Aktualitet

Horoskopi për datën 17 shkurt nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Intuita juaj nuk është aq e fortë sa zakonisht. Derisa të gjeni një ide që ju gëzon nuk duhet të bëni hapa të mëdhenj. Qëndroni të zënë me detyra të vogla si mirëmbajtja e shtëpisë dhe dërgimi i shkresave. Pjesëmarrja në këto detyra do ju bëjë të kuptoni dëshirat tuaja. Kultivoni dashurinë tuaj për artin dhe muzikën. Të shkoni në një muze apo koncert do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mund të takoni dikë që ndan të njëjtin pasion më ju. Lëvizjen e parë duhet që ta bëni ju.

Demi

Shmangni marrjen e ndonjë iniciative që ka lidhje më financat. Shumë nga miqtë tuaj po investojnë para ose janë duke menduar hapjen e një biznesi. Vetëm se ata e mendojnë fitmiprurës nuk do të thotë se do të jetë i tillë edhe për ju. Mbajini paratë tuaja në bankë. Një bisedë e frymëzuar nga një grup miqsh do të sjellë një ide për një projekt arti. Eksperimentimi me teknikat më të fundit do të jetë argëtues. Provoni një program të ri për t'ju ndihmuar të krijoni dizajne shpejt dhe lehtë.

Binjakët

Mendoni për çdo zgjedhje në karrierë. Mundësi më të mëdha dhe më të mira profesionale janë në horizont. Ju nuk dëshironi të pranoni një punë pa e diskutuar më parë, vetëm se nëse është pozicioni juaj i ëndrrave që po bëhet realitet. Qëndroni atje ku jeni deri në muajin tjetër. Një dashuri do t'ju bëjë që të provoni një recetë ose ritual nga e kaluara. Është ngushëlluese të ndjeheni i lidhur me të kaluarën. Dëshira për të kujtuar të afërmit do t'ju japë guximin të provoni gjëra të reja.

Gaforrja

Hyrja në një marrëveshje ligjore do të jetë shkak për pakënaqësi. Është më mirë të shmangni nënshkrimin e letrave deri muajin tjetër. Luani me kohën. Shmangni telefonatat dhe lini orare. Një interes për filozofinë, psikologjinë do t'ju bëjë që të ndiqni një kurs të përparuar. Kjo lëndë mund të mos ketë asnjë lidhje me punën tuaj, kjo është edhe arsyeja pse është kaq e këndshme. Është e rëndësishme që gjërat të bëhen me dashuri.

Luani

Mundohuni të mos zhgënjeheni kur të refuzoheni një hua ose bursë. Financimi që ju nevojitet do të arrijë nga një burim tjetër nëse qëndroni pozitiv. Kaloni disa minuta çdo ditë duke pikturuar dhe duke menduar për planet tuaja. Nisja e një projekti hulumtues do të jetë tërheqës. Do të gjeni disa fakte që ju kanë bërë kurioz gjithmonë. Sapo të merrni një informacion të besueshëm, do të jetë më e lehtë të kuptoni se pse dikush u soll në një mënyrë kaq misterioze.

Virgjëresha

Ju duket sikur miku juaj më i mirë ose partneri romantik po ju keqkupton me dashje. Ka mundësi që ata po veprojnë kështu për të shmangur një konfrontim. Në raste si këto, është e rëndësishme të mbani mend që nuk mund të kontrolloni askënd tjetër, përveç vetes tuaj. Ndryshoni mendimet që keni. Ju jeni kurioz për njerëzit dhe atë që po mendojnë. Mësoni sa më shumë për një kulturë të huaj që ju ka tërhequr gjithmonë. Të kuptuarit e kësaj kulture do të bëjë të ndryshoni disa zakone dhe supozime që ju kanë lënë mbrapa.

Peshorja

Jeni lodhur duke mbrojtur kolegët që nuk shkëlqejnë në punë. Ndaloni së mbuluari gabimet e tyre dhe lërini qe të marrin përsipër pasojat për gabimet e tyre. Sa më shpejt që punëdhënësi juaj të kuptojë se  ka nevojë për trajnime shtesë, aq më mirë do të jetë edhe për ju. Dikush do t'ju kërkojë të bashkoheni në një projekt vullnetar. Duhet të jeni të vendosur kur thoni jo, por dhe të sjellshëm. Edhe pse ju pëlqen të jeni në shërbim, së pari duhet t’i shërbeni vetes tuaj. Merrni kohë për të pushuar dhe rimbushur bateritë tuaja.

Akrepi

Ballafaqimi me fëmijët dhe partnerin romantik do të jetë zhgënjyes. Ju po përpiqeni t'u jepni atyre udhëzime, ndërsa ata janë të përqendruar në argëtimin e tyre. Ndaloni së humburi kot kohën. Kthejeni vëmendjen ndaj ndjekjeve së pasioneve tuaja që kultivojnë lumturi siç është: vizatimi, pikturimi, skulptura dhe luajtja e muzikës. Kur të intervistoheni për një vend pune, mos kini frikë të tregoni  talentin dhe arritjet tuaja. Ju duhet të promovoni veten. Askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju. Ky pozicion është tepër tërheqës për ta lënë të ikë.

Shigjetari

Kjo nuk është koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme për familjen ose shtëpinë tuaj. Gjërat në frontin e brendshëm janë konfuze. Në vend që të aktroni, duhet të shihni, dëgjoni dhe mësoni. Jini sa më shumë pranues ndaj një të afërmi, sjellja e të cilit ju duket e çuditshme. Ju jeni të ndjeshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Nëse zbuloni një tërheqje nga jeta e tyre publike, ka të ngjarë që ata janë prekuar nga një vërejtje. Jepuni atyre mirësinë dhe sigurinë që u duhet për t'u rikthyer.

Bricjapi

Do të jetë e vështirë të tërhiqni vëmëndjen e një audience për një çështje të caktuar. Pavarësisht se sa qartë e shpjegoni një plan, njerëzit nuk do të kuptojnë asgjë. Ndiqni një strategji për këtë. Mësoni një aftësi, përzgjidhni një fjalor që do i bëjë të tjerët më të vëmënshëm ndaj jush. Qëndroni të përqendruar në qëllimin tuaj. Çdo gjë që do bësh kërkon kohë, durim dhe sakrificë.

Ujori

Burimet tuaja financiare janë në rënie. Mos bëni blerje të mëdha dhe harxhime të kota. Do të keni një mundësi për të fituar më shumë para brenda disa javësh. Për momentin, duhet të ruani ato që keni dhe të jeni i kujdesshëm për shpenzimet. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë dhe energji ndjekjes së hobeve tuaja. Jeni lodhur duke punuar gjithë kohën. Komunikoni me natyrën, vizitoni një muze ose luani një lojë.

Peshqit

Ndryshimi i pamjes suaj do të jetë shkak për pakënaqësi. Prisni disa javë të tjera përpara se të ndryshoni flokët, veshjen dhe imazhin tuaj. Nëse e bëni lëvizjen tuaj tani, njerëzit do të kenë vështirësi që t’ju pranojnë me këto ndryshime. Jini të durueshëm. Njerëzit janë të impresionuar nga aftësia juaj për t'u dhënë përgjigje të zgjuar pyetjeve të kërkimit. Në vend që t’i tregoni sekretet tuaja, mbajini ato për vete. Dikush që është magjepsur nga intelekti do të tregojë interes për një takim romantik me ju./Tiranapost.al