HOROSKOP

Horoskopi për datën 9 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 9 janar nga Russell Grant

Dashi

Në qoftë se nuk gjeni një spunto për të zbrazur imagjinatën tuaj, do të jeni në humor të keq. Përqendrohuni tek loja në vend të punës. Në vend që ta merrni gjithçka personale, do të qeshni me zhgënjimet. Një mundësi e papritur për të bërë para ia vlen të ndiqet. Mësoni se si të programoni në  kompjuter ose të përdorni disa pajisje hi-tech. Pranoni një ofertë nga një kompani në rritje.

Demi

Pasi të keni parë një dokumentar ose të keni lexuar një artikull, kureshtja do të shtohet për një temë të caktuar. Shkoni në bibliotekë dhe lexoni për të. Mos u habitni kur të tërhiqni vëmendjen e disa admiruesve. Kur intelekti juaj është i stimuluar, sytë dhe lëkura juaj shkëlqejnë gjithashtu. Njerëzit që ishin indiferentë ndaj hijeshisë tuaj papritmas do të fiksohen me ju.

Binjakët

A po bombardoheni me mesazhe zanore dhe me tekst? Kjo është për shkak se ju jeni i besueshëm, i ngrohtë dhe i dashur. Miqtë dhe të afërmit kërkojnë këshillën tuaj në rastin e parë të problemeve. Mos u ndjeni i detyruar t'i përgjigjeni çdo mesazhi. Ju jeni të etur për t'u çliruar nga një situatë kufizuese. Nëse jeni mbështetur në një program qeveritar për ndihmë financiare, mos i mbani shpresat vetëm aty. Pranoni një punë që do të eliminojë nevojën tuaj për këtë ndihmë.

Gaforrja

Do jeni të drejtpërdrejtë dhe spontan për një ndryshim. Zakonisht, harxhoni shumë kohë për të hartuar një strategji përpara se të ndiqni një qëllim. Nuk do të ndodhë në këtë rast. Koha është thelbësore. Bashkojuni një kursi ose ekipi sa më shpejt të jetë e mundur. Mos kërkoni miratim publik për një qëllim të caktuar që i keni vënë vetes. Ti e di çfarë dëshiron: kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nëse miqtë tundin kokën dhe vënë në dyshim mendjen tuaj të shëndoshë, kështu qoftë. Qesh mirë kush qesh i fundit.

Luani

Do të njiheni për aftësitë tuaja profesionale të jashtëzakonshme. Pasi të shkoni më lart dhe përtej asaj që detyra ju kërkon, do t'ju jepet një ngritje në detyrë. Përdorni statusin tuaj të ri për të mbështetur vizionarët e tjerë në organizatë. Bindjuni një impulsi për izolim. Kalimi i kohës në një vend të qetë do ndihmojë nervat tuaja të shërohen nga një sezon i ngjeshur shoqëror. Pasi të shqyrtoni një problem të brendshëm, do të vendosni të injoroni këshillat e një miku dhe të provoni një qasje tjetër. Kur jeni në dyshim, gjithmonë besojini intuitës tuaj.

Virgjëresha

Përfshirja në një kauzë të mirë do t`ju ngrohë zemrën. Mos i lexoni lajmet me histori tmerri që ju shqetësojnë. Shpenzimi i energjisë për të ndihmuar të tjerët do t`ju sjellë më shumë optimizëm. Një përvojë e pazakontë që keni pasur gjatë një udhëtimi do t'ju bëjë që t`i drejtoheni një praktike shpirtërore. Kur jeni të mbingarkuar nga ankthi, kthejeni vëmendjen tuaj drejt së brendshmes.

Peshorja

Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar një fushatë marketingu. Rezistojini tundimit për të punësuar një firmë këshilluese të shtrenjtë. Ju keni instinkte të mira në lidhje me ato që motivojnë publikun që të përdorë shërbimet tuaja. Falë një reklame të thjeshtë ose postimi në media sociale, biznesi juaj do të rritet. Një ëndrre të fuqishme ia vlen t'i kushtohet vëmendje. Nëse zgjoheni të kënaqur është një shenjë që jeni në prag të një përparimi. Lëvizni në drejtim të një plani që ju mbush me emocion dhe adrenalinë. Nëse keni një makth, ndiqni një rrugë tjetër.

Akrepi

Një partneritet biznesi ose romantik papritmas do të zhvillohet. Dy koka janë më të mira se një. Bashkohuni me dikë që është praktik, me këmbë në tokë dhe i shkathët. Së bashku, mund të kultivoni stabilitetin financiar që keni dëshiruar gjithmonë. Dëgjoni këshillat e gjysmës tjetër për paratë. Një lumturi e madhe mund të vijë për ju gjatë një udhëtimi. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të vizituar një vend të famshëm për bukurinë e tij natyrore. Arratisja nga konsumimi i përditshëm do të bëjë që imagjinata juaj të rritet. Do të frymëzoheni për të shkruar një këngë, histori ose poezi.

Shigjetari

Një trashëgimi do t'ju lejojë të lani disa borxhe. Do të jetë një lehtësim i mirë arritja e lirisë financiare. Duke ecur përpara, të gjitha paratë që do fitoni do jenë tuajat për t'i shpenzuar. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të hapur një llogari kursimi ose pensioni. Shfaqja e konsideratës për kolegët do të vlerësohet shumë. Nëse shihni një nga shokët tuaj të skuadrës që po lufton me një detyrë, ofrohuni për  ndihmë. Ai me kënaqësi do të pranojë dhe ju do të bëheni miq. Gjithmonë mendoni se çfarë është më e mira për grupin.

Bricjapi

Jeta juaj personale është një strehë e mirëpritur nga presionet e jetës profesionale. Është e kuptueshme që dikush si ju, me ambicie të larta, të ketë edhe në punë më shumë presion. Kur stresi në punë fillon të rritet, të afërmit janë aty për t`ju ndihmuar. Falë dhembshurisë, bujarisë dhe humorit të mirë, ju jeni në gjendje t`i kaloni sfidat në perspektivën e duhur. A po kërkoni për dashurinë? Merrni pjesë në një festë magjepsëse. Do të takoni dikë që do t`ju pëlqejë. Përgatituni për një mbrëmje pasionante.

Ujori

Puna si një kontraktues i pavarur është e kënaqshme. Është shumë më e lehtë për ju të krijoni zgjidhje të përshtatshme për sfidat unike. Edhe kritikët tuaj më të ashpër e pranojnë se niveli kënaqësisë së klientëve tuaj është i lartë. Ndryshime të mëdha po ndodhin në familjen tuaj. Një i dashur mund të vendosë të bashkohet me shërbimet e armatosura ose një organizatë humanitare. Kjo zgjedhje do ta dërgojë atë në vende të largëta. Mos e dekurajoni për të nisur këtë aventurë.

Peshqit

Dorëzojuni dashurisë. Nëse keni një partner, kjo është një kohë e mrekullueshme për të vizituar një vend bregdetar që të dy të kënaqeni. Duke parë oqeanin do të ndizni emocione të fuqishme që shprehen më së miri në dhomën e gjumit. Një ide origjinale mund t`ju vijë ndërkohë që jeni duke pushuar. Shkruajeni para se ta harroni. Nëse i luani letrat mirë, kjo ide mund të sjellë lirinë financiare. Do të jetë bukur ta braktisësh punën e përditshme, 8 orarëshe.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.