HOROSKOP

Horoskopi për muajin janar 2020

Horoskopi për muajin janar 2020

Dashi

Aspekte sfiduese do keni këtë muaj. Stresi do jetë pjesë e juaja e pandarë. Një shok ose partner mund të ketë diçka për t`ju mësuar dhe këto mësime do t`ju vlejnë në të ardhmen. Në fund çdo pengesë do të zgjidhet duke jua shtuar rrugën nëpër të cilën duhet të ecni. Është muaji i parë i vitit kështu që mund u dekurajoni. Ditë më të mira do të vijnë.

Demi

Lajme të mira do keni në lidhje me burimet tuaja dhe investimet që keni bërë më parë. Nga një situatë e caktuar mund të nxirni edhe një mësim të vlefshëm. Dikush do t`u japë sigurinë për të cilën kanë nevojë ndjenjat tuaja. Ndjekja me rigorozitet e idealeve tuaja këtë muaj mund të sjellë konflikte të ndryshme. Do duhet të gjeni brenda vetes fleksibilitetin që është i vështirë për ju. Në vendin e punës sidomos, është shumë i rëndësishëm. Komunikoni hapur.

Binjakët

Të ardhurat tuaja të përbashkëta me dikë do jenë në qendër të vëmendjes për këtë muaj. Do shkaktojnë një konflikt që do jetë edhe në fokus të shqetësimit tuaj për këtë muaj. Nëse i jepni mundësinë një miku për ta dëgjuar mudn të zbuloni diçka interesante që do t`ju lehtësojë një situatë të mëvonshme. Një mik i vjetër do të të sjellë lajme të mira. Qëndrimi mendjehapur do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.

Gaforrja

Duket se jeni në një pozitë të favorshme për të rritur të ardhurat tuaja. Puna e vështirë më në fund do t`ju shpërblejë. Bashkëshorti ose një mik mund t`ju sjellë disa shqetësime të panevojshme. Mungesa e arsimit të lartë ose një kursi mund të sjellë probleme në karrierën tuaj. Merrni masat sa jeni në kohë. Ky investin do t`ju kthehet mbrapsht kur të gjeni një punë me të ardhura më të mira.

Luani

Keni në plan të shkoni diku, por puna nuk do t`jua lejojë. Duhet të merrni një mësim nga kjo gjë për të kuptuar se gjithçka ka kohën e saj. Komunikimi me partnerin, ose me një shoqe të ngushtë do ketë disa vështirësi, mbajeni veten për të mos folur përpara kohe. Të vetmet që mund ta pastrojnë ajrin e krijuar mes jush janë negociatat.

Virgjëresha

Problemi juaj këtë muaj do jenë financat e përbashkëta. Flisni me familjarët për t`i ndarë gjërat sa jeni ende në kohë. Një mundësi e mrekullueshme për të bërë më shumë para do t`ju vijë së shpejti. Do keni edhe mundësinë të fitoni njohuri, përveçse para nga kjo gjë.

Peshorja

Çështjet e shtëpisë duket se janë në fokusin tuaj këtë muaj. Një takim me miqtë tuaj të vjetër mund të shkaktojë shqetësim për partnerin tuaj. Komunikimi është i nevojshëm për t`i sqaruar se si qëndron situata. Një problem i shkaktuar nga njerëzit mund të kërkojë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme. Më parë këshillohuni me partnerin, ose dikë që i besoni.

Akrepi

Debatet në punë do jetë të pranishme. Do ju duhet të diskutoni dhe të gjeni marrëveshjen. Me paratë punët do jenë të mira. Mundohuni të mos e shikoni çdo gjë rozë se mund të hasni rrugës ndonjë gjemb trëndafili. Përvoja dhe puna e deritanishme do t`ju sjellë një mundësi më të mirë. Mos u nxitoni.

Shigjetari

Një udhëtim i shkurtër për qejf është prioriteti juaj gjatë janarit. Kjo mund të krijojë disa probleme për xhepin tuaj, por bëni kujdes për të mos e tepruar me shpenzimet. Ky vit i ri mund të sjellë lajme të reja dhe të papritura në lidhje me partnerin tuaj që në muajin e parë. Edhe ky lajm do krijojë një gropë në buxhetin tuaj, por keni përpara gjithë vitin për t`u rikuperuar.

Bricjapi

Sukseset tuaja në janar do të varen nga ndjenja juaj e përgjegjësisë. Do të fitoni lehtësisht simpatinë e të tjerëve. Janari do të jetë më i vështirë për gratë e reja, të cilat do të kenë mbledhur mjaft probleme nga 2019-ta. Fillimi i vitit 2020 do të jetë shumë më i favorshëm për ju. Vështirësitë mund të shfaqen kur komunikoni me burra jashtë shtëpisë ose komunitetit tuaj. Janari do të jetë një periudhë e favorshme udhëtimi. Do të pësoni një ndarje të papritur në marrëdhëniet tuaja me një mik, i cili do t'ju zhgënjejë. Kjo do të jetë një kohë e mbarë për biseda që lidhen me çështje të ndërlikuara të pasurive. Në jetën tuaj të dashurisë, do të duhet të merrni një vendim të vështirë, i cili në disa raste madje mund të ndikojë në shëndetin tuaj, siç është pagjumësia, migrena dhe më tepër.

Ujori

Ngjarjet që do të përjetoni këtë muaj do të testojnë se sa përvojë jetësore dhe mençuri keni mbledhur deri më tani, dhe sa keni kuptuar domethënien e mësimeve që fati juaj ju ka dhënë. Shmangni komentet sarkastike, skepticizmin për veprimet e njerëzve të tjerë, pasi kjo do të çojë në tjetërsim të marrëdhënieve. Mundohuni të bëni më të mirën tuaj për të kontrolluar nervozizmin. Do të jetë më e vështirë në jetën tuaj të dashurisë, ku ndonjëherë do të jetë e vështirë për ju të merrni vendime të duhura në situata komplekse. Do të jeni të prirur t'i shihni gjërat vetëm përmes emocioneve tuaja personale dhe do ta keni të vështirë të dëgjoni ose pranoni mendimet e të tjerëve. Mund të arrini pozicione shumë të forta në punën ose biznesin tuaj. Do t'ju jepen gjithashtu mundësi të reja për të shprehur veten. Ky do të jetë një muaj i mirë për fillimin e një pune të re ose të një biznesi të ri. Shumica e shpenzimeve familjare në janar do të përfshijnë fatura më të mëdha shtëpiake, tarifat vjetore, taksat etj. Këto gjëra duhet të planifikohen mirë paraprakisht.

Peshqit

Këtë muaj do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja praktike. Jepni lirinë njerëzve përreth jush për të folur. Janari sjell një ngjarje ose lajm të pakëndshëm që lidhet me një njeri që njihni e që ka qenë një person i rëndësishëm në të kaluarën tuaj. Gratë mund të arrijnë sukses financiar falë veprimeve të tyre nga viti i kaluar, duke përfunduar një kontratë të re premtuese për vitin e ri 2020. Do të ketë probleme shtëpiake në janar. Do të befasoheni nga veprimet e fqinjëve ose miqve tuaj që jetojnë pranë jush dhe komentet që ata do të bëjnë për ngjarjet që kanë ndodhur ose po ndodhin në shtëpinë tuaj. Ju mund të ndjeheni të tradhtuar prej tyre sepse nuk prisnit që ata të komentojnë gjëra që janë shumë të ndjeshme për familjen tuaj. Disa nga surprizat e këtij muaji do të lidhen me takime apo mbledhje të ndryshme, me shfaqjen e bisedave që do t'ju japin mundësi të reja për zhvillim ose informacion të rëndësishëm. Ky do të jetë një muaj i mbarë për çështjet gjyqësore nëse jeni të përfshirë në të tilla.

*Ky post u përshtat nga Astro Velida dhe është realizuar nga Fabjola Hije.