Horoskop

Horoskopi për datën 28 qershor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 28 qershor nga Russell Grant

Dashi

Është koha të mendoni për aspektin financiar. Nëse keni biznesin tuaj, gjithmonë jepini një rrogë vetes. Zhvillimi i kodit tuaj moral do të jetë çlirim, por do të tjetërsohet. Do vini në provë më në fund edhe miqtë tuaj. Do kuptoni ata që janë të vërtetë.

Demi

Ju nuk keni ndërmend të fshihni emocionet tuaja.Të qenit i hapur ju sjell besimin e njerëzve. Ju jeni shumë i qartë për atë që dëshironi. Ky qëndrim i drejtpërdrejtë ju çon drejt suksesit. Jeta juaj është gati për të marrë një kthesë të pazakontë. Përqafoni këtë ndryshim me krahët hapur. Jeni shumë krijues për të jetuar në një rutinë të parashikueshme. Çdo mundësi unike do t'ju bëjë më aventurier. Mos kini frikë të largoheni nga rruga e njohur drejt së panjohurës.

Binjakët

Ju jeni shumë shoqëror, por ndonjëherë ju i kushtoni shumë rëndësi mendimeve të njerëzve të tjerë. Të qenit vetëm ju lejon të përshtateni me zërin tuaj të brendshëm. Ndjekja e një qasjeje më praktike do të funksionojë në avantazhin tuaj. Ju nuk jeni tipi që ju pëlqen të shkoni me turmën. Vendimi juaj për të ndjekur rrugën e pavarur do të shqetësojë miqtë. Pak rëndësi ka. Ju duhet të kënaqni veten.

Gaforrja

Koha e shpenzuar me miqtë lehtëson stresin e jetës familjare. Nëse një i afërm ju ngre nervat, flisni që ta kuptojnë situatën. Dëgjoni me kujdes këshillën e një personi të urtë. Përfshirja në një çështje humanitare do të jetë e dobishme. Jo vetëm që do të ndiheni sikur po bëni një ndryshim pozitiv, por do të takoni shumë njerëz të këndshëm.

Luani

Një prezantim publik do të sjellë mundësi më të mëdha dhe më të mira. Njerëzit e vlerësojnë qasjen tuaj. Kjo aftësi vlen sa ari. Ju duhet të veproni në përputhje me rrethanat; është koha për të bërë para të mëdha. Të kesh një punë që mund ta kryesh kudo në botë është ajo që doni. Në vend që të jeni i lidhur me një vend, do të jeni në gjendje të udhëtoni kudo dhe të fitoni të ardhura të qëndrueshme. Është një situatë ideale për një aventurier si ju.

Virgjëresha

Ndiqni një shans për të zgjeruar njohuritë tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të studiuar me një ekspert. Marrja e një certifikate nga ky kurs do të përmirësojë perspektivat tuaja të punës. Aftësitë tuaja të komunikimit janë ideale për punën që përfshin mësimdhënien, studimin ose kërkimet. Mundësia për të eksploruar në një vend ekzotik do t`ju hapë sytë. Ky udhëtim do t'ju shtyjë të gjeni më shumë kohë për hobit tuaja.

Peshorja

Besojini intuitës së fuqishmeJeni gati për të marrë një hap tjetër. Nëse nuk ndërmerrni rrezik, nuk mund ta përmbushni potencialin tuaj. Fitimi i papritur financiar nga një biznes do të jetë emocionues. Do të gjeni diçka të veçantë në internet. Blijeni.

Akrepi

Kushtimi i më shumë kohe një partneriteti të ngushtë është i rëndësishëm. Organizoni një shëtitje të veçantë. Kushtet e një kontrate do të jenë të pazakonta, por ato do të funksionojnë në avantazhin tuaj. Ju keni nevoja të veçanta që nuk mund t`i përmbushni lehtë.

Shigjetari

Kjo është një kohë e mirë për të rregulluar punën dhe hapësirën tuaj të banimit. Hidhni gjërat për të cilat nuk keni nevojë. Sapo të ketë pastruar një hapësirë, ritmi i jetës do të rikthehet. Metodat tuaja janë të pazakonta, por ato janë efektive. Vetëm mos e impononi këtë teknikë tek kolegët tuaj, të cilët preferojnë mënyrën tradicionale të të bërit të gjërave. Falë shpejtësisë dhe efikasitetit tuaj, ju do të jeni në gjendje të shkoni në shtëpi më herët se të gjithë të tjerët.

Bricjapi

Ju pëlqen të ushtroni imagjinatën tuaj në shoqërinë e artistëve të tjerë. Mos u mërzitni duke konkurruar; vetëm përqendrohuni në të bërit mirë të gjërave. Lejojeni një artizan t'ju mësojë truket e tregtisë. Jeni njeri që i respektoni rregullat dhe kufijtë. Ama të gjitha rregullat do të fluturojnë nga dritarja kur të takoni dikë me zë të ëmbël. Përgatituni që të bini kokë e këmbë në dashuri.

Ujori

Familjes i mungoni. Riorganizoni orarin tuaj për të kaluar kohën cilësore me të afërt dhe më të dashurit. Nëse jeni larguar nga të afërmit, afrohuni sërish. Edhe një person i pavarur si ju ka nevojë për një sistem mbështetës. Rrethojeni veten me njerëz të tjerë. Jeta në shtëpi do të marrë një kthesë të pazakontë. Është e mundur që të duhet të bëni disa riparime të papritura në shtëpinë tuaj. Kjo do t'ju detyrojë të zhvendoseni përkohësisht.

Peshqit

Kjo është një kohë e mirë për të kryer detyrat e shtëpisë. Ca kursime do t'ju lejojë të bëni një udhëtim të shkurtër për kënaqësi. Një ide e shkëlqyer do t'ju vijë gjatë realizimit të një detyre. Shkruajeni që mos ta harroni. Ju nuk do të donit të hutoheshit dhe ta harroni këtë ide. Mund të bëni shumë para me të.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.