HOROSKOP

Horoskopi për datën 11 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 janar nga Russell Grant

Dashi

Një fitim i papritur financiar ju lejon të blini një kompjuter, makinë ose smartphone të ri. Gjithmonë ju ka pëlqyer të keni pajisjet e fundit. Jepini kohë vetes të mësoni sesi përdoret. Ju mësoni shpejt. Disa e kritikojnë mënyrën tuaj të kërkimit të gjilpërës në kashtë. Mos e vrisni mendjen.

Demi

Mund të ecni përpara me ndryshimet emocionuese që keni planifikuar vitin e kaluar. Ju nuk jeni më i interesuar të përshtateni me turmën. Do të bëheni magnet dashurie. Ndërkohë që të tjerët i largohen rraskapitjes, ju vazhdoni të punoni. Jepini vetes një shpërblim që jeni kaq produktiv. Një veshje e re, një stoli do t'ju sjellin shumë kënaqësi.

Binjakët

Do të ndodhë një stuhi mendore gjatë kryerjes së disa punëve të mërzitshme. Ndaloni atë që po bëni dhe mbajini shënim këto ide. Ky koncept mund t`ju sjellë pasuri të madhe. Besojini instinkteve tuaja për sigurimin e nevojave praktike të publikut. Ky produkt ose shërbim do të bëhet një fenomen. Përgjigjiuni një organizate vullnetare për ndihmë urgjente. Jo vetëm që do të vlerësohen kontributet tuaja, por do të takoni njerëz shumë të bukur.

Gaforrja

Një ndryshim i papritur i lidershipit do t`ju ngrejë në detyrë. Ju gjithmonë keni ditur se si t’i motivoni njerëzit. Kur të merrni përgjegjësinë, morali do të përmirësohet. Më e mira nga të gjitha, produktiviteti do të dyfishohet. Vendosni një parakusht miqësor për një të porsaardhur. Në fillim, ky individ i trembur do t'i rezistojë. Pastaj do mbështetet tek ju për çdo gjë. Jini sa më mbështetës dhe inkurajues.

Luani

Reformimi i një institucioni të vjetër do të marrë pjesën më të madhe të vëmendjes suaj. Jeni lodhur duke u marrë me sisteme joefikase dhe rregulla të padrejta. Sa më shpejt që ky institucion të riorganizohet, aq më mirë. Një njoftim befasues do t'ju bëjë që të ndryshoni planet tuaja të karrierës. Përfitoni nga një program i rimbursimit të shkollimit. Të paguheni për të fituar një diplomë është një mënyrë e zgjuar për të përparuar. Përdoreni sistemin në avantazhin tuaj.

Virgjëresha

Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Ky është shkak për të festuar. Mblidhuni me njerëz që ju kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë. Falë ndihmës së tyre, ju keni rezistuar. Jeni gati t`i ktheni shpinën kujtimeve të dhimbshme dhe të nisni një fillim të ri. Këshillohet shumë një udhëtim në distanca të gjata. Një pelegrinazh do t'ju frymëzojë të falni dikë që ju tradhtoi. Shëndeti juaj do të lulëzojë si rezultat.

Peshorja

Një takim pasionant është rrugës. Kalimi i ditës në krahët e dashurisë do të sjellë një lumturi të jashtëzakonshme. Nëse jeni beqar, shkoni për një masazh. Jeni të sigurt që mund të gjeni burime shtesë për një projekt që ka kosto. Krijimi i një fondi, aplikimi për një kredi apo grant do të jetë i suksesshëm.

Akrepi

Inkurajoni mikun tuaj ose partnerin romantik që të dalë në pah. Ndaloni së e trajtuari atë si fëmijë. Duke demonstruar besim në aftësitë e tij për t'u kujdesur për veten, lidhja juaj do të bëhet më e fortë. Një dëshirë për drejtësi do të bëjë që të kundërshtoni një rregull të padrejtë. Dikush me autoritet do të përpiqet t'ju qetësojë.

Shigjetari

Fillimi i një pune të re do të përfshijë shumë surpriza. Është e mundur që ky pozicion do të jetë krejt i ndryshëm nga ai që ju reklamua. Ky në fakt është një bekim i fshehur. Të paguhesh për të bërë gjëra të bukura do të stimulojë imagjinatën tuaj. Një ofertë e papritur për punë tingëllon intriguese. Para se të pranoni këtë pozicion, bëni disa hulumtime për personin që drejton kompaninë. Do të befasoheni këndshëm nga ajo që do zbuloni.

Bricjapi

Bëni një udhëtim. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë ndërkohë që vizitoni një vend që është i famshëm për bukurinë e tij natyrore. Do të tërhiqeni nga zëri i tij kurse ia do mahnitet nga trupi juaj. Karizma juaj është shumë e fortë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të treguar punën tuaj krijuese.

Ujori

Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do t'ju detyrojë të ndryshoni zakonet tuaja të jetesës. Mos u shqetësoni se është e përkohshme. Do të jeni aq të lumtur pasi të keni bërë ndryshimet e duhura hidraulike dhe elektrike. Vlera e shtëpisë tuaj do të rritet shumë për shkak të këtyre punimeve. Mos ua vini veshin familjarëve që ju thonë se po shpenzoni shumë, nëse e mbani vetë veten tuaj. Doni më shumë pavarësi, pranoni një ofertë pune.

Peshqit

Përfshirja në një organizatë komunitare do të jetë intelektualisht stimuluese. Disa anëtarë të grupit janë ekspertë të një teme që ju ka magjepsur gjithmonë. Kërkojuni aty t`ju mëosjnë diçka. Do të zbuloni një talent të fshehur për të bërë gjëra të bukura me duart tuaja. Njerëzit admirojnë se sa të hapur jeni ju. Në vend që ta shikoni në anën tjetër padrejtësinë, ju përballeni me të. 

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.