Aktualitet

Hungaria nuk e lëshon Nikola Gruevskin!

Hungaria nuk e lëshon Nikola Gruevskin!

Gjykata e Budapestit ka vendosur të mos ekstradojë ish kryeministrin Maqedonas Nikola Gruevski drejt Maqedonisë së Veriut, aty ku është dënuar me dy vite e gjysmë për rastin Tank, blerjen e makinës 600 mijë euro dhe akuza të tjera për korrupsion gjatë qeverisjes së tij dhe organizim të ngjarjeve të dhunshme në parlament me 27 prill.

Kujtojmë se Gruevski pa mësuar akuzat nga Gjykata në Maqedoninë e Veriut u arratis dhe kërkoi azilin politik në Hungari. Shpesh herë është fotografuar teksa lëvizte rrugëve të Budapestit, e ndërkohë që postimet e tij në Facebook kanë qenë të pakta. Në një shkrim dërguar krerëve të BE-së, Gruevski thotë se shteti maqedonas kërkon ta dënojë për motive politike.

A pritej një vendim i tillë? Sipas gazetarëve vendas, pritet që gjykata të vendoste në favor të këtij të fundit, duke ditur sistemin ligjor të atij vendi. Linku origjinal këtu./ Referuar Alsat/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-me-kapele-dhe-syze-gruevski-shkon-ne-gjykaten-e-budapestit-pritet-vendimi-per-ekstradimin/