Horoskop

Horoskopi për datën 9 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Të studioni diçka me interes do t`ju bëjë të ndiheni më mirë. Jeni lodhur duke bërë të njëjtat detyra ditë pas dite. Mësimi ju lejon të zgjeroni horizontet. Një vendim juridik do t'ju sjellë dobi. Përfitoni nga ky ligj i ri para se të shfuqizohet. Kjo është një mundësi e rrallë për të filluar një biznes ose për të formuar një aleancë. Fati po të buzëqesh.

Demi

Dëgjoni më shumë sesa flisni. Do të vini re diçka të rëndësishme. Ju mund të doni të angazhoheni në një punë të vështirë. Arritja në fund të një misteri do të jetë e kënaqshme. Ju keni një aftësinë për të kërkuar informacione që të tjerët i anashkalojnë. Falë këtij hetimi, do të bëni një zgjedhje të mirë  financiare që mbron pasurinë tuaj.

Binjakët

Nuk jeni të interesuar të aplikoni për një punë sfiduese. Kohët e fundit keni bërë punën e tre personave. Mezi po prisni që kolegët e tjerë të marrin përsipër disa punë. Disa njerëz do t'ju akuzojnë se jeni dembel. Pas një periudhe të gjatë bisedimesh, jeni gati të nënshkruani një kontratë. Lexoni dokumentin me kujdes përpara se të vendosni firmën.

Gaforrja

Jeni të kujdesshëm në punën tuaj, por keni mungesë besimi për të sfiduar udhëheqjen e keqe. Kryerja e një sërë udhëzimesh të dobëta do t'ju bëjë të ndiheni keq. Por mos u ankoni. Nëse kjo është bërë rrugë, kërkoni një punë të re. Një artikull në lidhje me shëndetin do t'ju tërheqë vëmendjen. Mbani një idetë.

Luani

Përdorni aftësitë tuaja të shkëlqyera organizative për të planifikuar një festë festive. Do ta shijoni. Aftësitë tuaja komunikuese janë shumë të mirë kështu që shfrytëzojini. Audienca juaj do rritet shpejt.

Virgjëresha

Keni një kujtesë të mirë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të studiuar për një test. Studimi në shtëpi mund të jetë më produktiv sesa me studentët e tjerë. Kur jeni vetëm, është shumë më e lehtë të përqendroheni. Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do të shkojë jashtëzakonisht mirë. Keni afëtsi të mira menaxheriale.

Peshorja

Njerëzit e vlerësojnë mënyrën se si ju mendoni. Falë fleksibilitetit tuaj, do ta bëni një situatë të vështirë shumë më të lehtë për t’u trajtuar. Do të jeni në telefon shumicën e kohës. Ngjarjet po ndodhin shpejt. Njerëzit do të kenë nevojë për miratimin tuaj për të blerë gjëra të shtrenjta. Për fat të mirë, ju jeni në gjendje të merrni vendime shpejt, efektivisht dhe pa shumë telashe.

Akrepi

Merrni kohën tuaj për një projekt që do t`ju bëjë me para. Do të jetë shumë më e lehtë të bëni një performancë të përsosur nëse nuk po garoni më kohën për me njerëzit. Flini mirë. Blerja me shumicë do t`ju bëjë të kurseni shumë.

Shigjetari

Marrja e një vendimi të rëndësishëm ju mbush me krenari. Keni njohuri dhe përvojë të mjaftueshme për të bërë vlerësime të arsyeshme. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për të gjithë. Mundësia për të organizuar një udhëtim në distanca të gjata do t`ju vijë.

Bricjapi

Jeni të sjellshëm, të vëmendshëm dhe të gatshëm për të akomoduar të tjerët. Zakonisht, prisni që të tjerët të ndjekin drejtimin tuaj. Ndyshoni disa nga veshjet. Kjo është diçka e shëndetshme. Mos u detyroni të ndani idetë tuaja me të tjerët. Shumë nga të afërmit nuk do t`i vlerësojnë pikëpamjet tuaja. Gjëja e fundit që ju dëshironi është një leksion idealistësh. Rrethojeni veten me miq të ngjashëm, optimistë.

Ujori

Të notosh kundër dallgëve është sfiduese dhe emocionuese. Nuk jeni të interesuar se si të tjerët veprojnë sepse keni mënyrën tuaj. Pjesëmarrja në një festë do të jetë shumë argëtuese. Do të kënaqeni duke takuar njerëz të ndryshëm. Dikush që është nga një vend tjetër do të jetë veçanërisht i këndshëm.

Peshqit

 

Jeni shumë të mirë në ndarjen e burimeve. I identifikoni mirë nevojat. Kur e kuptoni se një grupi të caktuar nuk i është dhënë kujdesi që i duhet, do ta korrigjoni problemin. Shefi juaj do t'ju kërkojë të trajtoni një çështje të ndjeshme. Është më mirë të përdorni një ton të drejtpërdrejtë. 

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.