Horoskop

Horoskopi për datën 12 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

A jeni i mërzitur? Ndiqni rekomandimet për një libër ose film që ju bëri një mik i zgjuar. Do të kënaqeni nga kjo zgjedhje. Do ndiheni më mirë. Kjo është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë. Pasi të negocioni për një marrëveshje më të mirë se ajo që ju është ofruar në fillim, do të merrni gjithçka që dëshironi. Kjo marrëveshje do të funksionojë në avantazhin tuaj.

Demi

Ca para surprizë do t`ju mbushin llogarinë bankare. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë pazarin e Krishtlindjeve. Do të gjeni disa dhurata të mrekullueshme me ulje çmimi. Mos harroni të blini diçka të këndshme për veten tuaj. Një detyrë që shpalos anën tuaj artistike duhet të pranohet. Jo vetëm që do të kënaqeni duke punuar me një klient, por do të merrni famën dhe vlerësimin për atë që krijoni. Kjo punë shënon një pikë kthese për perspektivat tuaja krijuese.

Binjakët

Pasi të keni ndjekur nevojat e njerëzve të tjerë, jeni gati të vendosni veten të parën. Ky është një lajm i shkëlqyer. Udhëtoni diku. Rregulloni kompjuterin. Hyni në një konkurs. Bëni gjithçka që ju nxit imagjinatën dhe stimulon intelektin. Ndryshimi i pamjes do t'ju japë një shpërthim energjie. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të vizituar një stilist, punën e së cilit gjithmonë e keni admiruar.

Gaforrja

Kalimi i kohës me veten është qetësuese. Në vend që të shqetësoheni për t'i bërë të tjerët të lumtur, përpiquni të kënaqeni veten. Rezervoni një udhëtim vetëm në det, adoptoni një kafshë shtëpiake ose blijini vetes një dhuratë përrallore. Këshillohet çdo gjest që e bën zemrën tuaj të këndojë nga gëzimi. Edhe në punë do keni ndryshime për mirë.

Luani

Bashkimi me një organizatë ose klub do të jetë shumë argëtues. Do të pëlqeni të shkëmbeni ide me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Bashkëpunoni në një projekt arti me dikë që është shitës i mirë. Ju prodhoni, ai shet. Aftësitë e tij dhe stili juaj janë një kombinim i shkëlqyer. Mbani një qëndrim të shkëputur ndaj një çështjeje familjare.

Virgjëresha

Ia keni matur pulsin publikut. Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve që parashikojnë nevojat e tij do të jetë shpërblyese. Jo vetëm që shefi juaj do të mahnitet nga perceptimi juaj, por edhe kompanitë rivale do duan të bashkëpunojnë me ju. Një luftë ofertash do të shpërthejë mbi ju. Zgjidhni atë që ju paguan më mirë dhe në bazë përqindjesh.

Peshorja

Etja për njohuri do t'ju bëjë të regjistroheni në një kurs të përparuar. Studimi me një mësues të talentuar do të jetë frymëzues. Çdo punë që përfshin arsimimin, botimin ose ligjin do të jetë e këndshme. Ju jeni bekuar me një intelekt të mprehtë. Mund të paguheni për ta përdorur atë. Puna rutinore zbeh buzën tuaj krijuese dhe ju mërzit. Gjeni një punë që ju bën të ndiheni mirë.

Akrepi

Karizma juaj është në kohën e saj më të mirë. Përdoreni për të marrë atë që dëshironi. Aplikoni për një kredi, ftoni dikë për një darkë jashtë ose kërkoni një punë. Mos u shqetësoni nëse më parë jeni refuzuar. Këtë herë, do të jetë e pamundur t'i rezistohet sharmit tuaj. Paratë nga zgjidhja e një çështjeje ligjore ose një trashëgimi do vijnë drejt jush. Do mendoheni shumë se si do t`i shpenzoni këto para. Mos i tregoni të tjerë për këtë dhuratë që fundi i vitit rezervoi për ju.

Shigjetari

Fejesa ose martesa është një mundësi e veçantë. Doni apo nuk doni duhet ta ndërmerrni atë hap herët ose vonë. Ca para nga një trashëgimi do t`ju ndihmojnë ta vini jetën pak përpara. Shfrytëzojeni këtë mundësi që të shkoni së bashku në një udhëtim. Do të jetë shumë argëtuese.

Bricjapi

Keni arritur një pikë kthese emocionuese në shëndetin tuaj. Pasi të ndiqni këshillën e mjekut, do eliminoni një gjendje të bezdisshme. Është mirë të ndiheni sërish i fortë. Jepini vetes një shpërblim për gjithë punën e vështirë. Një program qeveritar do t'ju lejojë të rritni perspektivat tuaja profesionale me kualifikime të reja. Plotësimi i aplikimeve do kërkojë kohë, kështu që bëni durim.

Ujori

Pjesëmarrja në një festë të Krishtlindjeve do të jetë shumë argëtuese. Vishni diçka të veçantë për këtë event, pasi atje mund të takoni dikë që do t`ju promovojë. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, ka një shans që të nisni edhe një romancë së bashku. Jeni të magjepsur nga zgjuarsia e tij e mprehtë, ndërsa ai i mahnitur nga vizioni juaj i jashtëzakonshëm.

Peshqit

Një mbledhje familjare nxjerr në dritë në anën tuaj sentimentale. Do të kënaqeni duke diskutuar për kohët e vjetra dhe duke parë fotografitë. Përgatituni të dëgjoni lajme të mrekullueshme për rezultatet e shkollës së dikujt. Ai ka punuar shumë dhe meriton një shpërblim të bukur. Kur bëhet fjalë për marrjen e një vendimi personal, bindjuni emocioneve tuaja. Rishikoni opsionet. Përqafoni atë që ju entuziazmon. 

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.