HOROSKOP

Horoskopi për datën 8 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 8 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Ecja pas fantazisë do t'ju bëjë që të neglizhoni disa përgjegjësi të rëndësishme. Sa më shpejt të nënshkruani disa dokumente ligjore, t'i përgjigjeni një mesazhi ose të përfundoni një detyrë, aq më mirë. Ju do të jeni në gjendje të relaksoheni plotësisht pasi të plotësoni këto kërkesa. Një mundësi biznesi do të vijë përmes një të dashuri.

Demi

Miqtë po ju kërkojnë të ndiqni këshillat e tyre. Përkundrazi, ju dëgjoni instinktet tuaja. Edhe pse të dashurit tuaj dëshirojnë më të mirën për ju, ata nuk i kuptojnë mirë nevojat tuaja. Ju jeni një person shumë kreativ që keni nevojë për bukuri dhe luks për të lulëzuar. Ndiqni një kurs që ju bën të ndiheni mirë. Do të kënaqeni duke u bërë miq me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Binjakët

Jini realist në lidhje me qëllimet tuaja profesionale. Nëse nuk keni përvojë, gjeni një mënyrë për të mbushur boshllëqet në njohuritë tuaja. Mendoni të punoni si praktikant. Së shpejti, do të zotëroni teknikat e nevojshme për të qenë të suksesshëm. Një takim pasionant ndryshon përparësitë e tua. Në vend që t’i kushtoni gjithë energjinë tuaj detyrave të mërzitshme, do të kaloni çdo moment në dispozicion me të dashurin tuaj. Nëse jeni duke kërkuar për një partner, do ta gjeni një në një konferencë profesionale.

Gaforrja

Të hedhësh besimin te një guru i cili pretendon se di të gjitha përgjigjet, është një gabim i madh. Është më mirë të dëgjoni instinktet tuaja. Nëse dëshironi një jetë më domethënëse, hiqni dorë nga detyrat që ju bëjnë të ndiheni të mjerë. Bëni më shumë gjërat që doni më tepër. Një aleancë biznesi do të sjellë më shumë para në llogarinë tuaj bankare. Bashkoni forcat me dikë që ka një rekord të lakmueshëm. Do të përfitoni nga përvoja e tij.

Luani

Shikojini mirë shpenzimet tuaja. Jeni i vetmi që të mbroni interesat tuaja ekonomike. Nëse shihni një gabim ose një veprimtari të çuditshme, lajmëroni menjëherë autoritetet. Nuk do donit t`ju vidhnin. Mos u habitni kur t’ju jepet një detyrë e rëndësishme në punë. Punëdhënësi juaj vlerëson gatishmërinë tuaj për të shkuar përtej detyrës. Kjo është mënyra e tij për t'ju falënderuar që gjithmonë keni bërë një punë të mrekullueshme.

Virgjëresha

Vendosja e një të dashuri në piedestal bën më shumë dëm sesa mirë. Bën mirë të mos i idealizoni njerëzit. As ata nuk e duan këtë. Ndaloni së u dhëni detyra që nuk mund t'i kryejnë. Mësoni ta përdorni kohën në favorin tuaj. Regjistrohuni për një kurs me një artist që gjithmonë e keni admiruar.

Peshorja

Nëse ju japin ilaçe, merrini ato siç ju ka udhëzuar mjeku. Monitorojeni trupin tuaj. Ca të ardhura ekstra do t`ju bëjnë të blini diçka që e keni adhuruar prej kohësh. I doni me shpirt gjërat e bukura dhe ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Akrepi

Është e vështirë t`ia hidhni sytë dikujt që ju admiron. Vetëm se jeni djegur në të kaluarën nuk do të thotë se kjo do të ndodhë përsëri. Ia vlen ta provoni sërish. Lëreni pas krahëve frikën për hir të dashurisë. Përfshirja në një aktivitet artistik do t'ju bëjë të shkëlqeni. Do të kënaqeni duke mësuar se si të shkruani, pikturoni ose të bëni objekte të tjera të bukura.

Shigjetari

Rregulloni gjithçka të prishur që keni në shtëpi. Nëse s`i bëni dot vetë, punësoni një ekspert. Një punë e re është me përfitime financiare dhe emocionale. Do të kënaqeni duke u paguar për ta bërë botën më të bukur dhe komode. Nëse gjithmonë keni dashur të shisni punimet tuaja artizanale, ky është një moment i shkëlqyer për të filluar.

Bricjapi

Është gjithmonë e vështirë të jepni një lajm të keq. Është më mirë të jesh i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë. Përgatituni për të ngushëlluar dikë që është zemërthyer nga kjo kthesë e ngjarjeve. Atij do t'i duhet një shpatull mbi të cilën të qajë. Ju tërhiqni admirues kudo ku shkoni. Nëse keni qenë në kërkim të dashurisë, do ta gjeni.

Ujori

Një qëndrim realist për çështjet financiare do t'ju bëjë që të mos keni probleme. Nëse nuk mund të përballoni diçka që ju nevojitet ose dëshironi, qëndroni të qetë. Kërkoni një kredi. Ose akoma më mirë kurseni para pak nga pak. Jini të sjellshëm me një koleg që është në gjendje të keqe. Gjërat që po ndodhin në jetën e tij personale janë shumë të vështira për t'u duruar. Duke praktikuar dhembshurinë, do ta bëni një situatë të vështirë, më të lehtë.

Peshqit

Jini të sinqertë për pikat tuaja të forta dhe aftësitë. Pavarësisht nëse jeni në një intervistë pune ose në një takim për herë të parë është e rëndësishme të shfaqni personalitetin tuaj të vërtetë. Pranoni gjestin bujar të një miku. Ai është vonë madje për t`ju bërë të lumtur.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.