Showbiz

I dashur burrë, sot do të të tregoj pse jam çdo ditë me nerva

I dashur burrë, sot do të të tregoj pse jam çdo ditë

I dashur burrë, sot do marrësh përgjigjen e pyetjes tënde të përditshme: Pse je gjithmonë me nerva?

Përgjigjia është: Ti. Ti je arsyeja përse në shumicën e kohës jam pa humor, ose edhe kur jam në humor më ikën shpejt. Prej teje.

Mos u zhgënje shumë ndërkohë që po lexon këtë letër. As mos më akuzo se unë e teproj.

Jam e lodhur. Kam mbi supe shtëpinë dhe fëmijët, sjelljen e tyre dhe mbarëvajtjen në shkollë. Ndaj edhe jam pa humor në të shumtën e kohës. Ti je rehat, meqë i bëj unë të gjitha.

Caro marito ti spiego perché sono sempre di cattivo umore

Ti e ke harruar premtimin që më bëre kur u martuam. Më the që do e përballonim jetën bashkë... Po nuk po bën gjë tjetër, veçse si një shef shumë kërkues më delegon mua çdo ditë detyra. E sikur të mos mjaftonte kjo, më bën edhe kritika e vërejtje sa herë që të jepet rasti.

E ke menduar ndonjëherë se nga sa dëshira të miat kam hequr dorë për hir të familjes, sepse nuk kam kohë? Kam hequr dorë nga të miat për të realizuar ti të tuat. Ti s`e di sa herë fshihem nga fëmijët që të mos më shikojnë duke qarë.

Do doja edhe unë që qoftë edhe një të diel të vetme të zgjohem gjysmë ore më vonë se zakonisht se është fundjavë. Por nuk e bëj dot se s`mundem.

Ti duhet të jesh më i pranishëm në shtëpi, në familje. Nuk ka vetëm unë nevojë për ndihmë, por edhe fëmijët kanë nevojë për ty.

E vetmja pyetje që duhet të më bësh këtej e tutje (meqë jemi në një vit të ri) është: Si mund të të ndihmoj e të të rikthej buzëqeshjen?

Më mungon bashkëshorti në shtëpi që deri tani ka jetuar thjesht si një i ftuar.

*Ky post u përshtat nga giornodopogiorno dhe është realizuar nga Fabjola Hije.