Horoskopi për datën 21 dhjetor nga Russell Grant
Dashi
Hiqni dorë nga zakoni për të kritikuar njerëzit e pasur. Nëse doni të keni më shumë të ardhura, duhet të besoni tek mirëqenia. Qëndrimi juaj ndaj parave do të bëjë që ato të rrjedhin si një lum. Kujdes nga mbingarkesa në Krishtlindje. Gatuani vakte të shijshme e të shëndetshme. Kjo do t'ju lejojë të argëtoheni pa fund.
Demi
Nuk do të lejoni askënd që t’ju kontrollojë. Nganjëherë, jeni aq i vendosur për të mbrojtur pavarësinë tuaj saqë ziheni edhe me të afërmit dhe më të dashurit tuaj. Duhet të beni dallimin midis këshillave dhe provokimeve. Të gjithë sytë do të jenë mbi ju në festën e Krishtlindjeve me kolegët. Vishuni modestisht dhe mos abuzoni me pijen. Është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshhëm kur jeni me kolegët. Nëse dikush fillon të sillet në mënyrë jo të përshtatshme me ju, mundohuni që t’i shmangeni pa rënë në sy.
Binjakët
Sezoni i Krishtlindjeve është me plot aktivitete, por ju nuk jeni në humor për të bërë qejf. Rezistojini tundimit për të shkuar në festa. Njerëzit i duan bisedat me ju, por keni punë të tjera. Do t'ju kërkohet të bëni disa detyra drejtuese në punë. Mbulimi i një kolegu i cili është me leje nuk do të jetë stimulues, por kjo do të bëjë që performanca juaj të rritet. Shefi do t`ju jetë mirënjohës dhe mund t'ju japë një pozicion të ri vitin që po vjen.
Gaforrja
Përpjekja për të mbrojtur të dashurit tuaj nga lëndimet është fisnike, por e gabuar. Edhe ata duhet të mësojnë nga përvojat e hidhura. Duke treguar besim në gjykimin e tyre, do të surprizoheni. Një mik i cili është në një marrëdhënie toksike do t’i duhet ta ndërpresë atë. Një situatë e pakëndëshme po ju shpërqëndron. Merrni pjesë në një festë Krishlindjesh për të hequr mendjen nga ky problem. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme. Mos u çuditni nëse takoni një person rebel që është në preferencat tuaja.
Luani
Kujdes nga vëmëndja e tepërt në festën e Krishtlindjeve. Edhe nëse jeni një superstar është e rëndësishme që jo gjithmonë të jeni në qendër të vëmendjes. Lëreni një koleg të argëtojë turmën në një mbledhje pune. Familja juaj po ju bën presion për të bërë gjërat në mënyrën e tyre. Megjithëse ju dëshironi t'i bëni ata të lumtur kjo gjë është e pamundur. Ju nuk do t’i ktheni shpinën dikujt që e doni, vetëm se kjo gjë e bën një të afërmin tuaj më të lumtur.
Virgjëresha
Krishtlindjet do t'i japin vendin një diskutimi rreth traditave të ndryshme të festave. Jini të hapur për një mënyrë të re festimi. Dikush do të sfidojë metodat tuaja në punë. Mos merrni pozicion mbrojtës. Qëndroni besnik i metodave tuaja dhe devijoni kështu çdo skepticizëm. Së shpejti, kritiku juaj do ta kuptojë që është thjesht xheloz dhe do të largohet.
Peshorja
Keni qenë gjithmonë të shkëlqyer në krijimin e atmosferave festive. Njerëzit do t'ju kërkojnë ndihmë në organizimin e festës së Krishtlindjeve. Në vend që t'i jepni falas shërbimet tuaja, duhet të filloni të paguheni për to. Ky do të jetë fillimi i një biznesi shumë fitimprurës. Një dëshirë për të blërë gjëra të reja është e vështirë të shtypet. Në vend që të blini diçka të shtrenjtë tani, prisni deri vitin tjetër. Do të gjeni disa veshje të mrekullueshme më lirë. Nëse ka ndonjë gjë që ju pëlqen më shumë është të bëni pazar.
Akrepi
Partneri juaj romantik ose ai i biznesit po ju bën kërkesa të padrejta. Tani që Krishtlindjet po afrohen, jeni të vendosur të festoni në mënyrën më argëtuese të mundshme. Nëse gjysma juaj nuk dëshiron që t'ju shoqërojë në festa, kështu qoftë. Emocionet e forta mund të shkaktojnë një shpërthim emocional në punë. Nëse kuptoni se po mërziteni, më mirë largohuni. Merrni frymë thellë.
Shigjetari
Gjetja e një pune të mirë mund të jetë sfiduese gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Në vend që të kërkoni një pozicion të përhershëm, gjeni mënyra për të fituar para përmes punëve të pavarura. Catering-u , planifikimi i eventeve janë disa mënyra të mira për të fituar para shtesë tani. Dikush po përpiqet t`ju marrë me të mira për një përfitim. Injorojeni dhe mos bini pre duke dalë garant i një kredie për këtë individ. Keni përballë një manipulues.
Bricjapi
Përpjekja për t’u bërë miq me njerëz që mund të kenë të ardhura më të larta se ju do ju bëjë të ndiheni hipokritë dhe më pas inferiorë. Lërini marrëdhëniet të zhvillohen natyrshëm. Nëse sinqerisht ju pëlqen dikush, duhet t’i afroheni pa u ndierë në presion, të qeshni me shakatë e tij dhe të pajtoheni me pikëpamjet e tij. Kujdes nga përfshirja romantike me dikë që takoni në një festë Krishtlindjesh. Ky individ do të duket i mprehtë dhe simpatik, por shpejt do të ndryshojë kur të jeni bashkë.
Ujori
Zhvillimi i aftësive ndërpersonale është thelbësor për suksesin tuaj profesional. Nëse ndiheni të trembur mund të bëni trajtim për ankthin. Mësoni si të relaksoheni dhe të bëni biseda të këndshme që do të përmirësojnë shumë perspektivat tuaja profesionale. Krishtlindjet mund të jenë një kohë sfiduese për ju. Nëse jeni duke përgatitur një festë, mundohuni të kaloni kohë me mysafirët në vend që të qëndroni duke gatuar në kuzhinë.
Peshqit
Dëshira për të marrë atë që dëshironi është një gabim. Edhe pse duket sikur gjithë të tjerët përparojnë duke thyer rregullat, kjo nuk duhet t’ju tundojë. Në vend që të ekzagjeroni përvojën tuaj, regjistrohuni në një kurs për të marrë kualifikime shtesë ose aftësi teknike. Mos u dilni në përfundime kur dëgjoni disa lajme tronditëse. Ka një shans që ky informacion të jetë duke u përhapur nga një person xheloz./Tiranapost.al