HOROSKOP

Horoskopi për datën 19 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 19 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Aftësia juaj e udhëheqjes vlerësohet shumë. Mos u habisni nëse dikush ngre një dolli për ju për Krishtlindje. Falë jush, një organizatë është më e qëndrueshme. Kjo gjë do t’i ndihmojë ata që punojnë aty të kenë festa të gëzueshme. Një admirues do t'ju tërheqë në rrjetën e tij të intrigave. Dorëzojuni kënaqësisë. Do të ndiheni shumë mirë me dikë që do të plotësojë dëshirat e tua sensuale. Ky do të jetë një takim për t'u rikujtuar sërish.

Demi

Kryerja e traditave të Krishtlindjeve ju mbush me gëzim. Në vitet e kaluara, keni qenë shumë i lodhur dhe i zënë për të bërë përgatitjet. Gjërat janë ndryshe tani, sepse dhe orari juaj është më fleksibël. Përgatitja e vakteve të veçanta dhe dekorimi i shtëpisë është përparësia juaj. Një bisedë serioze me një person të dashur do t’ju mbushë me shpresë. Kohët e fundit jeni shqetësuar se ata e kishin humbur kuptimin e jetës së tyre, por do të kuptoni se në fakt kanë shumë plane për të ardhmen.

Binjakët

Ju jeni duke ndjekur një regjim ushqimor. Edhe pse është e vështirë të shmangni tundimet gjatë sezonit të Krishtlindjeve, do të mundoheni që ta ndiqni. Duhet të hani ushqime të shëndetshme dhe të eleminoni sheqerin, yndyrën dhe alkoolin. Eksperimentoni me receta nga libri juaj i preferuar i gatimit. Nëse keni një zgjedhje midis marrjes së një rroge dhe një fitimi me përqindje, zgjidhni këtë të fundit.

Gaforrja

Një partner në biznes ose partner romantik po ju bën ftesë që të argëtoheni bashke këto Krishtlindje. Në vend që të kaloni çdo moment të lirë në zyrë, shkoni në shtëpi. Organizoni një festë, bëni një pushim ose shijoni një darkë me qirinj së bashku me partnerin tuaj. Shanset për t'u fejuar ose martuar janë mundësi të mira. Premtimet e bëra ka ardhur koha që t`i mbani. Ju dhe partneri juaj jeni plotësisht të sigurt në ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special gjatë pushimet.

Luani

Puna nga shtëpia rrit produktivitetin tuaj. Është lehtësim për t'i shpëtoni gjithë trafikut të Krishtlindjeve. Pasi të mbaroni një detyrë të rëndësishme, duhet të shijoni një vakt me të afërmin tuaj. Do të argëtoheni shumë duke kujtuar pushimet e kaluara, duke qeshur dhe qarë. Shëndeti juaj po përmirësohet, falë gatishmërisë për t'iu përmbajtur një diete dhe një programi stërvitjeje. Mos e braktisni rutinën tuaj tani, kur organizmi juaj është i ndjeshëm. Hani vakte të vogla dhe bëni shëtitje.

Virgjëresha

Njerëzit do të kërkojnë këshillën tuaj. Ata admirojnë perspektivën tuaj praktike. Dikush që dëshiron të zhvillojë talentin e tij krijues, do të kërkojë mësime nga ju. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar para duke bërë diçka që ju pëlqen. Durimi dhe saktësia juaj ju bëjnë një instruktor të shkëlqyer. Festoni Krishtlindjet me partnerin tuaj. Një darkë me shandanë do t'ju bëjë të ndiheni më mirë. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë special në një festë.  Vishni diçka të re që ju bën të dukeni bukur.

Peshorja

A po ju bëjnë Krishtlindjet sentimentalë? Shfrytëzojeni këtë mundësi për të vëzhguar disa tradita nga moda e vjetër. Përgatitja e një vakti të bollshëm, paketimi i dhuratave të bëra me dorë ose gërmimi i zbukurimeve familjare janë mundësi të mira. Lërini cinikët të bëjnë shaka; kënaquni me dashurinë tuaj për të kaluarën. Një dhuratë e vlefshme do t'ju jepet. Ndaloni së dyshuari nëse e meritoni këtë përkujdesje. Ju jeni plotësisht të denjë dhe shijojeni në maksimum. Kur të merrni kënaqësi nga të mirat  e jetës, më shumë të mira do t'ju vijnë.

Akrepi

Dëshirat e fuqishme nuk mund që të përmbahen. Jepini vetes lejen për të ndjekur dëshirën tuaj që keni për Krishtlindje. Nëse kjo do të thotë të rrëfeni një brengë, të ndryshoni karrierën ose të zhvendoseni në një pjesë tjetër të botës duhet që ta bëni. Gjëja e rëndësishme është të ndiqni zemrën tuaj; nuk do t'ju drejtojë gabim. Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të forta. Nëse doni të shisni diçka kjo ëshë dita juaj më fitimprurëse e të gjithë vitit. Ju gjithashtu mund të bindni një institucion huadhënës që t'ju japë një kredi me një normë interesi shumë të ulët.

Shigjetari

Kur të bëni atë që doni, paratë do të vijnë. Nëse nuk ndiheni mirë moralisht në punën tuaj, është koha të gjeni një tjetër. Bëni kërkime në kompani që janë të famshme për zgjedhjet e tyre. Do të gjeni një pozicion të shkëlqyer në njërën prej këtyre kompanive. Kryerja e disa traditave të shenjta të Krishtlindjes do t’ju ndihmojë në çështjet e parave. Merrni pjesë në një rit fetar, kryeni një ritual familjar ose lexoni disa histori të shenjta.

Bricjapi

Një mik do t'ju ftojë në festën e Krishtlindjeve. Ju nuk do ta humbisni këtë festë për asgjë në botë. Vishni diçka elegante që ju bën të ndjeheni fantastik. Të gjithë sytë do të jenë mbi ju. Mundësia për të realizuar një ëndërr të përhershme do të realizohet. Largoni të gjithë frikën dhe shkoni pas këtij qëllimi. Fillimi i një biznesi tuaj, blerja e një shtëpie ose bashkëjetesa me dikë janë mundësi interesante.

Ujori

Aktivitetet shpirtërore po ju marrin frymën në prag të Krishtlindjeve. Edhe pse merrni pjesë në shërbime fetare, zbatoni një traditë të shenjtë ose dëgjoni muzikë për festa kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme sesa të fitoni para. Puna për një kauzë të mirë do t'ju japë lumturi të madhe. Falë jush, disa fëmijë ose të moshuar do të kalojnë një kohë të bukur duke hapur dhurata dhe duke folur me miqtë.

Peshqit

Leximi për traditat e Krishtlindjeve në të gjithë botën do të jetë interesant. Është interesante të shohësh sesi kultura të ndryshme festojnë këtë kohë të bukur. Nëse doni të integroni disa nga këto praktika në jetën tuaj, shkoni përpara. Familjes tuaj mund t'i duket e çuditshme në fillim, por ata shpejt do të kuptojnë dëshirën tuaj të re për sezonin festiv. Duhet që të bëni aktivitete që ju frymëzojnë. Këto Krishtlindje janë destinuar për të qenë më të mirat për ju./Tiranapost.al