HOROSKOP

Horoskopi për datën 29 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 29 dhjetor nga Russell Grant

Dashi: Mund të arrini një synim në karrierë para natës së ndërrimit të viteve. Përfitoni nga aftësitë e shkëlqyera të komunikimit. Takimi me një person të fuqishëm në fushën e preferuar do të rezultojë me një ofertë të mirë pune ose mundësi për të bërë biznes. Në vend që të përhapni panik, mundohuni të ruani qetësinë në një çështje problematike. Do arrini ta zgjidhni sa hap e mbyll sytë dhe në fund vlerësoni veten me një yll për zgjuarsinë.

Demi: Do merrni një diplomë, licensë ose certificate që do tju bëjë akoma më optimist për të ardhmen. 2020 do jetë një nga vitet më të mira për ju, do i vendosni vetes synime të larta dhe do ti arrini ato. Do i jepni fund marrëdhnieve të mërzitshme dhe do krijoni një të re më energjike dhe më me pozitivitet. Nuk do kesh asgjë për tu penduar natën e vitit të ri.

Binjakët: Nëse po merreni me një proces gjyqësor që ju ka lodhur prej vitesh, lajmi i mirë është se do përfundojë me sukses deri në fund të këtij viti. Ky lajm i mirëpritur do jetë një shkak më shumë për të festuar më me gëzim vitin e ri. Përqendrimi tek një person për të cilin ndjen pasion do të jetë gjëja më e duhur për të bërë. Shkoni bashkë në një udhëtim dhe shijoni momentin.

Gaforrja: Përqendrohu tek nevojat e partnerit ose biznesit tuaj. Duke gjetur mënyra më të thjeshta për të përballuar situatat, do të fitoni devotshmërinë e kolegëve dhe partnerit. Nëse sapo ke filluar të dalësh me një person të veçantë, kushtoji shumë vëmendje pasionit të madh që keni, se mund të jetë një tregues i një lidhje që mund të rezultojë me kurorëzim. Të gjithë kanë mënyra të ndryshme përjetimi për dashurinë. Disa preferojnë të marrin dhurata, të tjerë kanë nevojë për më shumë kohë. Ka dhe nga ata që e kanë të rëndësishëm më shumë sesa komunikimin kontaktin fizik seksual.

Luani: Shëndeti ka më shumë rëndësi se gjithçka tjetër për ju. Përmirësimi i dietës, më shumë gjumë dhe ushtrimi i përditshëm do tju ndihmojnë të përfitoni sa më shumë nga viti 2020.  Kur trajtoni me kujdes dhe respekt trupin, do të merrni shpërblimin me energji të pakufishme. Do i kryeni detyrat shpejt dhe më me lehtësi. Fillimi i një biznesi me punë artizanale do të jetë sfida e radhës. Klientët tuaj do të jenë specialë. Ata do jenë të gatshëm të paguajnë shuma parash për artikuj të bukur, unikë dhe të personalizuar.

Virgjëresha: Merr një mik dhe shijo një vakt ushqimor me proteina dhe më pas bëj një shëtitje argëtuese. Duke vlerësuar shoqërinë tuaj prej vitesh, do të vendosni disa objektiva për të arritur sukses për vitin e ri.  Shpesh herë ju grumbulloni kritika ndaj njerëzve që doni. Por është koha për të hapur një kapitull të ri, largoni këto mendime dhe bëhuni më mendjehapur. Kjo do tju sjellë qetësinë shpirtërore gjatë vitit 2020. Jeni lodhur duke u shqetësuar për të ardhmen. Edhe pse nuk e dini se çfarë ka rezeruar fati, shpresoni që gjithçka të jetë në avantazhin tuaj.

Peshorja: Nëse keni planifikuar të zhvendoseni diku, organizohuni. Bëni një listë të gjërave që duhet të paketoni, mbani numrat e kontakteve dhe mos humbsni kohë. Me këtë rast do hapni edhe albumet e fotove mes kujtimeve të fëmijërisë. Kështu do të nisë edhe viti i ri, plot me nostalgji.

Akrepi: Ditët e fundit të këtij viti duhet të shërbejnë për të takuar ato miq që i keni lënë pas dore. Merrini në telefon dhe organizoni një darkë apo një cocktail. Rastësisht do të kontaktoheni edhe një nga ish koleg që do ju ofrojë një mundësi shumë të mirë biznesi. Nënshkruaj kontratën sa më shpejt të jetë e mundur.  Shumë punë nuk është asgjë për ty. Nëse keni pasur problem me fqinjin, ka ardhur koha për të bërë paqe, propozoni një mënyrë që të jetoni të gjithë në harmoni.  Jeta është shumë e shkurtët për ta kaluar me zemërime.

Shigjetari: Hapni arkën e kursimeve dhe dërgoni paratë në llogarinë bankare. Shumë shpejt me shumën e mbledhur do arrini të shpënzoni për gjërat që keni ëndërruar prej kohësh, një shtëpi në periferi, në gjelbërim dhe ajrin e pastër.  Do filloni punë në një kompani me shumë prestigj, ndaj është koha të mblidhni forcat dhe të jepni më të mirën. Gjithmonë keni qenë idealist, por nuk jeni të kënaqur thjesht duke ngritur kështjella në ajër. Keni të gjitha mundësitë për të vënë në praktikë një plan që do rezultojë fitimprurës.

Bricjapi: Është koha për të ecur përpara dhe jo duke mbajtur kokën pas, tek ngjarjet e hidhura. Keni qenë gjithmonë ambiciozë, por me vitin e ri do kërkoni të kapni majat. Bëni një plan, punoni fort për të filluar një biznes ose përfshihuni në politikë.  Asgjë nuk është e vështirë për ju nëse fokusoheni tek ajo që doni të arrini.

Ujori: Besoni tek vetja dhe tek vlerat që keni. Jeni simpatikë të zgjuar dhe këni plot konkurrentë rrotull. Në vend që të heshtni, pohoni me zë të lartë mendimet që keni. Njerëzit do të mahniten  nga vizioni juaj për vitin e ri. Merrni pak kohë për tu qetësuar dhe çliruar shpirtërisht. Reflektoni në heshtje dhe mundohuni të korrigjoni në të ardhmen gabimet që bëtë vitin që lamë pas.

Peshqit: Refuzo një stil jetese të mërzitshme dhe pa bërë asgjë. Viti i ri do të jetë plot me sfida të reja dhe duhet të përgatitesh shpirtërisht për të punuar fort dhe për të arritur suksesin. Nëse këto ndryshime nënkuptojnë lënien e duhanit veset e tjera dhe largimin nga një vend pune i mërzitshëm, atëherë kështu qoftë.  Ju mendoni ndryshe nga shumica e njerëzve. Një sipërmarrës do të jetë i impresionuar nga vizioni juaj dhe do tju ofrojë një punë në organizatën e tij. / Tiranapost.al