Lajme nga Bota

I ftohti arktik në SHBA shkakton aksidente fatale me viktima

I ftohti arktik në SHBA shkakton aksidente fatale me viktima

Amerika është goditur nga i ftohti arktik. Nga Great Lakes në New England, njerëzve u është dahsur të hapin rrugët pranë shtëpive nga reshjet e mëdha të dëborës. Të paktën pesë persona u raportuan të vdekur për shkak të aksidenteve në rrugët e akullta dhe acarit, përfshirë një vajzë 8 vjeçe nga Kansas.

5dc9d29f7d897-image.jpg

Në Ohio 50 makina mbëtën të bllokuara, dy persona janë plagosur pas një aksidenti, në Hudson disa makina u përfshinë në një përplasje, e ndërsa gjatë natës një autobus me shtatë pasagjerë doli nga rruga, pasi shoferi humbi kontrollin, për shkak të rrugëve me akull.

New England wintry weather

Në Buffalo të New Yorkut  u thye rekordi pas 77 vitesh, pasi ra një sasi bore prej 30 centimetrash. Ndërsa në disa pjesë të Miçiganit reshje me 20 centimetër trashësi. 20 shkolla u mbyllën në Albama për shkak të temepraturave të alkullta.

Pamje të pazakonta pati edhe jug të Amerikës, në Richmond Virginia dhe Nashville, Tenese, pasi rrallë bie dëborë.  Temperaturat në zona historikisht të nxehta ranë deri në minus 4 gradë./ CNBC News/ Tiranapost.al. E.B

Wintry Weather

Related image