Aktualitet

Horoskopi për datën 14 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 14 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Dita e Shën Valentinit ofron një mundësi të mirë për të kaluar kohë me të dashurin. Rregulloni orarin tuaj për t'i kushtuar vëmendjen e plotë një romance. Kalimi i gjithë ditës në shtrat me të dashurin tuaj është një mundësi e veçantë. Shprehja e dëshirave tuaja sensuale do të jetë thellësisht e kënaqshme. Ju jeni të vendosur të keni një ditë të mrekullueshme, pavarësisht nga statusi i marrëdhënies tuaj. Nëse jeni beqar, bëni diçka të veçantë për kënaqësinë tuaj personale. Blini diçka të shtrenjtë, shkoni në një festë luksoze ose thjesht merreni ditën pushim dhe bëni gjithçka që ju pëlqen.

Demi

Kalimi i kohës cilësore me të dashurin është dhurata më e mirë e Shën Valentinit që mund të merrni. Dëgjoni impulset tuaja. Ato do t'ju çojnë në një nivel më të thellë të përmbushjes romantike. Jeni lodhur duke qenë praktik. Duke kënaqur dashurinë tuaj për artin, muzikën dhe argëtimin është një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar veten mirë, pavarësisht nëse jeni beqar apo i lidhur. Shkoni përpara dhe blini disa gjëra të shtrenjta.

Binjakët

Partneri juaj do t'ju ofrojë një ditë luksoze dhe kjo është pikërisht ajo që ju nevojitet. Lënia e punës pas dore do të jetë një lehtësim i madh. Përdoreni kohën tuaj të lirë për të shijuar ndonjë ushqim të mirë ose për të bërë një sy gjumë pasdite. Nuk ka asnjë arsye për t'u turpëruar nga dëshirat tuaja sensuale. Bëni masazh.

Gaforrja

Romanca do mbizotërojë jetën tuaj në këtë Shën Valentin. Qofshi beqarë apo të lidhur, nuk do ju mungojnë admiruesit. Po kërkon dashurinë? Një admirues i flaktë do t'ju ftojë për një darkë. Nëse jeni në një lidhje, një dhuratë është rrugës. Jini pranues ndaj komplimenteve. Ato do t`ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe do t`ju frymëzojnë.

Luani

Një deklaratë dashurie mund të ishte dhurata juaj e Shën Valentinit këtë vit. Nëse keni takuar dikë special, mund të vendosni të fejoheni ose martoheni. Blerja e një shtëpie së bashku është një mundësi tjetër. Bashkimi i jetës me të dashurin tuaj do t'ju bëjë të ndjeheni të dashur dhe të sigurt. Bindjuni impulseve tuaja artistike. Bërja e një dhurate të dashurit tuaj do t`ju bëjë të ndiheni mirë edhe vetë. Ju keni instinkte të shkëlqyera për mënyrën se si ta bëni të buzëqeshë të dashurin. Kjo do t’i hapë rrugën një takimi pasionant.

Virgjëresha

Mënyra më e shpejtë për të arritur në zemrën tuaj është përmes trurit. I dashuri juaj mund t’ju blejë një libër për Shën Valentin. Kurse ju mund të blini bileta kinemaje ose për një koncert. A po kërkoni dashurinë? Do ta gjeni duke ushtruar intelektin tuaj. Mos u habitni kur të takoni një të huaj misterioz ndërkohë që ndiqni një kurs. Do ju duket sikur e njihni njëri-tjetrin prej një jete.

Peshorja

Dita e Shën Valentinit do të jetë një kohë e kënaqësive fizike. Ushqimi i mirë, pijet e shijshme dhe takimi sensual do t`ju bëjë të fluturoni nga gëzimi. Nëse jeni beqar, dhurojini vetes një ditë të këndshme. Shijoni një trajtim në spa, ose një vakt të shijshëm. Ju nuk keni nevojë për një partner për t'u ndier mirë. Kur e përkëdhelni veten rregullisht, bëheni një magnet dashurie.

Akrepi

I dashuri juaj ka një surprizë të mrekullueshme me rastin e Shën Valentinit. Tregoni mirënjohjen tuaj për gjithë mundin dhe zgjuarsinë e tij. Jini këmbëngulës për përmbushjen e nevojave tuaja fizike. Sapo partneri të dijë se çfarë dëshironi, do të jetë i etur për t'ju kënaqur. Jeni beqare? Do të takoni dikë special në një konkurs apo ngjarje sportive.

Shigjetari

Dita e Shën Valentinit do të jetë e veçantë për ju. Përgatituni. I dashuri juaj ka një javë që përgatitet për të. Tregoni vlerësimin tuaj. Jepini dashurinë që edhe ai ju jep. Në vend që të përpiqeni të ndryshojnë sjelljen e tij ose të zgjidhni problemet, thjesht dhuroji dashuri. Ai do të jetë përjetësisht mirënjohës.

Bricjapi

Dashuria do të marrë një rëndësi të veçantë këtë Ditë Shën Valentini. Në vend që të shkoni në të njëjtin restorant si çdo vit, do të provoni diçka krejtësisht të re dhe ndryshe. Ka mundësi të bëni edhe një debat të vogël me partnerin, por që do zgjidhet shpejt. Nëse jeni beqar, përqafoni lirinë. Investoni në lumturinë tuaj. Blijini vetes një dhuratë të lezetshme.

Ujori

Jeni gati ta çoni një marrëdhënie romantike në nivelin tjetër. Të fejohesh ose martohesh është një mundësi. Kur ju bëni një premtim e mbani atë. Kushdo që është në krahun tuaj duhet të jetë i sigurt për besnikërinë tuaj. Ju gjithmonë e vendosni lumturinë të parën.

Peshqit

Kjo ditë e Shën Valentinit do të jetë shumë argëtuese. Është një kohë e shkëlqyer për të shijuar dashurinë. Mos u shqetësoni se do dukeni si një budalla romantik. Braktisja e vetes drejt kënaqësisë është një nga favoret më të mëdha që mund t`i bësh ndonjëherë vetes.

*Horoskopi i Russell Grant u përshtat në shqip nga Fabjola Hije