroni jashtë mediave sociale dhe mos i pranoni ftesat për festa. Do të ketë kohë për argëtim më vonë. Një intervistë do t`ju çojë përpara në karrierë.
Virgjëresha
Ndjenjat e trishtimit po ju pengojnë të menduarin. Nëse doni të bëni një ndryshim, mos jetoni me të kaluarën. Ndaloni së sulmuari veten për situatën tuaj aktuale. Ju jeni pikërisht aty ku duhet të jeni. Jini mirënjohës për të tashmen. Pjesëmarrja në një aktivitet do të jetë shpërblyese. Kaloni kohë me njerëz që ndajnë të njëjtat bindje me ju.
Peshorja
Kjo nuk është koha e duhur për të nënshkruar një kontratë ose për të lidhur një marrëveshje qoftë edhe me fjalë. Keni tendencën të premtoni më shumë sesa do jeni në gjendje të jepni. Prisni deri javën tjetër për të rifilluar bisedimet. Do të mendoni më shumë. Një takim pasionant do t'ju bëjë të fluturoni. I dashuri është gati të plotësojë çdo nevojë tuajën. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do të takoni dikë special në një restorant.
Akrepi
Do të duhet të rishikoni disa praktika biznesi për hir të parave. Përdorimi i materialeve më pak të shtrenjta mund të rritë fitimet. Përndryshe, ju mund të rritni çmimet tuaja. Gjëja e rëndësishme është të mbroni interesat tuaja; klientët e mirë do ta kuptojnë. Partneri juaj romantik do zërë një punë më fitimprurëse. Kjo do të përmirësojë situatën tuaj financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t`i blerë vetes një dhuratë të mrekullueshme.
Shigjetari
Mos mendoni se dini çdo gjë. Lejojeni dikë t`ju mësojë gjëra të reja. Falë këtij mësuesi, do të dyfishoni produktivitetin tuaj. Edhe pse keni shumë përvojë në një fushë, keni nevojë për njohuri teknike. Një punë fitimprurëse do të vijë. Jo vetëm që do të fitoni shumë para nga kjo punë, por do të kënaqeni me detyrat.
Bricjapi
Ëndrrat ju çojnë drejt qëllimit final. Nëse ju janë ofruar dy punë, zgjidhni atë që sjell stimulimin intelektual. I dashuri do t`ju bëjë një dhuratë të bukur për Krishtlindje. Perspektiva për të shkuar në një festë luksoze ju mbush me kënaqësi.
Ujori
Një mik do t'ju japë këshilla të këqija. Më mirë besojini vetes. Jeni i vetmi që e dini se çfarë është më e mira për ju. Ky është një moment i shkëlqyer për t`u përgatitur për Krishtlindje. Mos u habitni kur të merrni një kartolinë nga dikush që keni vite pa folur.
Peshqit
Mosmarrëveshjet me shefin tuaj nuk do të zgjidhen lehtë. Është më mirë të bëni një tërheqje strategjike sesa të vazhdosh të ziheni. Përqendrohuni në aspektet e tij pozitive. Një fqinj do t'ju japë këshilla praktike që ia vlen t`i ndiqni. Nëse keni nevojë për një profesionist riparimi kërkoni sugjerime.
*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.