Horoskop

Horoskopi për datën 14 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 14 janar nga Russell Grant

Dashi

Kjo nuk është një kohë e mirë për t’u përfshirë në një betejë ligjore. Edhe pse mendoni se jeni të justifikuar në veprimet tuaja, gjykata nuk do të pajtohet me ju. Rezistojini tundimit për të bërë rrëmujë. Nëse dikush ju ka anashkaluar, ishte ndoshta diçka rastësore. Zhgënjimi juaj do ta përkeqësojë një situatë. Kthejeni vëmendjen tuaj ndaj një hobi ose marrëdhënieje që ju jep gëzim.

Demi

Rezistojini tundimit për t’u përfshirë në një intrigë romantike. Një romancë e fshehtë do t’ju thyejë zemrën. Do të dëmtojë gjithashtu disa njerëz të pafajshëm. Një mik me qëllime të mira po ju nxit të merrni një rrezik financiar. Mbajini paratë tuaja të fituara me vështirësi në bankë. Mos rrezikoni.

Binjakët

A nuk jeni dakord me partnerin romantik ose të biznesit? Merrni frymë thellë dhe bëni një tërheqje strategjike. Përpiquni të bëni një kompromis. Është e rëndësishme të keni një qasje realiste në punë. Nuk ka asgjë të keqe nëse keni mungesë ambicie. Mund të punoni më pak, do keni më pak para, por mund të ndiheni më të lumtur. Përqendrohuni në aspektet pozitive të situatës suaj.

Gaforrja

Problemet shëndetësore do të ndodhin nëse nuk kujdeseni. Ndaloni së e konsumuari veten. Lëreni zyrën më shpjejt, hani ushqime të shëndetshme dhe flini më shumë gjumë. Bëni më shumë ushtrime. Mos i besoni dikujt që pretendon të ketë të gjitha përgjigjet. Kushdo që kërkon që të shkoni kundër ndërgjegjes suaj, nuk ju do të mirën.

Luani

Rezistojini tundimit për t`u shqetësuar kur gjërat nuk funksionojnë në favorin tuaj. Sa më i hirshëm të jeni përballë humbjes, aq më shumë admirues do të tërhiqni. Mos u habitni kur dikush t`ju thotë se ju pëlqen. Është e rëndësishme të mbroni interesat tuaja financiare. Rishikoni pasqyrat bankare dhe faturat e kartave të kreditit. Do të vini re disa pagesa dhe tarifa të gabuara.

Virgjëresha

Është e rëndësishme të merrni masa paraprake të sigurisë në shtëpi. Instalimi i një alarmi do t`ju sillte një paqe të përgjithshme. Është gjithashtu një ide e mirë për të investuar në një fikës zjarri. Këto blerje relativisht të lira do të sjellin paqen e mendjes suaj. Kur ndiheni të zhgënjyer me një të dashur, tërhiquni nga kjo marrëdhënie.

Peshorja

Problemet e transportit do të sjellin komplikime. Sigurohuni që celulari juaj të jetë plotësisht i karikuar dhe të keni numrat e saktë të kontaktit për njerëzit që do të takoni. Do të jetë e nevojshme të paralajmëroni klientët e ardhshëm se do të vonoheni. Mbërrini në punën tuaj në kohë dhe gati për të punuar. Neglizhimi i përgjegjësive mund të çojë në shkarkimin tuaj. A je i papunë? Filloni të aplikoni për punë dhe të bëni intervista.

Akrepi

Mbajini pronat e vlefshme të kyçyra. Kujdes sendet personale. Nëse keni menduar të instaloni një sistem sigurie, bëjeni atë. Kur bëhet fjalë për dashurinë, ndjehesh i vetmuar dhe i izoluar. Mënyra më e mirë për të marrë dashurinë që dëshironi është të ndiheni mirë me veten. Trajtojeni veten në një vakt të shijshëm, blijini vetes një tufë lule ose blini ndonjë aksesor që është në modë.

Shigjetari

Një qëndrim i ashpër do të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Kujdes nga imponimi i pikëpamjeve tuaja në një grup. Një person me përvojë do të propozojë një metodë alternative. Mënyra e tij do të jetë shumë më produktive sesa e juaja. Jepini këtij kolegu meritën që i takon. Një i afërm po ju lodh nervat. Është koha për të vendosur disa kufij të shëndetshëm me këtë dëmtues.

Bricjapi

Mos ndiqni dikë që nuk është i lirë të hyjë në një marrëdhënie romantike ose biznesi. Kjo është gjëja e duhur për të bërë. Qendroni pozitiv! Së shpejti do të bashkoni forcat me një partner po aq të mirë. Dikush do të kërkojë mendimin tuaj. Përgjigjiuni me vërtetësi. Është shumë më mirë të ofrosh kritikë konstruktive. Do të fitoni një reputacion të mirë si gjykatës me shije dhe standarde të larta.

Ujorit

Sa më shpejt që të shkëputeni nga një grup fyes, aq më mirë. Disa njerëz do të fyhen nga qëndrimi juaj superior. Ky është problemi i tyre. Ju jeni duke kërkuar bashkëpunim me ekspertë. Mbani një qasje realiste ndaj parave. Nëse nuk po fitoni mjaftueshëm, kërkoni një punë më fitimprurëse. Mund të fitoni jetesë më të miër nëse merreni me art.

Peshqit

Kritikat në punë do shkaktojnë pakënaqësi. Edhe pse ju e keni autoritetin është më mirë t`i trajtoni butësisht kolegët. Bindini njerëzit me të mirë që duke ju dëgjuar do të nxjerrim më të mirën e tyre. Jini të sinqertë nëse ju mungon përvoja e nevojshme për të bërë një punë të mirë. Me punësimin e një eksperti të respektuar, do të siguroheni që puna të bëhet mirë dhe në mënyrë të duhur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.