Dashi
Krishtlindja po ngjall emocione të fuqishme. Është koha për të plotësuar dëshirat e thella që i keni shtyrë gjatë gjithë vitit. Kjo mund të përfshijë një udhëtim apo një dhuratë për veten. Një ndryshim i madh në karrierë është në horizont. Marrja e drejtimit të një kompanie do t'ju mbushë me ngazëllim. Shumica e njerëzve do të frikësoheshin nëse do merrnin këtë përgjegjësi.
Demi
Një marrëdhënie intime kërkon vëmendjen tuaj. Lërini punët e Krishtlindjeve mënjanë për hir të përkëdheljeve. Nëse jeni beqar, kushtojini vetes kujdesin dhe përkushtimin që dëshironi nga një partner. Vendosja e nevojave tuaja në krye pari do të çojë në një transformim të fuqishëm. Një mundësi për të mësuar ia vlen të pranohet. Ju do doni ta ndani ekspertizën tuaj me të tjerët dhe shumë do të frymëzohen për të ndjekuar hapat tuaj. Jeni një model i shkëlqyer për njerëzit që duan të ndjekin dëshirat e zemrës.
Binjakët
A ndiheni të përfshirë nga një energji e madhe? Kjo është pikërisht fryma e Krishtlindjes. Kur ndjeheni të shqetësuar, bëni disa ushtrime. Nuk do të jetë e mjaftueshme një shëtitje e shpejtë. Ndonjëherë doni të shkoni sa më larg. Sa më shumë kohë të kaloni jashtë, aq më të lumtur do të jeni.
Gaforrja
Dashuria ndihet në ajër gjatë këtyre Krishtlindjeve. Ribashkimi me një dashuri të shkuar do t`ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Nëse jeni tashmë në një lidhje, do të shijoni një fazë të dytë të muajit të mjaltit. Mbani qëndrimin e dikujt që adhuroni, kur vjen fjala për mirëqenien dhe paratë. Kjo do ju sjellë bollëk. Optimizmi është një zakon që duhet përqafuar.
Luani
Shtëpia është aty ku është zemra. Familja mund t'ju thotë të udhëtoni këto Krishtlindje. Dëgjoni zemrën tuaj. Kalimi i sezonit festiv në një mjedis që e njihni dhe e doni, siç është shtëpia, do t`ju japë një ndjenjë të thellë paqeje. Hani mirë dhe mos abuzoni. Mos e merrni shëndetin si të mirëqenë.
Virgjëresha
Mesazhet e dashurisë, kujdesit dhe faljes janë të bollshme këto Krishtlindje. Është koha për të llogaritur bekimet tuaja dhe për t`u larguar nga gjithçka që nuk ju duhet më. Të shprehesh lirshëm është dhurata më e mirë që mund t`i bësh vetes. Të jeni me dikë që ju do pa kushte ju mbush me kurajo. Do ecni përpara me një projekt krijues të guximshëm.
Peshorja
Një dhuratë e bukur për Krishtlindje do të vijë më herët. Kjo do t'ju mbushë me lumturi. Është bukur të dish që je i adhuruar dhe i vlerësuar. Injorojini njerëzit xhelozë që mendojnë se jeni të llastuar. Aftësia juaj për të shijuar gjërat më të imta në jetë është një pasuri e çmuar. Jeta në shtëpi është shpërblyese.
Akrepi
Ndjeheni të transformuar këtë Krishtlindje. Nëse kjo do të thotë të lini një marrëdhënie toksike, të gjeni një punë të mrekullueshme ose të zhvendoseni në një pjesë tjetër të botës, ashtu qoftë. Ndiqni instinktet tuaja. Falë aftësive dhe shërbimit tuaj të shkëlqyer, do t'ju jepen disa detyra të rëndësishme. Puna do t`ju shpërblejë edhe emocionalisht, edhe financiarisht.
Shigjetari
Kalimi i kohës me veten do t`ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo është një kohë e shenjtë që ju bën të reflektoni mbi atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Një mundësi për të bërë para do transformojë gjendjen tuaj financiare për mirë. Do të jetë lehtësim të blini gjërat që dëshironi pa u shqetësuar.
Bricjapi
Krishtlindja është një kohë për takime dhe festa të bukura. Merrni pjesë sa më shumë festa, edhe nëse instinkti juaj i parë është të shkoni e të flini pas punës. Takimi me njerëzit ju jep një shkëlqim tërheqës që është e pamundur t`i rezistoni. Njerëzit vlerësojnë forcën dhe udhëheqjen tuaj të jashtëzakonshme. Ata ju kërkojnë këshilla. Do keni kohë më vonë për të punuar tani për tani përqendrohuni tek argëtimi.
Ujori
Shkoni në një festë. Asgjë nuk ju lumturon më shumë se sa takimi me të dashurit tuaj. Jeni duke përjetuar një ndryshim të fuqishëm personal. Kur ndjeheni të mbingarkuar, mos i bëni vetes presion. Kthejeni vëmendjen tuaj brenda jush.
Peshqit
Merruni me art këto ditë Krishtlindjesh. Shkuarja në një koncert apo ekspozitë do t`ju bëjë të fluturoni nga gëzimi. Mos u habitni kur ndiheni të detyruar të shkoni në një udhëtim. Jeni gati. Një mik do t`ju ofrojë një punë që duket e përshtatshme për ju. Aplikoni.
*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.