Horoskopi për datën 20 dhjetor nga Russell Grant
Dashi
Të kaloni më shumë kohë me miqtë është një nga gjërat tuaja të preferuara për Krishtlindje. Shtyjeni veten për të marrë pjesë në një festë, edhe nëse ndiheni të lodhur pas punës. Një marrëdhënie platonike mund të bëhet pasionante. Ju nuk e respektoni një instruktor, edhe pse ka shumë aftësi. Nëse do bëni një kurs, zgjidhni një mësues tjetër. Mësoni më shumë nga njerëzit që janë fleksibël, të dhembshur dhe me humor.
Demi
Të qenit në vëmendje të të gjithëve do të jetë shumë argëtuese këtë Krishtlindje. Blini rroba të bukura që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Pjesëmarrja në një festë do të jetë argëtuese. Do të merrni një ofertë joshëse pune nga një pronar i suksesshëm biznesi. Mos u ndalni shumë te borxhet. Viti i Ri do të sjellë mundësi për të bërë para. Argëtohuni me blerjet për të afërmit dhe më të dashurit. E ndërsa jemi në periudhë blerjesh, blijini edhe vetes diçka të veçantë. Jeni shumë vonë për ta marrë veten me të mira.
Binjakët
Do të antarësoheni në një klub ose organizatë ekskluzive. Do të kënaqeni duke takuar njerëz tërheqës që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Nëse jeni beqar, do të takoheni me një njeri rebel. Do kënaqeni duke sfiduar sistemin dhe duke eksploruar ide të pazakonta. Një partner biznesi ose romantik kërcënohet nga planet e karrierës suaj. Ai do që ju të mbani statusin që keni, por ju dëshironi një mundësi të re. Bëni kërkesë për një pozicion udhëheqës. Keni një shans të mirë për ta fituar atë.
Gaforrja
Ju pëlqeni ta kaloni sezonin e Krishtlindjeve me partnerin tuaj. Merrni kohë nga oraret tuaja të ngarkuara për të shijuar kohën së bashku. Lëreni partnerin të përmbushë kërkesat tuaja seksuale. Ato janë po aq të rëndësishme sa ato shpirtërore. Mos u shqetësoni nëse ju mungon trajnimi profesional. Një nga kolegët tuaj do të jetë i lumtur t'ju tregojë se çfarë duhet të bëni.
Luani
Krishtlindjet sjellin më shumë dashuri. Nëse jeni beqarë, do të takoni dikë special në një festë. Mbajini sytë hapur për dikë që vishet sipas modës. Ju admironi vizionin e tij dhe ai fuqinë tuaj. Ju bëni një çift të mrekullueshëm. Kur të zgjidhni një dhuratë për një fëmijë, jini të vëmendshëm për shijet dhe zakonet e tij.
Virgjëresha
Krishtlindjet ofrojnë një justifikim të përsosur për t;u veshur dhe për të festuar. Nëse nuk keni ndonjë gjë të veçantë të planifikuar, pranoni ftesën e një miku. Do të kaloni kohë të mrekullueshme duke takuar njerëz të rinj. Është e rëndësishme të mendoni për veten tuaj, sidomos nëse jeni shtëpiake. Nëse partneri juaj insiston t`i bëjë gjërat në mënyrën e tij, mos pranoni. Nevojat e tua janë po aq të rëndësishme sa ato të tij. Mos bëni kompromise.
Peshorja
Lidhja juaj e dashurisë është në fazë të mirë. Nëse keni një partner, ai do t'ju lavdërojë. Mos u habitni nëse e merrni më herët dhuratën e Krishtlindjeve. Nëse jeni beqare do të takoni dikë special në një festë. Shkëndija midis jush do të jetë e menjëhershme. Një punë rutinë nuk është shumë stimuluese, por kjo nuk është arsye për ta lënë. Nëse dëshironi të filloni një punë tjetër, prisni deri vitin tjetër për një pozicion të ri. Njerëzit janë shumë të zënë me pushime për t`ju gjetur juve një punë të re.
Akrepi
Kalimi i kohës me familjen e bën këtë sezon të Krishtlindjeve edhe më të bukur. Ju do të mund të udhëtoni në një destinacion të largët për të parë një të afërmin tuaj. Diskutimi për kohët e vjetra dhe bërja e planeve do t'ju mbushë me kënaqësi. Kanë kaluar shumë kohë nga ribashkimi juaj i fundit. Nuk është nevoja të blini dashurinë e askujt. Në vend që të blini një dhuratë të shtrenjtë, prenotoni së bashku një udhëtim të veçantë.
Shigjetari
Një i afërm ose një fqinj do t'ju dhurojë diçka të veçantë për Krishtlindje. Lërini një shënim të ngrohtë falënderimi. Sa më shpejt ta dërgoni këtë mesazh, aq më mirë do të ndiheni. Një mundësi fitimprurëse e marrjes së parave është rrugës. Ju do ta pranoni këtë ofertë. Puna në një industri mode do të jetë e këndshme për ju, duke pasur parasysh dashurinë tuaj për modën.
Bricjapi
Puna me publikun është sfiduese, sidomos gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Krijimi i dramave vetëm sa do ta përkeqësojë një situatë të vështirë. Provoni ta kaloni me humor çdo situatë. Kënaqësia seksuale do t'ju ndihmojë të çliroheni nga tensionet. Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të bërë një masazh ose për të shijuar një vakt të shijshëm. Mos u shqetësoni për shpenzimet. Ju jeni magnet parash.
Ujori
Gjetja e burimeve financiare është e vështirë këtë Krishtlindje. Ju i keni shpenzuar të gjitha paratë dhe tani nuk keni më. Rezistojini tundimit për t’i kërkuar një miku borxh. Kjo do dëmtojë marrëdhënien tuaj. Përqendrohuni në ato që keni, jo në atë që ju mungon. Jeni shumë karizmatikë. Do merrni ftesa romantike. Nëse tashmë keni një partner, ai do të jenë të vëmendshëm ndaj jush. Mos u çuditni kur t’ju dhurojë diçka shumë të veçantë, ndoshta një stoli të çmuar.
Peshqit
Jeni thellësisht të ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të tjerë. Nëse e ndjeni se dikush në rrethin tuaj shoqëror është i vetmuar këtë sezon të Krishtëlindjeve, ftojeni për t’i kaluar festat me ju . Ata do ta vlerësojnë këtë gjest dhe do t'ju kujtohet se sa me fat jeni. Është e vështirë të komunikoni me punëdhënësin. Ai duket se qëllimisht nuk ju kupton. Në vend që të mbroheni, qëndroni të qetë. Duke qenë të qetë, do të fitoni besimin e kolegëve. Edhe ata kanë përjetuar të njëjtat zhgënjime me punëdhënësin tuaj./Tiranapost.al