HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 janar nga Russell Grant

Dashi: Do të jetë e nevojshme të plotësoni një pjesë të madhe të dokumenteve për të marrë një kredi biznesi. Plotësimi i këtyre kërkesave nuk është pika juaj e fortë, ndaj kërkoni ndihmë nga një mik që t'ju ndihmojë gjatë procesit. Rezistojini dëshirës për t'u kujdesur për gjithë të tjerët. Ju duhet së pari të plotësoni nevojat tuaja. Nëse kjo do të thotë të braktisësh një punë që nuk ju kënaq, është koha ta lini. Jeta është shumë e shkurtër për ta sakrifikuar lumturinë tuaj për një pagë.

Demi: Lufta për të drejtën tuaj është e rëndësishme për ju. Në vend që të qëndroni indiferent ndërsa njerëzit lëndohen, ju jeni gjithmonë në mbrojtjen e tyre. Disa njerëz ju ngacmojnë, por shumica e admirojnë gatishmërinë tuaj për të folur kur jeni përballë padrejtësive. Qëndroni të vërtetë në bindjet tuaja. Mos krijoni konflikte me një fqinj. Kaosi në shtëpi çdo ditë nuk është i shëndetshëm. Është shumë më mirë të kultivosh një komunitet paqësor. Jini të gatshëm të bëni disa lëshime në interes të harmonisë.

Binjakët: Ju po ndjeheni më mirë për një çështje financiare. Në vend që ta krahasoni situatën tuaj me të tjerët, filloni të ndieni kënaqësi. Numërimi i të mirave tuaja do t'i bëjë ata të shumohen dhe rriten. Dalja nga një borxh është një qëllimi i duhur. Zbuloni saktësisht se sa u keni borxh kreditorëve dhe hartoni një plan për përmbushjen e këtyre detyrimeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju mund të gjeni një punë të dytë për të paguar këto detyrime.

Gaforrja: Mos u mërzitni nëse nevojat e partnerit tuaj kanë ndryshuar. Nuk është normale që dikush të mbetet i njëjtë. Nëse gjysma juaj vendos të gjejë një punë tjetër, të ndryshojë pamjen ose të ndjekë një hobi të ri, ai duhet të mbështetet. Qëndroni me këmbë në tokë përballë një personi të rëndësishëm. Edhe pse grada e tyre mund të jetë më e mirë, kjo nuk u jep atyre të drejtën t’ju trajtojnë në një mënyrë të padrejtë.

Luani:  Ndryshimet ne regjimin ushqimor do të japin rezultate të mira. Edhe pse gjithmonë keni pasur energji, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të pushoni kurrë. Vendosja e një rutine relaksuese të gjumit do t'ju bëjë të ndiheni më mirë. Qëndroni larg nga pajisjet elektronike para se të flini. Mos lejoni që ndjenjat  të vendosin në lidhje me financat tuaja. Dikush do të përpiqet t'ju bëjë të ndiheni fajtorë për të ardhurat që keni. Ata thjesht po përpiqen t'ju manipulojnë për t’u dhënë atyre një borxh. Mos u besoni.

Virgjëresha: Gjetja e një forme të re krijuese është e rëndësishme. Vetëm se ju jeni një shkrimtar i mirë nuk do të thotë që nuk mund të gjeni sukses edhe si piktor, stilist apo aktor. Ju jeni të sigurt që do të ndiheni të kënaqur në fazat e mëvonshme, kështu që bëni durim. Një bisedë me një ekspert, do ju bëjë të ndryshoni pikëpamjet tuaja për fenë dhe politikën. Një person logjik si ju nuk mund të injorojë faktet.

Peshorja: Mos kini frikë të sfidoni autoritetin e familjes tuaj. Të gjithë meritojnë respekt, pavarësisht nga mosha e tyre. Kur një i afërm i moshuar është i padrejtë, është krejtësisht e arsyeshme të mbrohesh. Ndjehuni të lirë ta lini pezull këtë marrëdhënie deri sa t'ju jepet vëmendja që kërkoni. Kujdes se si e prezantoni veten në mediat sociale. Edhe nëse llogaria juaj është personale, ju mund të bëheni pjesë e komenteve fyese.

Akrepi: Ju po vendosni komunikimin në krye të listës suaj të përparësive. Në të shkuarën, ju se keni bërë këtë gjë dhe kjo ka krijuar probleme si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale. Keqkuptimet ndodhin kur i detyroni të tjerët të interpretojnë sjelljen tuaj misterioze.

Shigjetari: Besoni në dhuntitë e Universit për të përmirësuar perspektivat tuaja financiare. Në vend që të bëheni xhelozë për pasurinë e njerëzve të tjerë, mësoni që të ndiheni të lumtur për ta. Të gjithë mund të jenë të pasur, përfshirë edhe ju. Herën tjetër që partneri juaj ju jep një dhuratë ose ju bën një favor, tregoni mirënjohjen tuaj. Kjo do të hapë rrugën për një aleancë më të ngushtë që ju bën të dyve të lumtur.

Bricjapi: Ndryshimi i mënyrës sesi e mendoni fuqinë tuaj do të jetë efektive. Në të kaluarën, keni pasur një qëndrim autoritar, i cili ishte shumë frikësues. Tani preferoni të merrni një qëndrim më të butë. Duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin respekt, ata do të jenë më të prirur ndaj udhëzimeve tuaja. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, hiqni dorë nga dëshirat se si e doni partnerin tuaj të ëndrrave. Përkundrazi, jini të hapur për të takuar dikë që nxjerr në pah më të mirën tuaj. A e keni tashmë një partner? Nësë po, shkëmbeni kritika dhe lëvdata.

Ujori: Pasja e besimeve të reja shpirtërore do të jetë fuqizuese. Vetëm se jeni rritur sipas traditës nuk do të thotë që ju duhet të mbani këtë mënyrë të jetës. Disa anëtarë të familjes do të lëndohen nga vendimi juaj. Mos u ndjeni fajtor për atë që ka kuptim për ju. Puna juaj është bërë një fiksim. Në vend që të harxhoni të gjithë energjinë tuaj në punë, kaloni më shumë kohë me njerëzit dhe aktivitetet tuaja të preferuara. Lini zyrën dhe takoni miqtë për darkë. Do të kaloni kohë duke qeshur për gjëra që dikur dukeshin me rëndësi jetike.

Peshqit: Qëllimet tuaja po pësojnë ndryshime të mëdha. Gjërat që ju motivuan dhe ngacmuan në të kaluarën nuk kanë më asnjë interes. Kjo është e vështirë për një person të ndjeshëm si ju, por edhe pjesë e nevojshme e procesit të rritjes. Hiqni dorë nga ajo që nuk ju shërben më. Jini të kujdesshëm me dikë që dëshiron të hyjë në rrethin tuaj shoqëror. Edhe pse ky i porsaardhur është shumë simpatik, ju mendoni se ka një anë të fshehur. Dëgjoni intuitën tuaj dhe mbajini larg këta persona./Tiranapost.al