Cili është veprimi i duhur që duhet bërë pas seksit? Kur themi i duhuri, i referohemi aspektit shëndetësor.
Si fillim kontrollo prezervativin
Është e rëndësishme të kuptosh që ndonjë pjesë e tij nuk ka mbetur brenda. Mund të rrezikosh ndonjë infeksion ose një shtatzëni të paplanifikuar.
Urino
Të urinosh pas marrëdhënies seksuale është gjithmonë një veprim i shëndershëm. Bakteret dalin jashtë. Të njëjtën gje duhet të bëjnë edhe burrat.
Pastro me kujdes organin gjenital
Është e nevojshme të lahesh dhe pastrohesh mirë pas aktit seksual. Mikrobet e tij nuk kanë përse të bëjnë vend tek ty.
Laji gjithmonë duart
Gjithmonë. Mund të kesh rënë në kontakt me papastërti dhe mikrobe. Mos harro, me ujë e sapun.
Pastro lodrat e seksit
Ndërroji komplet rrobat
Është mirë të ndërrohesh totalisht pas një raporti seksual dhe nuk po flasim vetëm për të brendshmet.
Ndërro çarçafët
Edhe nëse nuk shikon ndonjë papastërti me sy të lirë.
Në fund mos harro të kryesh vazhdimisht konsulta mjekësore për t`u kujdesur për shëndetin seksual.