Horoskop

Horoskopi për datën 11 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Jeni të vendosur të arrini në majë dhe nuk do ndaleni derisa të mbërrini atje. Mbledhja e një ekipi të njerëzve të palodhur do të garantojë suksesin tuaj. Njerëzit respektojnë guximin dhe vendosmërinë tuaj. Ata vlerësojnë gjithashtu se si ju i inkurajoni njerëzit krijues për të shprehur tërësisht talentin. Nuk keni frikë kur dikush ju bën një propozim të guximshëm.

Demi

Askush nuk mund t'ju bindë që të shkoni kundër ndërgjegjes tuaj. Etika juaj i mban larg njerëzit manipulues. Nëse shihni se dikush po përfiton nga një mik, fqinj ose i afërm, flisni për atë që po ndodh. Mbase nuk mund të ndërhyni shumë në këtë lidhje, por mirë është ta thoni fjalën tuaj. Dyshimet që keni do të vërtetohen shumë shpejt.

Binjakët

Ju nuk dëshironi t`u imponoheni të tjerëve. Merrni në dorë problemet tuaja me financat. Mbase duhet të merrni një kredi. Partnerit tuaj romantik po i ecën mirë në aspektin financiar. Të paktën, kurseni sa më shumë të mundeni nga të ardhurat e tij. Ca kursime mënjanë, përmirësojnë edhe marrëdhënien tuaj.

Gaforrja

Jini të kujdesshëm kur ndani financat me partnerin tuaj, qoftë atë romantikun, por edhe atë të biznesit. Kemi punuar fort për t`i fituar paratë tuaja, kështu që nuk mund t`i rrezikoni. Vendosni një pjesë të kursimeve në një llogari të përbashkët. Do ta kuptoni vetë se kur është momenti i duhur për t`u hedhur në një investim.

Luani

Jeni serioz, i matur dhe i shkathët në punë. Për dallim nga disa kolegë gjaknxehtë, ju jeni në gjendje të merreni me klientë të vështirë. Për shkak të kësaj superfuqie, do ju rritin në detyrë. Shefi juaj do ta pranojë më në fund, se klientët janë të kënaqur falë teje. A jemi i papunë? Do të merrni një ofertë të mrekullueshme që përfshin artin. Në fillim, pagesa nuk do të jetë e madhe. Do t`ju duhet të luftoni për të përmbushur qëllimet dhe për t`u paguar për aq sa vleni.

Virgjëresha

Nuk e shfaqni në publik të madh punën tuja krijuese. Do preferoni t`ua tregoni njerëzve që mendoni se do ta vlerësojnë atë. Mos iu fshihni botës. Sa më shpejt të dilni në publik me talentin tuaj, aq më i suksesshëm do të jeni. Një agjent apo menaxher do të shohë cilësinë e lartë të punës suaj dhe do kërkojë t'ju përfaqësojë. Lërini rezervat mënjanë dhe nënshkruani një kontratë me këtë njeri.

Peshorja

Një jetë e sigurt familjare ju jep forcë. Nëse ndiheni të pasigurtë, kërkoni mendimin e një të afërmi. Merrni zemër nga inkurajimi i tij. Jeni bekuar me instinkte të mëdha. Përdorini ato për të gjetur një shtëpi. Lëvizja në një pjesë të botës që ju bën të ndjeheni sikur jeni vazhdimisht me pushime këshillohet shumë.

Akrepi

Jini optimistë për një udhëtim të ardhshëm. Edhe pse nuk do të jeni në gjendje të bëni gjithçka që ju pëlqen, do të kaloni një kohë të mrekullueshme. Rezistojini tundimit për t`u konsumuar nga puna. Adoptoni një ritëm të matur që promovon relaksin. Vizita tek një i afërm do t`ju gjallërojë.

Shigjetari

Mbroni gjërat e vlefshme. Ruani çantën dhe gjërat personale. Kyçini mirë gjërat. Ndryshoni fjalëkalimet. Diçka luksoze ka dalë sërish në shitje. Shfrytëzojeni këtë mundësi për ta blerë atë, edhe nëse do t`ju shpenzojë pak. Do t`ju bëjë më të lumtur.

Bricjapi                                                                             

Një punë e rëndësishme ju mbush me kënaqësi dhe krenari. Është mirë të dini se punëdhënësi juaj ju beson detyra kritike. Jeni personi i duhur për këtë pozicion. Njerëzit ndjehen të sigurt duke punuar me ju. Ata frymëzohen për të bërë më të mirën.

Ujori

Jeni thellësisht të ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë. Ndonjëherë, kjo mund të ju shkaktojë dhimbje të madhe. Bëhu i mirë me veten në radhë të parë. Nëse kjo do të thotë të presësh disa orë përpara se t`i përgjigjesh thirrjes për ndihmë të dikujt, ashtu bëj. Ankthi po ju sjell probleme.

Peshqit

Jeni të vendosur t`i arrini qëllimet me çdo kusht. Në vend që të imagjinoni skenarin më të keq, besoni se do të keni sukses. Miqtë do t`ju ngrejnë moralin. Ata gjithmonë e kanë admiruar aftësinë tuaj. Mbështetuni tek ata sa herë të keni nevojë.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.