HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 dhjetor nga Russell Grant

Dashi: Këshillohet të ndjekësh një mundësi për biznes që përfshin taksat, sigurimet, ose çështje militare. Mund të fitosh shumë para nëse sheh këto mundësi. Nuk ke frikë të ndërmarrësh hapa për gjëra të panjohura. Pjesëmarrja në një event tregtar apo konferencë do të rrisë shanset për sukses. Njerëzit janë të impresionuar nga profesionalizmi yt. Pasi të bisedoni dhe të shkëmbeni eksperiencë edhe nga profesionistë të shquar, të gjithë do të duan të punojnë me ty.

Demi: Kalimi nga miqësia në një lidhje romantike do të jetë e lehtë. Kohët e fundit, ke zbuluar atë kiminë mes teje dhe personit që e njeh prej vitesh. Mes sensit të humorit dhe sensualitetit do të arrini të ndërtoni një jetë të mirë së bashku. Nëse je beqar/e merr pjesë në një festë. Dikush aty do të të bëjë për vete. Jepi mundësinë vetes të dashurohesh me shikim të parë. Ky person mund të jetë i përsosuri për ty.

Binjakët: Ndiq rekomandimet për tu stërvitur. Kur trupi aktivizohet dhe lëviz, kalon edhe lodhja fizike. Mos u habit nëse të vjen frymëzimi për të shkruar një libër, të përgatisësh një skenar filmi, ose të krijosh një linjë veshjesh. Së shpejti do të bien në dorë një shumë parash nga një trashëgimi, çështje ligjore ose nga një lotari . Përdori për të filluar një biznes ose bamirësi. Do ndjesh kënaqësi me sfidën për të mbledhur një ekip njerëzish të talentuar për të bërë punë të rëndësishme. Ke instinkte të shkëlqyera në lidhje me punësimin e njerëzve.

Gaforrja: Dëshirat e forta do të bëjnë të ‘luani’ më me pasion me të dashurin. Nuk ka kohë më të mirë sesa tani për të tërhequr akoma më shumë pas vetes partnerin. Nëse  do mendosh se mund të krijojë paragjykime nga veprimet e tua, provo një tjetër qasje. Trego interes për planet dhe ëndrrat që ka. Kujdesi ndaj nevojave emocionale të tij, do ti hapë rrugën shtimit të pasionit.  Nëse je beqar/e do takosh një person të veçantë në një koncert, kinema ose në një aktivitet tjetër. Qëndro gati për të prezantuar veten.

Luani: Është koha për tu marrë pak me shtëpinë. Ka nevojë të kontaktosh me një hidraulik, të përmirësosh sistemin elektrik, të bësh rregullime, dhe shpenzime për mobiliet. Do të ndjesh kënaqësi dhe në fund do kesh një shtëpi më të mirë dhe më me vlerë pasurie. Nëse kërkon të blesh një shtëpi tjetër, mund të aplikosh për një kredi me përfitime nga interesat.

Virgjëresha: Aplikimi për një program akademik ose një punë voluminoze në botim do të rezultojë me sukses. Aftësitë intelektuale i ke të forta. Përdori për të bërë emër në fushën që të intereson më shumë. Asgjë nuk të bën më të lumtur sesa të eksplorosh në fushën e ideve të reja. Edhe jeta sentimentale po ecën mirë. Nëse ke një partner, nuk do kesh mundësi të mbash duart e krahët larg tij/saj. Nëse je beqar/e do takosh dikë special në një konferencë profesionale ose aktivitet tjetër.

Peshorja: Ke shumë iniciativë, sidomos kur bëhet fjalë për para. Shitja e punimeve artizanale do të sjellë fitime. Do jesh në gjendje të shtosh ritmin e punës, por edhe me frymëzim për gjëra të tjera. Një i afërm ka disa lajme të mrekullueshme. Do të ketë dhe festë për këtë. Është argëtim dhe emocion të merresh me përgatitjet, nga muzika, menyja dhe lista e miqve. Mos kurse asnjë asgjë me këtë festë. Do të bëhet burim i shumë kujtimeve që nuk do të harrohen.

Akrepi: Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për tu lidhur, për tu fejuar apo për të shkëmbyer premtime të mëdha. Nëse je beqar/beqare do të takosh një person shumë të veçantë dhe tërheqja do të jetë e menjëhershme. Rezervo një udhëtim që tani, do të të ndryshojë jetën. Një lajm fantastik vjen nga puna: një rritje në detyrë ose një mundësi e re karriere. Je person i admiruar dhe i dëshiruar. Ji gati për të negociuar në çështje parash.

Shigjetari: Puna prapa skenave do të jetë stimuluese. Është e lehtë të ushtrosh imagjinatën kur askush nuk i ka sytë tek ty. Puna e deritanishme do të vlerësohet. Të ardhurat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Përdori këto të ardhura për të blerë një gjë që më parë ishte jashtë mundësive të tua, si një shtëpi ose një makinë. Trajtoje veten më mirë se e meriton.

Bricjapi: Bashkimi me një ekip do të jetë më i dobishëm sa mendoje. Bashkë do arrini të krijoni një produkt ose shërbim me përfitime të mëdha. Përvoja jote shtuar dhe vullnetin është receta e duhur për sukses. Mos u habit nëse një nga bashkëpunëtorët bie në dashuri me ty. Karizma jote është një armë e fortë për të bërë dikë për vete. Nëse je beqar/e relaksohu dhe fillo një romancë me këtë admirues. Nëse je në një lidhje, do të marrësh një dhuratë të këndshme.

Ujori: Kanalizo ambicien profesionale për të siguruar një vend të mirë pune në industri të rëndësishme. Pasi të zësh vend, do të kesh edhe ngritje në detyrë. Që nxënës ke pasur ambicie të forta dhe inteligjencë. Për ty vetëm qielli është kufiri. Një lidhje e fshehtë dashurie po të dhuron emocione të forta. Është bukur të kesh një pjesë tjetër të jetës ‘të fshehur’ nga të tjerët. Të gjithë do të vënë re ndryshimin tënd në pamjen fizike më të kuruar.

Peshqit: Partneri ose miku më i mirë do të suprizojë me një dhuratë të këndshme. Ndiq edhe këshillat që do të japë për të ndjekur ëndrrën e jetës. Ke dashur gjithmonë të bëhesh artist profesionist, të jetosh pranë Oqeanit, ose të ndryshosh besimin. Merr iniciativën dhe thjesht realizoji. Vëmendja e familjarëve është gjithmonë tek ty. Vazhdo të bësh gjëra të këndshme për njerëzit që do më shumë. Ata do të të kthejnë favorin. Prano një ofertë për shkuar në një festë, fundja gjithçka është e paguar, e pa shpenzime./ Tiranapost.al.