HOROSKOP

Horoskopi për datën 22 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 22 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Ju e doni pavarësinë. Një përqindje nga rroga juaj hiqini mënjanë për kursimet. Sa më shumë që të mblidhni, aq më e lehtë do jetë të bëni një jetë më të mirë. Në festën e Krishtlindjeve do ju jepet një shans për të shfaqur talentin. Nëse keni aftësi në arte sidomos në pikturë, duhet që t’i shfaqni pikturat tuaja në një galeri. Të gjithë do të admirojnë sigurinë dhe talentin tuaj.

Demi

Nuk keni dëshirë që të merrni urdhra nga shefi juaj. Rezistojini dëshirës për të kundërshtuar udhëzimet e tij. Gjëja e fundit që dëshironi është të pushoheni nga puna në prag të Krishtlindjeve. Viti 2020 do të sjellë mundësi më të mira punësimi. Deri atëherë, qëndroni të qetë. Do të keni mundësi për të bërë një udhëtim jashtë shtetit. Do të adhuroni bukuritë natyrore, arkitekturën dhe kulturën e një qyteti me famë botërore.

Binjakët

Nëse doni që të keni një karrierë të suksesshme, duhet të ndiqni një trajnim profesional. Regjistrimi në një universitet ose në një kurs profesional, do t’ju ndihmonte. Mund t’ju duhen disa përpjekje për t'u pranuar, por duhet të jeni këmbëngulës. Heqja dorë ngë një zakon i keq është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes këtë Krishtlindje. Zëvendësoni ushqimet jo të shëndetshme me ushqime më të shëndetshme. Bëni më shumë stërvitje. Vendosja e një rutine do t’ju qetësojë. Do të dukeni më rrezatuese gjatë pritjes së 2020-ës.

Gaforrja

Një mik i papërgjegjshëm do tju kërkojë ndihmë. Edhe pse ndiheni fajtorë për refuzimin e kërkesës së tij, ju jeni të detyruar që ta bëni këtë gjë. Deri tani, keni lejuar që i dashuri juaj të bëjë gabime pa pasur frikë nga pasojat. Tani është koha për ta ndryshuar këtë dinamikë. Partneri juaj romantik është i vendosur që t’i bëjë këto Krishtlindje të paharrueshme për ju. Në vend që t'i rezistoni përpjekjeve të tij, duhet që të bashkëpunoni me të.

Luani

Dikush do t'ju fajësojë për gabimet e tij. Në vend që të bëheni mbrojtës, lëvizni shpejt për të zgjidhur problemet. Një person i fuqishëm që e di historinë e vërtetë do ta admirojë shumë iniciativën tuaj. Mos u habitni kur t’ju ofrojnë një punë të rëndësishme. Në festën e Krishtlindjeve duhet të vishni rrobat më të bukura dhe që ju bëjnë të dukeni mirë. Një koleg që ju admiron do t’ju kërkojë këshilla për martesën e tij. Do të jeni të lumtur që do ta ndihmoni me pergatitjet dhe dekorimet.

Virgjëresha

Mungesa e fondeve po ju pengon që të zhvilloni një projekt krijues. Mos e braktisni këtë ide. Do të keni mundësi ta financoni këtë punë në vitin 2020. Deri atëherë, vazhdoni të shkruani ide dhe të bëni skica. Krishtlindja është një kohë për të festuar. Pjesëmarrja në një festë do t'ju hapë rrugën drejt një romance. Dikush që tërhiqet nga zgjuarsia dhe inteligjenca juaj do t'ju ftojë në një darkë. Pranojeni këtë ftesë me mirësjellje.

Peshorja

Mundësitë tuaja financiare po përmirësohen. Nisja e një biznesi nga shtëpia do të jetë veçanërisht fitimprurës. Përdorini aftësitë tuaja organizative për të fituar para. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj një të afërm pesimist. Rezistojini tundimit për të marrë borxhe këtë Krishtlindje. Ju jeni bekuar me një talent të jashtëzakonshëm artistik. Bërja vetë e dhuratave në vend që t'i blini ato do të jetë një sfidë e bukur. Të dashurit tuaj do të gëzohen që do marrin këto dhurata të bëra nga ju.

Akrepi

Partneri po e bën familjen tuaj të përjetojë shqetësime. Edhe pse nuk ju pëlqen ndërhyrja e tij, duhet të pranoni se shqetësimi është i vlefshëm. Pyeteni veten pse po duroni një sjellje kaq të dëmshme për ju. Prisheni këtë marrëdhënie toksike sapo të mundeni. Pjesëmarrja në një festë të Krishlindjeve do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Mos u çuditni kur të lotoni pasi e keni mbajtur emocionin përbrenda gjatë gjithë kohës.

Shigjetari

Një punë e qëndrueshme është ajo që doni tani. Edhe pse nuk doni të angazhoheni në përgjegjësi të tilla të rënda,kjo është një mundësi për të bërë para. Pranojeni këtë pozicion me zemër dhe mirënjohje; do t'ju dhurojë vite kënaqësi. Trupi juaj do të jetë delikat. Mos e teproni me ushqimin gjatë ditëve të Krishtlindjeve.

Bricjapi

Njerëzit i respektojnë arritjet tuaja. Përdorini ato për të krijuar një mundësi të re biznesi. Të fitoni para nga talenti krijues do të jetë si të paguheni për t’u argëtuar. Sekreti i suksesit tuaj është të punoni me materiale cilësore që janë të bukura dhe të qëndrueshme. Një çështje ligjore mund të kufizojë lëvizjet tuaja këtë Krishtlindje, por mos u zhgënjeni. Ju duhet t’i shijoni këto festa me njerëzit që doni më shumë. Përqendrohuni tek gjërat pozitive dhe eliminoni ato negative. Shumë njerëz do të duan të bëjnë tregti me ju.

Ujori

Ndihma në përmirësimin e jetës së dikujt është shpërblyese. Puna për një organizatë bamirëse ju lejon të përdorni talentin tuaj krijues. Do të gjeni mënyra të zgjuara për të kursyer para, për të zgjeruar burimet dhe për të rritur ndërgjegjësimin. Mos impononi pritshmëritë joreale të Krishtlindjeve mbi familjen tuaj. Duke patur një qëndrim më fleksibël, do të kaloni edhe shqetësimet më të vogla. Kjo është një kohë për t'u argëtuar dhe jo për të imponuar rregulla.

Peshqit

Ndjekja e një ëndrre të dashur do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Deri më tani, keni qenë të pasigurt për aftësitë tuaja. Gjithmonë ju është dukur se njerëzit e rëndësishëm mund të realizonin qëllimet e tyre. Tani e kuptoni që jeni po aq të aftë sa ata. Kini besim tek vetja juaj. Mos lejoni që një person manipulues të përfitojë nga ju këto Krishtlindje. Dikush që pretendon se po mbledh para për një bamirësi mund të jetë duke i përfituar për vete këto para.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.