Showbiz

I biri flinte në krahë teksa ai punonte, ky është “babai hero” i fotos që theu rrjetin!

I biri flinte në krahë teksa ai punonte, ky është

Kjo foto, në të cilën shfaqet operatori i Top Channel, Erblin Dama bashkë me të birin, bëri xhiron në rrjet këtë fundjavë. Vetë fotografi zyrtar i Top Channel, Gerhard Pregapuca e cilësoi si foton më të bukur që ka bërë në jetë, ku padyshim mesazhi ishte i qartë dhe domethënës në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët.

Në një intervistë surprizë nga autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, protagonist i fotos, Blini, tregoi se nuk priste që e gjitha të bëhej virale.

“Ajo u shpërnda shumë shpejt, po ishte një gjë normale që do e bënte çdo prind…s’ e mora vesh pse u shpërnda ashtu se ishte rastësi…”, tha ndër të tjera Blini, i cili po ashtu pohoi se sot djalin e kishte dërguar në kopsht. / Tiranapost.al.

https://youtu.be/fJoveUibykQ