HOROSKOP

Horoskopi për datën 24 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 24 dhjetor nga Russell Grant

Dashi:

Në këtë prag Krishtlindjesh vëmendja është tek ty. Njerëzit tërhiqen nga zgjuarsia, humori dhe guximi. Është argëtuese të marrësh përsipër një festë ose një ceremoni që kërkon ide. Do kënaqesh duke pritur edhe mysafirët e ndrojtur, duke i inkurajuar të njihen dhe të argëtohen. Ka shumë mundësi të të ofrohet një pozicion i lartë pune. Jo vetëm që kjo pozitë do të jetë një mundësi e shkëlqyer dhe vlerësim për aftësitë tua, por edhe nga ana financiare. Do kesh mundësi të blesh ato gjëra luksi që dëshiron.

Demi:

Do jesh në qendër të vëmendjes gjatë festës së Krishtlindjeve. Njerëzit tërhiqen si magnet nga ty për shkak të sensit të humorit. Do jetë shumë argëtuese të bisedosh me dikë që ndan pikëpamje të njëllojta për një çështje të caktuar. Mos i prish planet për të bërë një udhëtim sapo të hyjë viti 2020, por gjithashtu mos harro të marrësh në telefon një të afërm, që ka disa lajme emocionuese për të të dhënë.

Binjakët:

Gjendja financiare paraqitet e përmirësuar. Pagesa e një borxhi, rritja e kursimeve dhe fitimi nga një rrogë e mirë do të lejojë të bësh blerje të shtrenjta, aq sa në planet e tua është dhe një shtëpi apo makinë, që do të bëjë të ndihesh krenar. Një mundësi fantastike vjen në punë. Ditët e pushimit që aq shumë i ke pritur do të zgjaten. Një udhëtim në një vend të botës do të relaksojë, por mund të vendosësh të shkruash edhe një libër.

Gaforrja:

Një partneritet në biznes ose në jetën sentimentale do të ndryshojë kompjet rrjedhën e jetës. Pas një bisede të gjatë me partnerin/en, do vendosni të ndërmerrni një hap të guximshëm para se të mbarojë ky vit. Ose do hapni një biznes, ose do martoheni, por jo se s’mund të bëhen të dyja bashkë. Çfarëdo që të vendosni bashkë, do keni mbështetjen e plotë të familjes dhe miqve. Ata kanë dashur gjithmonë që ju të hidhni një hap më tej.

Luani:

Lajme të mrekullueshme vijnë nga shëndeti, dhe kjo përbën një arsye më shumë për të festuar Krishtlindjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpërbleje veten për kujdesin e madh që ke treguar ndaj shëndetit. Bli rroja të reja si fillim. Nëse ke dashur të bësh karrierë, apliko në një pozicion që kohët e fundit është në dispozicion. Do jetë sfiduese, por me shumë përfitime.

Virgjëresha:

Në mbrëmje të pret një takim romantik... Nëse po mendon nëse duhet të puthesh me të, lodhesh më kot. Disa gjëra nuk mund ti parashikosh dot, lëre situatën të rrjedhë vetë. Kimia mes teje dhe personit përballë do të jetë e fortë. Bëhu gati për të dashuruar. Ka gjasa që të jetë personi me të cilin do të bësh një udhëtim të shkurtër para se të mbarojë viti 2019. Nuk ka rëndësi nëse ky udhëtim është për punë biznesi, por që ai/aty të fton ty.

Peshorja:

Dëshira jote do të plotësohet. Do festosh Krishtlindjet me njerëzit më të afërt dhe do shijosh këtë periudhën më të gëzueshme të vitit. Në llogarinë tënde bankare do të shtohen paratë. Një çështje trashëgimie, ligjore apo një çek nga një person i rëndësishëm do të gëzojë pa masë. Do kesh mundësinë për të blerë disa dhurata e për ti bërë qejfin vetes. Bli një gjë luksoze që nuk ke pasur mundësi ta blesh më parë.

Akrepi: Një kurs që do ndjekësh do të të transformojë për mirë. Do gjesh kohë për të tu fokusuar dhe për të vënë në punë ide dhe projekte fitimprurëse. Miqtë do të japin një dorë për të arritur aty ku duhet. Një surpzië do të lumturojë pa masë. Shfrytëzoje këtë periudhë festash për të blerë një gjë të shtrenjtë për veten.

Shigjetari: 

Një mundësi e rrallë për të fituar para do të vijë në prehër këtë prag Krishtlindjesh. Edhe pse nuk të pëlqen të përziesh biznesin me dashurinë, duhet të pranosh një ofertë pune nga partneri. Jo vetëm që bashkë do punoni më shumë dhe do përmirësoni gjendjen financiare, por do të rrisni edhe vetëbesimin brenda vetes. Do mësoni të punoni me rregull dhe të përmirësoni aftësitë profesionale. Gjithashtu do takosh më shumë njerëz dhe do bëhesh më aktive.

Bricjapi:

Një mundësi e mirë pune po vjen drejt teje. Mos u nxito duke refuzuar menjëherë.  Ndryshimi i pamjes së jashtme do të tërheqë vëmendjen e shumë personave që nuk të kishin vënë re me aq detaje. Ndonjëherë gjërat e mira duhet ti nxjerrësh në pah edhe vetë. Do fillosh një romancë me dikë që prej kohësh të admiron. Por nëse je në një lidhje, do hedhësh një hap më të rëndësishëm dhe ku ka më bukur se festat e fundvitit për të shprehur ndjenjat në një mënyrë më ndryshe.

Ujori:

Vigjiljet e Krishtlindjeve gjithmonë janë relaks për ty. Një bisedë me një mik që të do shumë do të iluminojë lidhur me një çështje që të ka futur në mendime prej kohësh dhe do ndihesh mirënjohës ndaj tij. A ke menduar të zhvendosesh? Epo nuk është momenti tani. Kalimi nga qyteti në periferi nuk është një vendim dhe aq i thjeshtë.

Peshqit:

Mos i anulo planet. Krishtlindjet duhen festuar me patjetër. Do takosh një person me ndikim në jetën tënde dhe shumë shpejt do të bësh punën që ke ëndërruar gjithmonë. Me ndihmën e këtij personi, viti 2020 do të vijë me shumë plane afatgjata. Fillo që tani madje, bëj video dhe krijo famë në rrjetet sociale. Bota e televizionit do të bëhet më pas e jotja. / Tiranapost.al.